BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Sabit Brokaj: Ka ardhur koha të thyejmë tabunë, duhet të arrestohen politikanë të lartë, PD sulmon reformën sepse po humb kontrollin në gjyqësor

Sabit Brokaj: Ka ardhur koha të thyejmë tabunë, duhet të

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj shprehet i bindur se në Shqipëri po troket koha e drejtësisë. Ai ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, duke e ndalur theksin tek disa çështje tepër të ndjeshme, siç janë vendimi i Këshillit të BE për negociata, ultimatumi i ndërkombëtarëve për arrestimin e të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”, sjellja e opozitë dhe reforma në drejtësi. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj deklaroi se pas kërkesë së BE-së për të luftuar korrupsionin, ka ardhur koha që Shqipëria të thyejë tabunë, duke arrestuar politikanët e lartë, të cilët kanë qënë të përfshirë në afera. Duke komentuar sjelljen e fundit të Partisë Demokratike kundrejt reformës në drejtësi, Brokaj vuri në dukje se PD po sulmon reformën sepse sipas tij, po humb nga dita në ditë kontrollin në gjyqësor, si pasojë e rezultatit të vetingut. Dhe sa i takon vetingut, ai theksoi se është një proces tepër i rëndësishëm, i cili pas tre dekadash nxori në pah anët e errëta të sistemit të drejtësisë, të cilin ai e etiketoi si “llumi” apo “plehu”.

-BE vendosi që negociatat të hapen në qershor 2019. Opozita e sheh këtë vendim si një shtyrje dhe dështim të qeverisë. Por mazhoranca shprehet se kjo është arritje, pasi tani ka një datë fikse për negociatat. Ju personalisht si e shihni këtë vendim të marrë nga shtetet e Bashkimit Europian?

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian për të shtyrë negociatat me Shqipërinë për në qershor të vitit 2019 është një sinjal i mirë dhe një dritë jeshile për vendin tonë. Kjo për arsyen se në gjykimin tim racional, unë e shoh pozitiv faktin se është një fiksuar një datë, siç është qershori i vitit tjetër. Dhe ishte më mirë që të fiksohej një datë që i detyron autoritet shqiptare, si të thuash që të punojnë me ngulm dhe fort për të përmbushur çdo reformë, sipas një programi dhe me një afat provimi. Sesa të punon e punon dhe të mos bënin asgjë. Pra ky vendim thotë shumë, dhe më në fund Shqipëria po shikon se ka një dritë jeshile për të në fund të tunelit të Bashkimit Europian. Kështu që në rastin konkret mua nuk më shqetëson që është zhvendosur një vit, pasi ai nuk është zhvendosur, sepse ai është një program që fillon të punosh që tani, për t’u përgatitur për provimin në datën x të vitit 2019.

-Në dokumentin e miratuar nga vendet e BE, u lanë disa detyra për vendin tonë. Më kryesorja është ngritja e SPAK e Byrosë së Hetimit dhe arrestimi i pushtetarëve në nivele të larta. Ju në gjykimin tuaj si mendoni, a do të vijë dita që në vendin tonë të ketë arrestime politikanësh dhe a bëhet kjo brenda një vitit?

Sa i takon thirrjes së artikuluar nga Bashkimi Europian, siç është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta apo siç etiketohet rëndomtë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, natyrisht që ky lloj provimi në të cilën ndodhet Shqipëria deri në qershor të vitit 2019, e ka në substancë dhe në thelb, madje kryefjalë të saj, ndëshkimet që lidhen me korrupsionin në çdo nivel qoftë ai. Dhe vetvetiu ky është një detyrim, në fakt thënë më drejtë nuk duhet të ishte detyrim për ndërkombëtarët por duhet të ishte një detyrim për ne, që të rregullojmë jetën tonë, e cila është stopuar, pasi nuk mund të ecë duke parë nivelin e korrupsionit dhe krimit. Por meqenëse ne po pajtohemi me këto situata, Bashkimi Europian apo ndërkombëtarët na e vënë detyrim. Dhe në fakt për hir të detyrimit sesa të qenies sonë, unë e besoj dhe jam i prirur të besoj që do të ketë luftë ndaj korrupsionit nga ana e qeverisë. Për mendimin tim ka ardhur koha që edhe Shqipëria të çlirohet nga tabuja, dhe të ketë ndëshkime të tilla. Thënë më shkoqur ka ardhur koha për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

-Kryefjala e viteve të fundit është padyshim reforma në drejtësi. Ajo është luftuar pa fund nga politika dhe vetë gjyqësori. Së fundi ka nisur një tjetër debat, sa i takon mundësisë për t’i rikthyer kompetencat KLD, me qëllim që të zgjidhen ngërçet në gjyqësor, por PD dhe LSI kanë dalë kundër. Si i sheh sulmet e tyre ndaj reformës?

