Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Saimir Tahiri: Ilir Meta u kap me bllok në dorë dhe nuk shkoi në burg, ka qenë armiku im që kur hyra në qeveri, ja e vërteta e lidhjeve me Habilajt

Postuar: 20/10/2017 - 08:29

Ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, dje ka folur për situatën në të cilën ndodhet. Madje Tahiri ka deklaruar se nuk e ka idenë se pse është i implikuar në këtë çështje pasi nuk ka dijeni. Ndërkaq Tahiri akuzoi PD dhe LSI kryesisht ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Meta se këta janë personat që duhen burgosur.

-U do të flini si zyrtar i shteti dhe do të mirëkuptonit për pyetjet...

Doja ta nisja pak më ndryshe, s’është një moment i zakonshëm për mua dhe as për familjen time, siç nuk është një moment i zakonshëm për gjithë njerëzit që më kanë njohur apo ata që kanë besuar te mua, më kanë zgjedhur, përfshirë edhe ndoshta edhe me ndjesën time për shqetësimin, kolegëve në PS, deputetëve, kolegëve që janë sot në parti, kryeministri, të cilëve u kam krijuar pa dashjen time një shqetësim të pamerituar, së pari është familja ime dhe im bir dhe këto janë ditët kur unë duhet të kujdesem për ta. Janë ditë shumë jo komode për mua, pavarësisht se që kur kam hyrë në politikë jam gjendur në sulme të vazhdueshme. Aq më shumë kur kam qenë ministër. Dua të falënderoj këdo qytetar që më ka kontaktuar. E nëse fjalët e mia s’do mjaftonin ti bind, ka plot njerëz që më kanë marrë në telefon, e për mua është shumë më e vyer sot se sa dje, që isha ministër, sot që jam në akuzë. Ka gjithmonë një moment për të kuptuar se sa armiq të vërtetë bën dhe sa miq të rremë bën. Siç ka sigurisht miq pafund e kolegë që më kanë marrë në telefon apo më kanë mbështetur, ky është një nga ato momentet që nuk mjaftohet nga fjalët por presim drejtësi. S’i vë faj kujtdo që nuk më ka marrë dot në telefon, apo ka pasur frikë se mendon që jam në përgjim, si vë faj askujt se edhe unë jam koshient, kjo është jeta. Ka gjithmonë një moment për të kuptuar se sa armiq të vërtetë bën dhe sa miq të rremë bën. Siç ka sigurisht miq pafund e kolegë që më kanë marrë në telefon apo meqë kanë mbështetur, ky është një nga ato momentet që nuk mjaftohet nga fjalët por presim drejtësi S’i vë faj kujtdo që nuk më ka marrë dot në telefon, apo ka pasur frikë se mendon që jam në përgjim, si vë faj askujt se edhe unë jam koshient, kjo është jeta.

 

-Çfarë ju ka kërkuar kryeministri?

Nuk më ka kërkuar asgjë të cilën ta shënoja dhe ta thoja sot këtu. Ka pasur një bisedë normale për një situatë anormale.

 

-E keni kërcënuar kryeministrin?

Këto janë përralla. Unë nuk kërcënoj njeri. Mbi të gjitha kur e vërteta nuk më tremb mua, çdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.

 

-Keni të vërteta të fshehura?

Kam bërë detyrën time, duke u kujdesur vetëm për të drejtën. E kisha shumë kollaj të bëja miq në politikë. Unë kisha në dorë ta kisha shok Ilir Metën, por nuk e kam. Zgjodha ta kem përballë.

 

-Çfarë lidhje familjare keni me Habilajt?

Janë kushërinj shumë të largët, me të cilët s’kam marrëdhënie.

 

-Kishit marrëdhënie me ta, kishit një skaf me ta?

