Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SABIT BROKAJ:Janullatos ftoi patriarkun e Moskës për publicitet, ja sa të rrezikuar jemi nga kërcënimi rus, PD-LSI të japin llogari për lobimet e dyshimta në SHBA

Postuar: 01/05/2018 - 07:16

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Sabit Brokaj ka komentuar ditën e djeshme disa nga zhvillimet më të fundit të aktualitetit dhe politikës shqiptare, duke e ndalur theksin tek vizita ePatriarkut të Moskës Kirill në Shqipëri, ndikimin rus në vendin tonë dhe lobimit të PD dhe LSI me kompani ruse.Gjatë një interviste për gazetën SOT, ish-ministri u shpreh se ardhja e Partiakut Kirill në Shqipëri, sipas tij është e karakterit fetar. Madje, ai theksoi se vizita e tij me ftesë të Kryepeshkopit Janullatos është edhe publicitet për Kirrillin.Megjithatë, ai shtoi se vizita e tij duhet parë edhe në këndvështrime të tjera, pasi Patriarku i Moskës është përfaqësues i shtetit rus. Sa i takon ndikimit rus në Shqipëri, Brokaj u shpreh se frika ekziston, pavarësisht se vendi jonë është pjesë e NATO-s. Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes deklaroi se lobimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku janë përfshirë kompani ruse, është tepër i rëndë dhe shqetësues. Ai theksoi se qasja e këtyre dy partive me kompani ruse cenon interesat kombëtare. Madje, ai kërkoi që të zbardhet e vërteta.

 

-Gjatë 3 ditëve të fundit në Tiranë mbërriti patriarku rus, Kirill. Si e shihni vizitën e tij në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë tensionuar, pasi ne dëbuam dy diplomatë rusë?

Vizita e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill vjen në kuadër të institucioneve fetare, që është normale, kështu që nuk mund ta etiketosh menjëherë një synim apo vizitë me qëllime politike. Pra kjo vizitë vjen në kuadër të ftesës që i ka bërë Kryepeshkopi Anastas dhe natyrisht Patriarku Kirill vjen edhe në një farë mënyre si njeri i kësaj feje, pasi të dy i takojnë ortodoksisë. Por nga ana tjetër, ftesa e Janullatosit ndaj Kirillit është në një farë mënyre edhe publicitet, që Kryepeshkopi Anastas i bën këtij duke e falënderuar për rindërtimin e ortodoksisë shqiptare. Megjithatë, natyrisht shumëkush ka të drejtën që ta shikojë edhe në optikën që pavarësisht se ajo është një vizitë e karakterit fetar, në fund të fundit është një përfaqësues i shtetit rus, në kuptimin e gjerë të atij kombi. Por unë e mendoj se kjo ka natyrisht drejtpërdrejt vetëm këtë synim, pra atë të karakterit fetar.

-Po ashtu, kjo vizitë vjen në një kohë kur flitet se ndikimi rus është rritur në Ballkan dhe Shqipëri. Ju si mendoni, a ka rrezik rus në vendin tonë?

Unë nuk ngatërroj ndonjë nostalgji që mund të jetë me ndonjë ndikim tek shqiptarët. Unë gjykoj që këta që mund të kenë një nostalgji në ndërgjegjen e tyre kanë një element themelor. Pra cili është interesi historik dhe strategjik i shqiptarëve dhe ky është perëndimi, pavarësisht prej ndonjë tifozerie të momentit siç mund të jetë që të jesh me Realin apo me Juventusin. Por në thelb unë nuk mendoj që të ketë shqiptar që dalin kundër interesit strategjik të Shqipërisë, i cili është perëndimi. Megjithatë, kjo e ndikimit rus ka elementë, dhe për rrjedhojë frika ekziston, pa diskutim mund të gjesh. Por nuk e mendoj që të jetë në nivelin e riskut, pasi kam përshtypjen që është pak e fryrë, pasi ne jemi në NATO.

 

-Një skandal i ditëve të fundit është ajo e lobimeve në SHBA. Pas PD, edhe LSI akuzohet nga mediat amerikane se është lidhur me kompani guaskë dhe bashkëpunëtore të Moskës për të lobuar në administratën e Presidentit Donald Trump. Si e shihni që partitë po përdorin rrugë nga më të ndryshmet për të lobuar në SHBA?

Opinioni dhe komenti im në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është ai që është paraqitur dhe pasqyruar. Ekzistenca e lobimeve të këtij karakteri, sidomos siç është qasja me kompani ruse, për mendimin tim kanë të bëjnë drejtpërdrejtë kundër interesave kombëtare. Pra këto lobime, cenojnë interesat kombëtare. Është normale që këto parti të japin llogari, megjithëse duhen verifikuar dhe provuar të gjithë elementët, me anë të së cilëve shkohet drejt tek e vërteta.

 

-Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave, por u pa një skepticizëm nga Gjermania. Ndërkohë ka pasur akuza nga qeveria drejt opozitës se ka lobuar kundër negociatave. Ju si i shihni këto zhvillime?

