BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Sabit Brokaj: Krerëve të opozitës u del SPAK në ëndërr çdo ditë, Berisha kërkon revolta sepse e ka në gjak dhunën, PD nuk vjen dot në pushtet me përgjime

Sabit Brokaj: Krerëve të opozitës u del SPAK në

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj fillimisht u ndal tek sjellja e opozitës, për të cilën tha se bën gjithçka me paramendim, nga përgjimet deri tek shpifjet dhe intrigat. Në këtë kontekst, ish-numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, theksoi se krerët e opozitës kanë frikë nga ngritja e SPAK. Madje, Brokaj zbuloi edhe një detaj kur tha se SPAK u është kthyer në makth krerëve të opozitës dhe sipas tij, po u del në ëndërr çdo ditë. Sa i takon thirrjeve të ish-kryeministrit Sali Berisha për revolta, Brokaj vuri në dukje faktin se deklaratat që dalin nga ai nuk janë të panjohura për të, pasi sipas tij, Berisha e ka në gjak dhunën. Megjithatë, Brokaj rrëzoi alibitë, duke theksuar se ka ikur koha kur një qeveri rrëzoi me dhunë në Shqipëri. Duke u ndalur tek çështja “Babale”, ish-ministri i Mbrojtjes u shpreh se është e trishtueshme teksa shikon opozitën që merret me përgjime të kësaj natyre, që sipas tij, janë thjeshtë intriga të prodhuara nga SHQUP dhe jovetëm. Sipas tij, PD nuk vjen dot në pushtet me përgjime. Ndërsa sa i takon reformës në drejtësi, Brokaj deklaroi se po jep rezultat, sidomos procesi i deritanishëm i vetingut, duke shtuar se me ngritjen e organet të reja, sikundër është SPAK jovetëm që do të hapen dosjet e bujshme, por do të zbulohen edhe paratë e të korruptuarave.

 

-Z. Brokaj, opozita ka nisur bojkotin e Kuvendit dhe ka vënë si kusht vetingun në politikë. A është kjo lëvizje e duhur sa i takon zhvillimeve demokratike të vendit, apo është një strategji e opozitës për të destabilizuar vendin?

Për mendimin kjo është një strategji shumë artificiale, për shumë arsye. Një opozitë që nuk di të bëjë opozitë, natyrisht që nuk mund të shkojnë në sallën e Kuvendit, pasi është e turpëruar. Kështu që bojkoti i opozitës tregon qartë paaftësinë e opozitës për të kryer funksionin dhe misionin për të cilën është mandatuar nga populli në Shqipëri. Pra, duke qenë se opozita e sotme është e paaftë, sidomos në kushtet kur nuk ka kauzë, alternativë, vizion, projekt dhe as ide ajo më ngjason, si një student i paditur që shmang provimin. Por kjo sjellje e opozitës është një dëm i përgjithshëm, nuk është vetëm puna tek opozita. Kështu që duke mos kryer opozita rolin e saj, shtetit i mungon një pjesë e rëndësishme dhe esenciale e politikës sa i takon korrigjimit të gabimeve të mazhorancës dhe jetës së vendit. Si përfundim, më lejoni të them se bojkoti i opozitës dëmton këtë të fundit në çdo rast qoftë dhe se ideja për kontrollin e politikanëve është thjeshtë një alibi e tyre qesharake.

-PD ka propozuar veting në politikë, por të gjithë ndërkombëtarët kanë dalë kundër. A është kjo një shenjë se SHBA-BE janë të mërzitur me strategjinë e opozitës? Kujtojmë që dhe në Këshillin e Stabilizim Asociimit opozita tentoi të bënte sherr, por eurodeputetët i dolën kundër.

Vetingu në politikë i propozuar nga Partia Demokratike për mendimin tim futet në gjërat jo serioze, për të mos thënë qesharake. Megjithatë, më pëlqen pyetja juaj. Patjetër, që si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Bashkimi Europian janë mërzitur, lodhur dhe stërlodhur nga strategjia e opozitës, kështu që me të drejtë i kanë dalë kundër propozimit të vetingut. Ndërkombëtarët e dinë fare mirë që vetingun e politikanëve aktualisht ua bën ligji i dekriminalizimit, ndërsa me themel kontrollin atyre do të ua bëjë SPAK-u. Nga ana tjetër propozimi i opozitës për veting është joserioz. Pasi vetingun politikanëve nuk mund tua bëjë politika, duke ngritur ca komisione në Kuvend, që nuk kanë bërë asnjëherë punë dhe nuk kanë zgjidhur gjë. Këtë e ka treguar gjithmonë kohë, që çdo komision i ngritur nga Kuvendi ka dështuar. Kështu që opozita me këtë ide kërkon shmangien e vetingut real të politikës. Vetingu në politikë nëse do të bëhet një ditë do të bëhet pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, ku në skaner, ashtu siç ka ndodhur me gjyqtarët dhe prokurorët, do të hyjnë politikanët dhe zyrtarët edhe familjarët e politikanëve. Pra, duke e ditur se opozita po shikon çdo ditë që gjyqtarëve dhe prokurorëve po u dalin shumë para që ua kanë dhënë familjarëve, mendojnë ta shmangin përfshirjen e tyre, pasi e di që një nisje e kontrollit nga SPAK do t’u zbulojë paratë e vënë në mënyrë të padrejtë. Megjithatë, opozita aq mend ka dhe aq bën. Një gjë është e sigurt që opozita po lufton me këtë lloj strategjie për t’i shpëtuar vetingut real.