Janë kushërinj të shtatë apo të tetë. Nuk kam ngrënë drekë kurrë me ta. Nuk e njoh Dritan Zaganin. Nuk kam pasur marrëdhënie që të rri dhe të ndaj gjëra të mia. Nuk di të them nëse kemi ndenjur në festa familjare. Aq më pak të kisha marrëdhënie që të lejoja zhvillimin e aktivitetit kriminal. E vetmja marrëdhënie e imja që unë sot ndihem fajtor është që unë pak ditë pas marrjes së detyrës si ministër shita makinën. Makina u shit në një noter, u pasqyrua në regjistrin elektronik.

 

-Pse ia shitët këtyre?

E shita me noteri.

 

-Sa e shitët?

Nuk e kujtoj. Por me çmimin real. Kam riudhëtuar 2 apo 3 herë, janë raste kur kam shkuar me pushime me tim bir, bashkëshorten, babin dhe nënën.

 

-Keni qenë i shoqëruar me Artan Habilajn?

S’ka udhëtuar kurrë në makinën time ai dhe askush tjetër, kurrë. Gabimi im është që për kollajllëk që mos përdorja makinën zyrtare që të shkoja me pushime dhe kam marrë makinën që kisha mundësi ta merrja për kollajllëk, ia kam kërkuar xhaxhait tim meqë u bë shkesi ta shisja. Unë mund të kërkoja çdo makinë, mua më shkoi në mend në atë kohë pa paragjykuar te merrja makinën qe e kisha shitur.

 

-Makinës ju i jepnit?

Kur isha me familjen unë vetë i jepja. Është e sigurt që nga sa kuptohet sot personat kanë qenë me procedim penal në Itali.

 

-Keni udhëtuar në Itali me Habilajt?

Kurrë.

 

-Pasi Zagani foli, u bëtë kurioz ta shihnit çfarë ishin?

Pasi foli Zagani mora vesh që makina ishte në emrin tim. Unë kam shkuar direkt në Prokurori. Unë nuk kisha asnjë mundësi tjetër që të bëja të vetmen gjë që i takon një ministri, shkova te Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkova të hapte hetim për mua. Ai doli me një vendim pas një viti.

 

-Po një skaf me emrin tuaj e mbanin Habilajt?

Unë skam pasur asnjëherë skaf. As kam shkuar të ha dreka me ta, as kam ndenjur në Vlorë sic ka thënë Zagani. Habilajt nuk kanë qenë kurrë në makinën time.

 

-Jeni ndaluar në Itali për katër orë?

Është thashethem. Hyn te thashethemnaja e madhe e krijuar këto ditë. Nuk jam ndaluar kurrë nga asnjë agjenci e vetme. Kam thirrur agjencitë ligjzbatuese të vijnë këtu dhe të hetojnë.

 

-Si i komentoni përgjimet ‘5 mln euro në javë i do Saimiri’?

Dy njerëz pasi kam marrë unë detyrën; që sapo kisha nisur punën merrja 5 milionë euro, kjo është jashtë logjike. Sikur gjithë Shqipërinë të mbillja me kanabis, nuk do i merrja kurrë aq.

 

-A ke marrë dhurata nga ata?

Kurrë jo.

 

-Nuk kishte asnjë dijeni për këta personi ju si ministër i Brendshëm? Kur ai thotë se kemi blerë policinë, radarët…

Dy trafikantë ordinerë që thonë për ministrin e Brendshëm që unë fitoja 5 mln euro, unë mendoj se është kaq banale, idiotësi dhe nuk ka nevojë për asnjë koment më tutje. Përtej kësaj, për disa përgjime që pres të sqarohen në prokurori, ku emri im përmendet disa herë…

 

-Më shkruan një oficer policie se Habilaj në 2012-ën ishte përfshirë në veprimtari kriminale. Nuk kishit dijeni?

Unë kam neglizhuar të pyes, që apo ja shes njerëzve që kanë rekorde. Në dijeninë time po ia shisja ca njerëzve dhe pikë. Skam menduar gjatë se po ia shes X apo Y. Mua mu duk kënaqësi e madhe që po shisja makinën.

 

-E keni blerë 23 mijë euro dhe e keni shitur 10 milionë leke…

Se kam parasysh kontratën.

 

-Nuk keni pasur sinjale nga DEA?

Kurrë skam pasur. Unë kam qenë i kujdesur në marrëdhënie me këdo.

 

-A ishin Habilajt militantë të PS?

Nuk kam dijeni

 

-A keni shkarkuar policë me urdhër të tyre?

Kurrë

 

-A janë fotografuar Habiljat edhe me një ministër tjetër të qeverisë?

Nuk kam dijeni. Politikanët që po shoqërohen në fushatë me precedentë penale ka plot. Politikanë që fotografohen me njerëz me precedent penal ka plot. Kjo është Shqipëria jonë.

 

-Nuk ka qenë spot që politika shoqërohej me ta..

E ke gabim. I merrte në makinat e shtetit. Ka pasur edhe politikanë që kanë udhëtuar jashtë me kriminale.

 

-A ka deputetë të tjerë që kanë dal jashtë Shqipërie me makinat e shtetit?

Ka të paktën 30 deputetë që kanë dalë me kriminelë në makinën e tyre…vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme ka gati 30 deputetë që kanë dalë jashtë vendit me

me persona që kanë pasur rekorde kriminale në të kaluarën.

 

-Ka pasur një rast kur një deputet është kapur në një rast tjetër në një operacion policor me një trafikant në makinë. Ju thoni 30 politikanë që kanë marrë në makinat e tyre kriminel. Ju ishit ministër?

Unë di shumë më shumë se ç’kam mundësinë të flas, unë po ju them që Shqipëria në vlerësimin tim s’ka histori bandash, për mua janë ca banditë rrugësh të cilët me vullnet nga policia dhe mbi të gjitha nga prokuroria apo nga gjykata akoma më shumë, shkojnë në burg dhe lirohen…Historia e Elbasanit s’ka asnjë motiv për ‘shok’ publik, ndoshta nuk shkon në gjatësinë e valës së shqetësimit tuaj kjo histori, por të dyja bandat janë arrestuar kur unë kam qenë ministër, janë arrestuar dhe i ka liruar gjykata pas 6 muajsh apo një viti.

 

-Keni marrë para nga Habilajt?

Në përgjimet në datën 10 dhjetor 2013 deklarohej se fitoja 5 milionë euro në muaj. Këta njerëz që njeri tjetrin bëjnë biseda deklaronin se fitoja 5 milionë euro në muaj. Skam pasur kurrë dijeni se përgjohesha. Ky përgjim mua më duket qesharak, edhe për logjikën mesatare të çdo shqiptari. Sikur gjithë Shqipërinë të kisha mbjellë me drogë s’mund të fitoja 5 milionë euro në muaj.

 

-A pranon moral nga politikanët dhe çfarë ndodhi pas suksesit në Lazarat?

Nuk pranoi moral nga ata që kanë qeverisur për 25 vjet. Çështja e kanabisit është një çështje që as ka lidhje me mua por përkundrazi me ne filloj të mbaroj. Tjetër pas Lazaratit unë e kam thënë dhe në këtë studio unë nuk kisha frikën e ditës së parë kur u nisëm në luftën në Lazarat se kisha frikën e ditës së parë të paqes në Lazarat. Pikërisht se kjo e bënte me më shumë etje tregun për këtë histori. E katërta unë di të them që ne ndoshta u treguam të pakujdesshëm me mesazhet që i jepnim publikut lidhur me këtë histori.  

 

-Ka rol Fatmir Xhafaj në nxjerrjen e materialeve?

Unë e di që….interesante. Dhe sot po ju them se nuk është dita që të merrem se kush ja rol në këtë histori. Të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut. Do rri aty dhe pasi të zbardhet e vërteta.

