BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Sabit Brokaj: Rihapja e dosjes “Hajdari” e pavlerë nëse Berisha nuk thirret në gjykatë, ka ardhur koha të japë llogari për të gjitha zullumet

Sabit Brokaj: Rihapja e dosjes “Hajdari” e pavlerë nëse

Ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj e ka cilësuar të pavlerë rihapjen e dosjes “Hajdari” nëse Sali Berisha dhe personazhe të tjerë politikë nuk dalin të japin llogari para drejtësisë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Brokaj e sheh vendimin e gjykatës në favor të Izet Haxhisë si një sinjal për të zbardhur të vërtetën e ekzekutimit të Hajdarit më 1998. Sipas tij, hapja e dosjes vjen në një kohë kur reforma në drejtësi ka hyrë në shina dhe kjo do ndihmojë që autorët e vërtetë të ngjarjes apo dhe ata që kanë bashkëpunuar të japin llogari. Sipas Brokajt, të gjithë ata politikanë që nuk dëshmuan për ngjarjen, duhet të rithirren nga gjykata.

-Zoti Brokaj, më 21 qershor Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim dhe vendosi rihapjen e dosjes “Hajdari”. Besoni se këtë herë do dalin para drejtësisë autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje?

Gjithë qëllimi i hapjes së dosjes është për të dhënë llogari autorët e atij krimi. Pra që të hyjmë në temë të pyetjes, për mendimin tim por edhe të ndjeshmërisë së çështjes, gjykata ka bërë mirë që ka vendosur që të rihapë dosjen “Hajdari”, pasi ka ardhur koha që jovetëm autorët e vërtetë duhen të japin llogari, por kushdo që ka gisht dhe që ka deformuar drejtësinë për këtë çështje. Kështu që dosja duhet të hapet dhe rezultati të jetë sa më objektiv dhe i pavarur, në mënyrë që ata që kryen realisht krimin apo krijuan premisat e tij, si dhe shtrembëruan hetimin dhe të drejtën, patjetër që duhet të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari.

-Nga dosja hetimore ka rezultuar se 21 politikanë kanë refuzuar dëshminë për vrasjen e Azem Hajdarit. Mes këtyre emrave janë Berisha, Pollo, Topalli etj. A duhet të thirren sërish këta personazhe për të dëshmuar?

Patjetër që të gjithë këta emra që kanë refuzuar dëshminë, duhet të thirren dhe të japin llogari. Madje, qofshin këta 21 emra apo 201 emra të përfshirë në atë ngjarje. E drejta dhe drejtësia e pavarur nuk llogarit numrin e njerëzve. Kështu që të gjithë ata që kanë përgjegjësi ose që kanë dijeni, padiskutim që duhet të thirren. Pra kjo pyetje është deri diku retorike, pasi nuk mund të ketë zbardhje të së vërtetës sa i takon dosjes “Hajdari” nëse nuk merret për të dëshmuar dhe në pyetje Berisha dhe shpura e tij. Besoj se falë drejtësisë së re që po konsolidohet nga dita në ditë, ka ardhur koha që edhe Sali Berisha të thirret për të dëshmuar, jovetëm për këtë çështje por për çdo çështje, ku ai është i implikuar.

-Më 28 qershor Këshilli i BE do vendosë mbi çështjen e negociatave. Qeveria pret rezultat pozitiv, por opozita nuk duket shumë optimiste. Në gjykimin tuaj a po lufton PD kundër integrimit?

Kryefjala e Partisë Demokratike është shpifje dhe sulme kundër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Pra thuajse në mënyrë të përditshme opozita gjatë këtyre muajve, vetëm po shpifin kundër integrimit të Shqipërisë në çdo variant. Pardje, dje ka pasur shpifje nga më të ndryshmet nga eksponentë të opozitës kundër negociatave. Ndërkohë që nuk besoj se sulmet e PD për negociatat mund të ndalen me kaq, pasi deri në datën 28 qershor, e cila përkon me vendimin e BE, Partia Demokratike do gatuajë dhe do shpifë sërish kundër Shqipërisë, në mënyrë që vendit tonë të mos i jepet drita jeshile në lidhje me çeljen e negociatave.

-Po akuzat e ditëve të fundit ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla, se 3.4 mln eurot e kapur në Durrës i përkasin atij, si i shihni. A është dhe kjo lojë për të dëmtuar mazhorancën para negociatave?

E para është që PD dhe Basha duhet të hetohen, meqenëse e dinin paraprakisht që këto para do të vinin. Pra që të hyj në temë, meqenëse e dinë që këto para ishin të Taulant Balla, besoj se të gjitha këto janë shpifje të llojit “Babale”. Kështu që Partia Demokratike ashtu siç ka çuar emaile me shpifje në të gjitha kancelaritë e botës kundër kryeministrit të Shqipërisë, ashtu siç çuan për ministrin e Brendshëm, do të çojnë edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, që të gjithë të dalin të njollosur, vetëm e vetëm që negociatat të mos hapen. Ndaj e quajnë si provë të tyre, që erdhi medemek informacioni nga Italia dhe nuk është punë e policisë shqiptare. Se ata italianët janë budallenj dhe do të na linin neve 5 milionët euro që të dilte e vërtetë deklarata e Bashës, dhe të mos i sekuestronte policia italiane. Pra të gjitha këto janë qesharake dhe e kanë kthyer PD-në në një parti “babalesh”.

-Gjermania ka kërkuar luftë ndaj korrupsionit me qëllim integrimin. Mendoni se me ngritjen e SPAK do ketë politikanë që do të dalin para drejtësisë?

Unë besoj se më konstituimin e organeve të drejtësisë, organe këto që kulmojnë me ngritjen e SPAK-ut në Shqipëri do të fryjë një erë e re për drejtësisë. Me ngritjen e SPAK drejtësia në Shqipëri do të hyjë në shinat e duhura dhe falë këtij institucioni do të bëhet e mundur që më në fund në Shqipëri të çmontohet monopoli i të “paprekshmëve”. Çdo politikan në Shqipëri që ka vjedhur, abuzuar, është përfshirë në afera korruptive apo ku ta di unë se çfarë duhet të falë në bankën e të akuzuarve dhe të japë llogari. Pra vetëm SPAK ka tagrin ta bëjë këtë dhe çdo politikan, gjyqtar apo ofiqar i vendit që ka vjedhur në kurriz të popullit duhet të hetohet.

-Shqipëria pritet të finalizojë paktin detar me Greqinë. Mendoni se do jetë më i mirë se ai i 2009?

Unë besoj dhe patjetër që pakti i ri detar me Greqinë duhet të jetë më i mirë se ai i vitit 2009. Mos harrojmë që asokohe, Berisha konsumoi veprën e tradhtisë kombëtare duke i shitur detin Greqisë, në të mirë të interesave të veta personale dhe politike. Kështu që besoj se ky pakt i ri do të jetë më i mirë se ai i 2009. Por edhe nëqoftëse nuk është më i mirë, mendoj se duhet hedhur poshtë.

-Pakti është në dorë të Presidentit. Mendoni se mund të ketë pengesa?

Nuk mund ta them këtë. Por di të them që Presidenti nuk ka kurrsesi arsye të sjellë pengesa, në qoftë se pakti i ri është në dobi të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

-Reforma në drejtësi po avancon, por PD dhe LSI po e sulmojnë këtë reformë. Sipas tyre ajo dështoi. Pse këto sulme?

Sulmet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë për t’u sosur ndaj reformës në drejtësi, madje deri në minutën e fundit të mbylljes së vetingut. Opozita nuk e ndërpret këtë luftë ndaj reformës në drejtësi, sikurse e filluan do ta çojnë deri në fundi, pasi kanë frikë nga kjo reformë. Madje, ata po e vazhdojnë këtë luftë ndaj reformës në drejtësi, pasi ndihen të frikësuar dhe se kjo reformë do tju përzërë nga sistemi i drejtësisë njerëzit e tyre, dhe për rrjedhojë ata do të mbetet zbuluar me ngritjen e drejtësisë së re, kështu që kanë frikë. Pra si të thuash ata kanë si synim bllokimin e reformës në drejtësi dhe përmes saj njerëzit e tyre që kanë në sistemi mund t’i përdorin akoma për të mbuluar pisllëqet e tyre. Pra opozitës i ka hyrë frika në palcë dhe natyrisht frika i detyron që ta sulmojnë reformën në drejtësi.

Intervistoi:Rigels Seliman