-A mendoni se bojkoti i Kuvendit nga opozita është strategji për të bllokuar edhe reformën në drejtësi? Kjo pasi duhet të amendohen ligjet që ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, pa të cilat nuk ka KLP e KLGJ.

Për mendimin tim bojkoti i opozitës është i lidhur ngushtë edhe me një lloj strategjie të paramenduar nga minoranca shqiptare, që lidhet drejt me reformën në drejtësi. Në Kuvend prej disa muajsh është ligji për magjistratët një ligj tepër nevralgjik, i cili vjen në kuadër të reformës në drejtësi.Kështu që opozita duke qenë se nuk e ka dashur reformën në drejtësi qysh në fillimet e saj, po përdor bojkotin si një mundësi për të sabotuar reformat, sidomos atë në drejtësi. Sepse mungesa e opozitës në Kuvend dhe mosdhënia e votës dhe konsensusit nga ana e saj për reforma të rëndësishme integruese si reforma në drejtësi, është strategji e mirëmenduar, që ka vetëm një synim atë të bllokimit me çdo kusht të reformës në drejtësi. Opozita e sotme, nuk di të kundërshtojë, të propozojë amendime në të mirë të vendit, dhe në këto kushte i bie shkurt duke bojkotuar Kuvendin. Megjithatë, si përfundim unë opozitën e sotme si me strategjinë për të bojkotuar Kuvendin ashtu edhe sikurse të shkojë në Kuvend, ajo ka vetë një synim dhe një funksion, atë të bllokimit dhe pengimin e zhvillimit të vendit dhe konkretisht ato reforma që janë më akute dhe më të rëndësishme. Opozita është brenda rolit dhe funksionit të saj, si një opozitë që synon shkatërrimin e reformave dhe vendit.

-A ka frikë opozita nga reforma në drejtësi dhe efektet e saj prapavepruese që do të vijnë si pasojë e instalimit të një sistemi drejtësie tërësisht të ri dhe të pavarur?

Po, patjetër. Unë e kam thënë edhe herë të tjera që opozita e sotme ka një frikë ulëritëse dhe lebetitëse nga reforma në drejtësi. Madje, mund ta them me bindje se krerëve të opozitës së sotme SPAK dhe BKH u del edhe në ëndërr dhe mallkojnë ditën që dhanë votat kur votuan reformën në drejtësi. Megjithatë, edhe asokohe jo se ata deshën por ua futën këmbët në një këpucë ndërkombëtarët. Kështu që në kushtet kur ka vakum, ka dy zgjidhje ose tërheqje ose shpërthim. Kështu që opozita zgjodhi tërheqjen, duke bashkuar votat. Por më pas kur bëri kalkulimet dhe duke e ditur që i ka shkaktuar vendit vetëm vuajtje dhe tragjedi, nis të trembet. Pse? Sepse me miratimin e reformës në drejtësi i hapet rruga SPAK-ut, i cili do t’i hetojë me themel horrëlliqet dhe krimet që kanë bërë pushtetarët e opozitës së sotme, madje të çdo pushtetari të korruptuar. Kështu që si përfundim, po të bëjmë një analizë gjithë sulmet që opozita dhe eksponentë të saj që i bëjnë ambasadorëve dhe reformës në drejtësi, i bëjnë dhe kanë bërë në kushtet pasi kanë frikë se po u troket ora për t’u përballur me drejtësinë. Pra, opozita me anë të vetos për ligjet e reformës dhe duke bojkotuar Kuvendin dhe duke u hedhur në sulm mendon se do t’ia hedhë paq. Por nuk është aspak kështu sepse me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, drejtësia e re do të ndajë shapin nga sheqeri, mu si ai çobani që ndan dhitë nga delet. Pra nga njëra anë të korruptuarit do të shkojnë në burg, ndërsa ata që janë të pastër do vijojnë karrierën normalisht.

-Keni një koment për ecurinë e reformës në drejtësi, sidomos procesin e deritanishëm të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët? Ka pasur kontestime dhe akuza ndaj KPK mbi emra të caktuar.