Reforma në drejtësi është një ndër veprat dhe arritjet më të mëdha të kësaj qeverie. Megjithatë, që të hyj në brendi të pyetjes tuaj, dua të theksoj se këtu nuk ka asnjë sekret dhe asnjë të papritur sa i takon sjelljes së opozitës. Ky hezitim i opozitës është vigjimi i saj, i cili ka vetëm një synim, atë të pengimit me çdo kusht të reformës në drejtësi. Mos harrojmë që qysh në momentin që është artikuluar për herë të parë fjala “Veting” dhe “Reformë në Drejtësi” dhe deri sot, opozita në mënyra të ndryshme sipas fazave të trajtimit të reformës ka penguar. Kështu që dhe tani opozita është në të njëjtën strategji, ku ndryshojnë vetëm momentet dhe rrethanat.

-Komisioni i vetingut ka dhënë deri më tani sinjale se është në rrugën e duhur. Gjysma e emrave që janë verifikuar janë shkarkuar dhe ky ka shërbyer edhe si mesazh për emrat e tjerë. Ju mendoni se vetingu do japë ato rezultate që presin të gjithë shqiptarët?

Për mendimin tim procesi i vetingut po ecën furishëm, madje dua ta theksoj kënaqshëm. Veçse një gjë duket e qartë në këtë fabulën e krijuar nga opozita, e cila nuk voton disa nga ligjet e paketës, që përderisa në fakt procesi i vetingut ecën me ritme të shpejta dhe produktive, duke nxjerrë skandale të këtij lloji siç janë këta prokurorë, apo gjyqtarë të Gjykatës së Lartë apo edhe Kushtetuese, tregon plehun në të cilin kemi qënë ne dhe jemi pajtuar më këtë sistem drejtësie të bërë pis nga këta individë. Por nga ana tjetër faktin që reforma në drejtësi realisht po ecën, vetingu realisht po ecën, është vënë një mekanizëm që duan apo nuk duan opozitarët, të dyja këto po ecin. Gjithsesi unë i bëj thirrje shumica qeverisëse që duhet të jetë shumë më e vendosur, kjo kuptohet, në mënyrë që të mbyllë çdo lloj shtegu të pengimit të sebepeve apo të pengimit të reformës në drejtësi nga ana e opozitës. Mirëpo, dua të ritheksoj që opozita është brenda asaj strategjie, të cilën e shikon jetike për ekzistencën e saj. Pra të gjithë këto elementë apo prokurorë e gjyqtarë që rezultojnë se kanë ngelur gjatë procesit të vetingut, janë njerëz të emëruar nga Sali Berisha, apo me cene të emëruar nga Bujar Nishani, apo të tjerë. Kështu që të gjithë së bashku përbëjnë habitatin e njerëzve që janë anti reformë, anti drejtësi. Si përfundim, reforma në drejtësi dhe vetingu kanë pikërisht këtë synim dhe mision, siç është pastrimi i sistemit të drejtësisë me rrënjë e themel nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjithë problemet dhe pengesat janë që opozita synon që përmes këtyre manovrave dhe lojërave fëminore, të ndikojnë që reforma në drejtësi të dëmtohet dhe bëhet gjysmake, apo e çalë. Dhe ndaj përmenda mazhorancën qeverisëse që duhet të jetë e vendosu ë t’i shkojë deri në fund angazhimit për reformën në drejtësi, pas asnjë si të thuash mëdyshje ose plogështi në këtë proces.

-PD duket se po mundohet të nxjerrë alibi për të vijuar sulmet e saj ndaj qeverisë. Më e fundit është ajo e kapjes së 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”. PD akuzon kreun e grupit parlamentar të PS se është ai personi që ka paratë. Si i shini këto akuza, pasi më herët në një sulm të ngjashëm u gjet ministri Xhafaj?

Akuzat e Partisë Demokratike në adresë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla si të lidhur me 3.4 milionët e eurove të sekuestruar pak ditë më parë në Durrës, janë qesharake. Pra që të hyjë në temë PD-ja gjithmonë kështu ka bërë, kështu që nuk ka asnjë të veçantë tek kjo lëvizje. Më lejoni t’ju kujtoj se gjithnjë gjëja e parë që ka bërë Sali Berisha ose pasardhësit e tij, është që menjëherë të akuzojnë opozitën, kryetarin e opozitës nëse janë në pushtet, ose kur janë në opozitë krerët më të lartë të mazhorancës. Thënë më drejtë Partia Demokratike gjithmonë është udhëhequr nga parimi akuza dhe shpifje për të përbaltur kundërshtarin politik, në mënyrë që të heq vëmendjen nga problemet që e rrethojnë atë. Madje, po ju risjell në vëmendje se shembujt janë edhe më të mëdhenj nga akuza që bëjnë ata për Taulant Ballën apo ndonjë tjetër. Kini parasysh akuzuan Fatos Nanon si vrasës të ish-deputetit Azem Hajdari, iku Nanoja, akuzuan si vrasës Skënder Gjinushin, Rexhep Meidanin, domethënë këdo që del si kundërshtar i rreptë i tyre, Partia Demokratike e bën menjëherë vrasës, kriminel, apo të korruptuar. Pra kjo është një praktikë e njohur që fëlliqin çdo gjë. Por për mendimin tim, ajo fotografia që paraqiti Balla dhe financimet e Partisë Demokratike nga ai grup, që thuajse është e provuar, flasin më shumë se çfarë është zbuluar deri më tani.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat