BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

politike-intervista

Sabit Brokaj: Ja pse Adriatik Llalla zgjodhi Turqinë për t’u arratisur, po tenton t’u shpëtojë hetimeve, Berisha nuk ndahet dot nga dhuna dhe vrasjet

Sabit Brokaj: Ja pse Adriatik Llalla zgjodhi Turqinë për t’u

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj ka dhënë detaje se përse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur Turqinë për t’u arratisur. Sipas tij, lëvizja e Llallës drejt Turqisë është e paramenduar, pasi ai synon që përmes azilit tu shpëtojë hetimeve dhe akuzave të ngritura për të. Sa i takon pretendimeve të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama përmes Ministrisë së Brendshme po survejon kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-ministri i ka quajtur ato si shpifje mjerane. Sipas tij, PD-ja ka nisur këtë fushatë shpifjesh me audio-përgjime, Babale dhe survejime, sepse është një parti pa vizon dhe pa ide. Duke komentuar thirrjet e Berishës për dhunë, Brokaj akuzoi ish-kryeministrin Berisha se dhunën dhe vrasjet i ka bashkudhëtarë në karrierën e tij si politikan. Dhe për këtë, ai vuri në dukje masakrën e “2 Prillit” 1991 dhe “21 Janarin”, dy ngjarje që sipas tij janë shkaktuar nga Berisha.

-Zoti Brokaj, të enjten u mbajt seanca e radhës në Kolegjin e Apelimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe u njoftua se ndodhet në Stamboll. Në gjykimin tuaj, pse mund të ketë shkuar në shtetin turk?

Në gjykimin tim, ikjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla drejt Turqisë, e shoh si një mundësi për t’u strehuar dhe larguar nga hetimi dhe gjykimi. Turqia është bërë një vend i zakonshëm për njerëzit e sërës së Sali Berishës për t’u strehuar dhe qëndruar atje. Atje ka qënë dikur dhe ish-kreu i SHISH, Bashkim Gazidede, si dhe Agim Shehu, etj, etj. Kështu që Llalla ka ikur në gjurmët e atyre meqenëse veprimtaria e tij, është thuajse e njëjta si e Gazidedes dhe Shehut, apo edhe të tjerë beniaminëve të Saliut.

-Pra, sipas jush ish-kryeprokurori Llalla po tenton të përfitojë azil politik nga frika e hetimeve që po bëhen në Tiranë?

Adriatik Llalla ka vajtur në Turqi për azil politik. Për mendimin tim ai prandaj ka udhëtuar drejt Turqisë, pavarësisht se është tjetër gjë se sa do të ia arrijë ta realizojë që të përfitojë azil. Pra gjithë synimi i Llallës është që t’i shmanget hetimeve dhe të qëndrojë atje. Fakti që ish-kryeprokurori e largoi me kohë familjen e tij nga Shqipëria, tregon qartë që çdo gjë ai e ka bërë me paramendim. Pra çdo njeri normal duhet të gjykojë që Llalla e largoi familjen qëllimisht, pasi më pas do bënte dhe lëvizjen tjetër duke ikur vetë. Kështu që është në atë linjë të menduar dhe këshilluar prej kohësh, madje veprimi i tij është edhe i diktuar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

-A duhet të mbajë përgjegjësi ish-kryeprokurori për dështimin gjatë 5 viteve në krye të organit të akuzës? Kjo pasi premtoi disa herë se do arrestonte pushtetarë të korruptuar dhe sot të gjithë ish-ministrat me dosje janë të lirë.

E kam thënë kaq herë dhe vijoj ta përsëris që kryeministri Edi Rama duhet ta kishte hequr Adriatik Llallën nga kryeprokuror, qysh në fillim të mandatit të tij të parë. Madje, për mendimin tim Rama duhet ta çonte në Kuvend Llallën që të jepte llogari për dështimet e tij dhe më pas ta shkarkonte publikisht Parlamenti. Në 5 vite detyrë, Adriatik Llalla nuk ka bërë asgjë dhe do të mbahet mënd dhe do hyjë në gjenezën e historisë si kryeprokurori më i dështuar që ka pasur Shqipëria, për shumë arsye. Llalla gjatë kohës që ushtronte postin e kryeprokurorit ka qenë vetëm në shërbim të Saliut dhe Partisë Demokratike dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend. Kështu që është e tepërt të thellosh më tej analizën, sa i takon gjykimit të punës së tij.

-PD të premten hodhi akuza ndaj policisë se është duke survejuar dhe përgjuar kreun e saj, Lulzim Basha. Si i shihni këto pretendime dhe pse do i interesonte policisë të survejonte liderin demokrat?

Lëvizja e fundit e Partisë Demokratike me të ashtuquajturat audio-përgjime, video-përgjime dhe survejimi, siç është pretendimi më i fundit i PD që gjasme policia po survejon Lulzim Bashën, është e vetmja mençuri e kësaj partie në konotacionin negativ, që të bëjë dhe shpikë sa më shumë budallallëqe. Pra të gjitha këto janë jashtë PD-së në njëfarë mënyre, pasi në qoftë se vërtet Partia Demokratike kërkon të vijë në pushtet duhet të organizohet, duhet t’i ofrojë qyetarëve program, duhet tju mbushë mendjen se është një parti demokratike, me vizion dhe me vlera, madje edhe një parti me perspektivë që ofron potencial qeverisës. Por meqenëse Partia Demokratike nuk ka asgjë nga këto që sipërpërmenda, venë tek zakoni i vjetër i filluar qysh në vitin 1990 dhe 1991, shpif, shpif dhe vetëm shpif. Kështu që kësaj partie i kanë mbetur reflekset negative të krijimit të kësaj force politike. PD di vetëm të shpifë dhe trillojë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Vetëm se në gjykimin tim këto shpifjet e fundit si gjasme survejimi i Bashës apo rasti i “Babales” janë nga më idiotet. Për arsye se shteti nuk ka nevojë të survejojë apo të përgjojë kryetarin e opozitës, në një kohë kur lideri i minorancës mbrohet me ligj nga Ministria e Rendit, me njerëz me të gjitha. E çfarë do t’i gjesh Bashës që ta përgjosh. Kanë ndërmend ata të bëjnë ndonjë grusht shteti dhe po përgjohen!!!??? Kështu që pretendimet e demokratëve janë vërtet si përgjimi i Babales. Është mjerane teksa shikon që opozita e një vendi është katandisur në këtë farë derexheje. Prandaj si përfundim unë ndjej keqardhje për opozitën dhe sjelljen e saj. Madje, edhe neveri për mënyrën se si po bën opozitë.

-Ditët e fundit kemi parë dy qëndrime brenda opozitës: Nga njëra anë është kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili është kundër dhunës. Dhe nga ana tjetër kemi ish-kryeministrin që nxit revoltë. Pse Berisha është gjithmonë për dhunë?

Protesta e opozitës ishte e koordinuar. Por mos harrojmë që protestuesit mësymën para Ministrisë së Brendshme. Nuk vajtën atje me dëshirën e Lulit, pasi mënyra pse u thirr protesta të forconte bindjen se ata do të shkonin atje. Por realiteti është më i thellë, kështu që nuk ka asnjë dyshim që organizatori dhe regjisori është Berisha. Berisha dominon PD-në sot. Më lejoni tju sjell në vëmendjen tuaj rastet kur Saliu ka qeverisur këtë vend. Sali Berisha gjithmonë në karrierën e tij politike është udhëhequr nga dy parime: “Dhuna dhe Vrasjet”, binom i cili i ka dhënë luksin që të mbajë pushtetin. Kini parasysh “2 Prillin” e vitit 1991, që është ingaurimi i marrjes së pushtetit me dhunë nga ana e Berishës, në kuptimin që sabotuan zgjedhjet normale dhe realizuan të parakohshmet duke ia faturuar krimin e tyre, i cili u urdhërua nga Berisha në adresë të partisë tjetër që ishte në pushtet. Më pas Berisha të njëjtën gjë ka bërë gjithmonë, duke ardhur tek viti 1998, kohë kur Saliu bëri grusht shteti për të marrë pushtetin. Kështu që në kodin e Saliut dhuna dhe vrasjet për të marrë apo mbajtur pushtetin janë. Është tjetër gjë pastaj momentet kur arrin t’i realizojë ai. Kini parasysh edhe një tjetër fakt, “21 Janari”. Dhe ajo vrasje për pushtetin ishte. Asokohe Berisha kishte synim të asgjësonte opozitën, madje ta implikonte si të përfshirë në nxitjen e trazirave, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Kështu që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe jashtë strategjisë së Berishës. Berisha sa të jetë në politikë, gjithmonë do të synojë të shkaktojë dhunë në këtë vend.

-Si e shihni faktin që PD-LSI kanë filluar të sulmojnë shumë fortë reformën në drejtësi?

Është absurde të sulmosh reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është një nga reformat më të mëdha të ndërrmara nga ana e qeverisë. Kështu që sa i takon vetingut, kam bindjen se ky proces do të skualifikojë shumë gjyqtarët e prokurorë, madje nuk kam asnjë dyshim për këtë. Çdo gjyqtar dhe prokuror i korruptuar duhet të përjashtohet nga sistemi dhe të ndiqet penalisht nëse ka abuzuar me detyrën. Ka ardhur koha që në Shqipëri të ndërtohet një sistem drejtësie profesional dhe i pavarur.

- Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bushati kanë folur për prezencë të ndikimit rus. Sa të rrezikuar jeni ne?

Ne jemi vend anëtar i NATO-s kështu që Rusia e ka të vështirë të penetrojë. Por duke parë që ka elementë të kësaj natyre, ku Rusia ka shtrirë tentakulat në shumë vende, për rrjedhoje frika ekziston, dhe pa diskutim mund të gjesh.

-A mendoi se dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e rajonit për të nisur arrestimet në nivele të larta?

-Mendoj që me ngritjen e reja të organeve të drejtësisë duhet të nisin arrestimet e zyrtarëve të lartë që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e vjedhur dhe plaçkitur. Arrestime e ashtuquajtura “VIP” do të shëndoshin imazhin e Shqipërisë tek sytë e ndërkombëtarëve, duke treguar më në fund që ne jemi të denjë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në embrion. Megjithatë, na duhet të presim që ta shikojmë këtë realitet.

Intervistoi: Rigels Seliman