Unë e kam thënë edhe herë të tjera, kështu që për mendimin tim procesi i vetingut po ecën me ritme të kënaqshëm. Veçse një gjë duket e qartë në këtë alibinë e krijuar nga opozita, e cila nuk voton disa nga ligjet e paketës, që përderisa në fakt procesi i vetingut ecën me ritme të shpejta dhe produktive, duke nxjerrë në pah skandalet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe ajo ka frikë pasi është e lidhur ngushtë me ta. Mirëpo, nga ana tjetër faktin që reforma në drejtësi realisht po ecën, vetingu realisht po mirë, është një sinjale i mirë do apo nuk do opozita, të dyja këto po ecin. Megjithatë, unë i bëj thirrje mazhorancës që duhet të jetë shumë më e vendosur, që të mbyllë çdo lloj rruge që do pengonte reformën në drejtësi nga ana e opozitës. Por dua të rikujtoj që opozita është brenda rolit të saj me sulmet që i bën reformës, të cilën e shikon jetike për ekzistencën e saj, pasi me rënien e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, do të bien si pasojë e efektit domino edhe benjaminët që fshihen pas tyre dhe që të gjithë e dimë që janë në krahun e opozitës. Pra të gjithë këta prokurorë e gjyqtarë që kanë ngelur gjatë procesit të vetingut, padyshim që janë njerëz të emëruar nga Sali Berisha dhe Bujar Nishani. Si përfundim, reforma në drejtësi dhe vetingu kanë pikërisht këtë synim dhe mision, siç është pastrimi i sistemit të drejtësisë me rrënjë e themel nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjithë problemet dhe pengesat janë që opozita synon që përmes këtyre manovrave dhe lojërave fëminore, të ndikojnë që reforma në drejtësi të zhbëhet. Në këto kushte mazhoranca qeverisëse që duhet të jetë e stoike dhe shumë e vendosur që ë t’i shkojë deri në fund angazhimit për reformën në drejtësi, pavarësisht presioneve dhe shantazheve që i bën opozita.

-Ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të opozitës prej muajsh po bëjnë thirrje për revolta dhe revolucion. A është normale që një opozitë të vijë në pushtet me revolta, sikundër bëri në vitin 1998?

Opozita dhe bilbilët e këtyre thirrjeve nuk kanë as kontingjent dhe as takat që të trembin qeverinë, që kjo e fundit të lëshojë pe, apo ndonjë gjë për ta. Pasi qeveritë socialiste si rregull kur kërcënohen lëshojnë pjesë pushteti. Mirëpo, si duket kryeministri Edi Rama e ka mbledhur mendjen në këtë pikë, që nuk iu lëshon gjë, pasi e di gjendjen reale në të cilën ndodhet opozita e sotme. Kështu që ka ikur koha kur në pushtet mund të vije me dhunë. Rasti më i fundit ka qënë vitit 1998 kur u pushtuan institucionet dhe u bë grusht shteti nga Saliu dhe të gjithë e panë si përfundoi ai dhe si u zbyth nga ndërkombëtarët. Ndërkohë që në realitetin e sotëm që të përmbysësh një qeveri me dhunë as nuk duhet ta imagjinosh dhe jo më ta hedhësh si ide. Kjo për shumë arsye. Jo vetëm që nuk të lë më bota, por këto janë vetëm iluzione të liderëve të opozitës që mbajnë veten me optimizëm se mund të vijnë në pushtet me revolta dhe dhunë. Nga ana tjetër, më duket absurde për liderët e opozitës që herë pas herë bën thirrje për revolta, kur e di fare mirë që pushteti merret me votë. Ndërkohë që për Sali Berishën nuk kam koment, pasi e di që ai e ka në gjak dhe pasion dhunën.

-A kanë shpresë partitë e opozitës që të vijnë në pushtet përmes përgjimeve dhe akuzave të fabrikuara, siç është rasti “Babale”?

Shiko. Fakti që politika shqiptare, sidomos opozita po merret me përgjime, tregon gjendjen në të cilën ndodhet sot politika. Absolutisht, që në pushtet nuk mund të vish me përgjime, por me alternativa dhe program. Por di të them që opozita e sotme është bërë tamam Babale dhe e ka këtë të fundit si idhull dhe frymëzim. Është e trishtueshme kur shikon opozitën e sotme që merret me regjistrime, me ç’regjistrime, me intriga, kurthe, përgjime kundrejt kundërshtarit. Megjithatë, kjo çështja e “Babales”në fakt pati një shërbim pragmatist të interesit të thjeshtë në kuadër të përfitimeve politike. Por mendoj se të gjitha këto do ta dëmtojnë opozitën dhe do dalë blof për të gjitha. Nga ana tjetër, opozita duke konsumuar muaj të tërë duke u marrë me Babale dhe përgjime, rasti i Xhisielës, apo edhe muaj me protestat për teatrin e ri, vetiu doli jashtë rolit të saj të opozitës, duke mos paraqitur vizon e program. Dhe natyrisht kjo ndihmon jashtë mase kryeministrin Rama, i cili tallet me opozitën vençe është një mrekulli të ketë këtë lloj opozite. Edi Rama është strateg në çdo kohë e ka partinë gati për zgjedhje. Madje, Rama ka thënë një gjë shumë të sinqertë: “Të merresh me Lulin dhe PD, është si të luaj Real Madridi me Shijakun”. Nuk bëhet opozitë me Babale, është turp.