Lëvizjet e Partisë Demokratike në cilindo hap të saj, kanë qenë me këtë synim që del në pah, domethënë ta frenojë integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Pra në një krah PD bën deklarata jubile që është pro integrimit, ndërsa në krahun tjetër dërgon mesazherët e saj apo të deleguarit e saj për të denoncuar problemet që ka Shqipëria. Madje, desha të shprehesha që PD dërgon mesazhe në Bashkimin Evropian, vetëm të artikuluara prej saj, që për mua janë shpifje të ulëta, në mënyrë që të pengohet integrimi evropian. Kështu që këto veprime që në themel kanë shpifjen, janë brenda natyrës së veprimit politik të Partisë Demokratike. Kësaj partie i janë errur sytë dhe në çdo takim diplomatik nuk vë në dukje asnjë arritje apo reformë të Shqipërisë, të cilat natyrshëm kanë ardhur nën qeverisjen e Partisë Socialiste. Megjithatë, lobimit të PD kundër Shqipërisë duhet t’i frikësohem, pasi kjo mund të ndikojë tek vendet skeptike. Gjithsesi edhe mazhoranca qeverisëse duhet të punojë fort dhe të lobojë gjatë kësaj periudhe kohe, edhe pse kanë mbetur vetëm thuajse dy muaj për të bindur jo vetëm vendet skeptike, por gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, unë jam optimist se statusi do të merret në qershor.

-PD mbajti të dielën Kuvendin Kombëtar, ku u ndryshua statuti dhe kryetari forcoi pozitat e tij. Ndërkohë ka një përplasje mes tij dhe grupit të kritikëve. Si e shihni situatën sot në PD?

Shiko, për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike nuk është Lulzim Basha përgjegjës, por Sali Berisha.Partia Demokratike e bëri rrugën e saj, e bëri misionin e saj dhe kjo Parti Demokratike nuk ka qenë ndonjëherë në asnjë moment. Madje, gjesti që bëri ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha në vitin 2009 duke i shitur detin Greqisë dhe i dhënë hapësirën detare këtij vendi, tregoi që në aspektin patriotik kjo forcë politike është “invalide”, kështu që nuk është situata që të bëjë me shumë faj lidershipin aktual për gjendjen mjerane në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Megjithatë, nga ana tjetër Basha natyrisht, ka pjesën e vet që qeverisë PD-në. Por më lejoni tu them se në kuptimin konkret dhe objektiv, kësaj partie edhe sikur tre Sali Berisha t’i vijnë, me shkatërrimin që i bëri Partisë Demokratike, ish-kryeministri deri në momentin që e mori partinë Basha, ky i fundit nuk mund ta ringjallte.

-Po kritikat e të ashtuquajturve “garda e vjetër” si i sheh? Pasi ata u lanë jashtë listave zgjedhore nga Basha?

Kritikët dhe kundërshtarët e Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike kanë të drejtën e tyre që të pretendojnë për poste drejtuese dhe t’ju dëgjohet zëri, por mos harroni që kjo është vetëm loja e pushtetit brenda selisë blu. Më lejoni t’ju sjell plot raste gjatë kohës që Partia Demokratike dirigjohej nga Sali Berisha. Gjatë kësaj kohe po të vëmë re trendin, Berisha hoqi dhe flaku nga PD mjaft asete që nga themeluesit deri në anëtarët e parë, madje edhe i rrahu, i tërhoqi zvarrë dhe vrau. Pra është natyra e Partisë Demokratike që erdhi në këtë moment, e kreu misionin dhe ajo do ribërë. PD-ja duhet të ribëhet, të hapet dhe reformohet që në gjenezë, edhe pse për mendimin tim kjo parti nuk korrigjohet dot, pasi e ka në kolonën vertebrale patologjinë.

-Si e shihni faktin që Berisha vijon të ketë rol në PD dhe të dominojë në deklaratat publike dhe në Parlament?

Për mendimin tim, roli i ish-kryeministrit Sali Berisha në Partinë Demokratike është i tretur dhe i perënduar, madje, në të gjithë organizmat dhe strukturat e kësaj partie, kështu që kjo parti e ka të vështirë të ripërtërihet, pasi Berisha e ka lënë të shkatërruar. Këtu është problemi. PD-ja ka konsumin e vet të kohës, ku fajin më të madh të shkatërrimit të saj e ka padyshim ish-kryeministri Berisha. Megjithatë, mendoj se Berisha nuk ka më impakt në Partinë Demokratike.

-Ka pasur zëra dhe për një rikthim të Berishës në krye të PD. Si i shihni?

Nuk besoj se Sali Berisha do të kthehet në Partinë Demokratike. Figura e tij është zbehur dhe impakti i tij, nuk ekziston më. Nën qeverisjen e tij, në vend ka pasur vetëm regres, kaos, gjendje të rënduar sociale dhe ekonomike. Kështu që një rikthim i mundshëm i tij, do ta “vriste” Partinë Demokratike, duke e çuar drejt greminës, më shumë se në gjendje të vështirë është. Berisha i përket të shkuarës.

Intervistoi:Rigels Seliman

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 88

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 14:01

Këshilli Bashkiak do të mblidhet të premten në orën 16:00 do të miratojë disa vendime, ku mes tyre buxheti për vitin e ardhshëm dhe dhënia e kredive të buta për qytetarët që nuk kanë banesa.

Postuar: 19/12/2018 - 14:00

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët në Vlorë, jo pak herë debatoi me ta.

Postuar: 19/12/2018 - 13:45

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës.

Postuar: 19/12/2018 - 13:41

Debate dhe replika të ashpra kanë ndodhur me studentë dhe kryeministrit Rama gjatë takimit në Uni

Postuar: 19/12/2018 - 13:22

Kryeministri Edi Rama mohon të bëjë jetë luksi!

Postuar: 19/12/2018 - 12:59

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të Vlorës.

Postuar: 19/12/2018 - 12:51

Një debat i gjatë mes një studenti nga Vlora dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë që ky i fundit t