 

-A është zoti Rama pas kësaj historie?

Unë kam qenë ministër. S’po largohem. Sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që im bir nesër kur të rritet, të mos kthejë kokën pas. Që familja ime të jetë e qetë.

 

-Kush po tenton t’ju çojë në burg?

 Mua me intereson të dalë e vërteta

 

-Si do e provoni, nesër mund të arrestoheni?

Më intereson të dali e vërteta, s’më intereson fare e nëqoftëse ka njerëz që janë marrë me këtë punë. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori do vijë dita që do merrem unë me ta.

 

-A ka njerëz që po kërkojnë t’ju nxjerrin nga politika?

Do sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes sime dhe për të vërtetën, s’më intereson fare kjo loja kukamshehti. Të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem me ta.

 

-Pra e dini kush janë personat?

Dhe të jesh i bindur që unë sa kohë kam të vërtetën me vetën time, kollaj që një gënjeshtër sado e madhe të më dalë përballë.

 

-A keni ju përgjime?

Unë kam vetëm veten time.

 

-Kush po e bën komplotin ndaj jush?

 Nuk më interesojnë fare.

 

-Keni dijeni që kërkohet arrestimi i Çakos nga italianët?

 Nuk kam dijeni..

 

-A ka njerëz që po tentojnë t’ju nxjerrin nga politika vetëm njerëz të fuqishëm mund ta bëjnë këtë?

Unë do sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes sime, s’më intereson kjo loja kukafshehtasi, por të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem edhe me ta.

 

Mendoni se u ka futur Rama në kurth?

Nëse unë një ditë do merrja vesh se kryeministri im ka pasur një arsye të largët, Nëse një ditë do

merrja vesh që kryeministri im do kishte pasur një arsye të ardhur nga shumë larg, nëse ka pasur kryeministri im një raport të tillë një informacion të tillë të denjë për të më kërkuar mua të largohem nga qeveria, do e bëja fajtor atë për mungesën e raportit…., okej ka përmbushur raportin e vet me mua, por ka shkelur raportin e vet me ligjin se duhet ta conte në Prokurori..për arsyet di që i ka dhënë ato publikisht, shteruese sipas tij dhe mos prisnin që unë të flas ca kam thënë ça flas.

 

-E dini se mund të futeni në burg?

Djali i Sali Berishës ka folur 30 minuta pas ngjarjes së Gërdecit me pronarin e asaj ndërmarrje dhe nuk është thirrur një herë nga prokuroria, se çfarë foli me këtë njeri që vrau 26 veta. Ndërkohë që unë po shkoj në burg, unë po arrestohem. Një tjetër që del duke kërkuar 7% dhe numëruar fletët e bllokut dhe nuk shkoi në burg, sot është President i Republikës. Kjo është Shqipëria. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 16:01

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishën sot në Poreç të Kroacisë, ku u përurua shtatorja e Shën Terezës.

Postuar: 23/11/2017 - 15:17

Kryeministri Edi Rama replikon shpesh me komentuesit në rrjetin social “Facebook”.

Postuar: 23/11/2017 - 14:42

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një surprizë 100 mijë punonjësve të administratës shtetërore duke i lënë pushim të hënën e ardhshme në 27 Nentor, në prag të festave të 28 dhe

Postuar: 23/11/2017 - 14:34

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në faqen e tij të Facebook, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi

Postuar: 23/11/2017 - 14:13

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se ka paguar një milion dollarë për lobim në SHBA, nga të cilat 825 mijë dollarë vetëm në tre muaj

Postuar: 23/11/2017 - 13:51

Buxheti i Bashkisë Tiranës për vitin 2018 mund të konsiderohet edhe si buxheti i zonave periferike dhe rurale.

Postuar: 23/11/2017 - 13:50

Kryedemokrati Lulzim Basha ka fol sot në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.