-Por kemi një përplasje të fortë PS-PD. Nga njëra anë PD pretendon se dëshmitari tek përgjimi Babale është blerë nga PS, ndërsa nga ana tjetër kemi PS që pretendon se dëshmitari është blerë nga PD?

Kjo më duket një lojë e fëlliqur e luajtur nga Partia Demokratike. Është absurde që një parti që kërkon të vijë në pushte bën manovra duke krijuar Babale, Xhisiela, Toyota Yaris, etj. Ndërsa sa i takon akuzave nuk dua të merrem, pasi duke parë protagonistët që luajnë tek “Babale”, mendoj se kemi të bëjmë me një skenar kryekëput të orkestruar nga opozita, me qëllim denigrimin e mazhorancës dhe numrit dy të saj që është Taulant Balla. Opozita duke e ditur se Balla është një njeri me integritet të lartë dhe ka një pozicion tanimë të çimentuar, po sajon lloj-lloj skenari që ta sulmojë figurën e tij. Nga ana tjetër është absurde teksa shikon protagonistët e Babale që njëherë thonë jemi nga Vlora, njëherë thonë jemi çam. Pra atyre nuk u ziet besë, pasi janë mashtrues dhe duket sheshit që gjithçka e kanë bërë, pasi janë nxitur nga opozita. Kështu që si përfundim, më vjen zor ta them po kjo opozitë me këtë sjelle po tregon edhe njëherë se nuk është ndarë akoma nga hilet dhe intrigat, që për fat të keq i ka aplikuar i pari Berisha. Saliu gjithmonë kundërshtarët i sulmonte me çfarë të mundej, duke i futur në kurthe dhe intriga.

-Në prokurori ka një sërë dosjesh të bujshme për të cilat hetimet kanë ngecur, siç është këtu dosja “CEZ”. A mendoni se të gjitha dosjet e lëna pezull do të hapen?

Normalisht dosjeve të bujshme si kjo që ju përmendët iu ka kaluar koha, pasi duhet të ishin hapur. Por ato duke qenë në sirtarë dhe mes pluhurit të harresës të lëna qëllimisht, të jeni të sigurtë që do të zbardhen, pasi me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë jo vetëm që do të dalin në tavolinë por edhe do të hetohen me themel. SPAK dhe BKH këtë mision kanë që të vendosin në vend drejtësinë e munguar. Pse si ju duken ju sulmet që bëjnë opozitarët ndaj reformës. Ata këtë hall qajnë, nuk e duan SPAK, pasi u është bërë makth. Kështu që me përfundimin e vetingut në gjyqësor dhe ngritjen e SPAK dhe BKH dosjet e mëdha si ajo e CEZ, 21 janarit, por edhe shumë të tjera do të hapen. Këto dosje janë shmangur ose mbyllur qëllimisht nga liderët e opozitës së sotme, në mënyrë artificiale për të mbuluar krimet e tyre dhe shkatërrimin dhe plaçkitjen që i kanë bërë Shqipërisë. Por që besoj se gjithçka do të vendoset në vend dhe të korruptuarit dhe zullumqarët do të shkojnë para drejtësisë, të jeni të sigurtë për këtë.

-A mendoni se dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e rajonit për të nisur arrestimet në nivele të larta? Rasti më i freskët është në Maqedoni, ku është kërkuar 2 vjet burg për Gruevskin.

Patjetër! Për mendimin tim me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, siç është SPAK dhe BKH duhet të nisin arrestimet e zyrtarëve të lartë, ish-zyrtarëve, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e vjedhur, vrarë dhe plaçkitur. Arrestimet e ashtuquajtura VIP do të rregullojnë dhe zbukurojnë imazhin e Shqipërisë tek sytë e ndërkombëtarëve, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duke treguar më në fund që dhe ne jemi të denjë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në embrion. Në të kundërt, nëse nuk do të kemi arrestime të nivelit të lartë është e kotë që të them që reforma në drejtësi ka funksionuar dhe kryer misionin e saj për të cilën u ngrit dhe u mbështet fuqishëm nga SHBA-BE. Por megjithatë, na duhet të presim që ta shikojmë nëse do ketë arrestime.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat