BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Saimir Vishaj: Ka vetëm një rrugë për të rihapur hetimet për Izet Haxhinë, ja si duhet vepruar për ngritjen e KLGJ, aplikimet e reja të panevojshme

Saimir Vishaj: Ka vetëm një rrugë për të rihapur

Avokati Saimir Vishaj komentoi ditën e djeshme ecurinë e deritanishme të procesit të vetingut. Gjatë një interviste për gazetën “SOT” ai theksoi se rezultatet e vetingut i kanë shokuar të gjithë sepse nuk pritej që gjyqtarët dhe prokurorët të kishin kaq shumë probleme. Sipas tij, ngërçet e krijuara në drejtësi janë të zgjidhshme, ndërsa sa i takon çështjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, avokati theksoi se hapja e garës nga Gjykata e Lartë është e panevojshme. Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë nënvizoi se në këtë rast kandidatët për KLGJ janë të plotë sepse është edhe gjyqtarja Nertina Kosova, e cila e ka kaluar vetingun dhe nuk është më e nevojshme që të kërkohet për emra të tjerë. Duke theksuar se procesi i vetingut duhet të shtrihet edhe në politikë, Vishaj tha se duhet që ligji dhe drejtësia të jenë të barabartë për të gjithë. Në fund, ai komentoi edhe çështjen e Izet Haxhisë. Sipas avokatit, pavarësisht deklaratave të Izet Haxhisë, prokuroria nuk mund të hapë asnjë hetim të ri, ndërsa zbuloi rrugën e vetme sesi mund të ndodhë një gjë e tillë.

-Përgjatë këtyre muajve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti të mbyllë procesin e rivlerësimit për pjesën më të madhe të emrave prioritarë. Si e shihni ju ecurinë e këtij procesi deri tani?

Ne nuk kemi ndonjë eksperiencë për të bërë krahasim. Nuk kemi asnjë precedent të tillë, por që nuk ishte parashikuar që gjyqtarë dhe prokurorë të iknin për shkak të problemeve me pasurinë. Ne mund të kishim diskutuar dhe marrë parasysh largimet në lidhje me njohuritë profesionale dhe integritetin e tyre, por në lidhje me pasurinë dhe nivelin kulturor që kanë shfaqur kemi qenë të shokuar. Deri në këto momente kemi qenë të shokuar nga disa gjyqtarë dhe prokurorë të cilët ishin në majën e piramidës së gjyqësorit, por nuk e meritonin të ishin aty. Imagjinoni kur maja e piramidës së gjyqësorit është e tillë dhe jemi skandalizuar, imagjinoni se çfarë do të ndodhë me Apelet dhe Shkallën e Parë.

-Me nisjen e procesit të vetingut u vu re sesi shumë gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan nga detyra. Por nga ana tjetër, këto shkarkime futën në ngërçe shumë institucione të drejtësisë, ndërsa duket se ka një problem edhe me ngritjen e organeve të reja. Cili është komenti juaj për këtë situatë? Si mund të zgjidhjet kjo?

Unë e kam thënë që në fillim që paralelisht duhet të ishin krijuar edhe kapacitetet në gjyqësor dhe prokurori, pra duhet që paralelisht të bëheshin edhe shkarkimet, edhe emërimet. Gjithsesi, jemi në një moment të tillë që nuk ka ngërç sepse Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të funksionojë për arsye sepse thirrja që bën Gjykata e Lartë për të marrë një gjyqtar të Apelit të rretheve është e zgjidhur. Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova nuk është gjyqtare e Apelit të Tiranës, por është gjyqtare e Apelit të rretheve sepse Gjykata e Krimeve të Rënda përfaqëson jo vetëm Tiranën, por të gjithë Shqipërinë. Dhe ky ngërç për mua është zgjidhur, nuk e kuptoj pse vazhdohet akoma dhe hapet një garë në një kohë kur neve Nertina Kosovën e kemi për të ngritur sa më parë KLGJ. Sa i takon organit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, unë mendoj se është në shumicë votash. Me 5 veta mund të arrijë që të funksionojë ky institucion. Nuk është e thënë që të jenë me doemos nëntë veta sepse 4 veta nga ata dolën të padëshirueshëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por ndërkohë ky institucion me 5 veta mund të funksionojë, mjafton të jetë shumica e anëtarëve në funksion.

-A mund të jetë projektligji për magjistratët i propozuar nga mazhoranca një mundësi për të zgjidhur ngërçin dhe kaosin në sistemin e drejtësisë?

Në Kushtetutë është, por unë mendoj se të gjithë juristët që kanë mbaruar në Evropë ose në Amerikë, p.sh., në Cambridge, në Oxford, në SHBA, në Romë mund ta përballojnë këtë sepse kemi shumë juristë që kanë ardhur nga vendet perëndimore të cilët mund të ishin shumë mirë plotësues. Nuk është e thënë që Magjistratura të plotësonte këtë vend sepse që sistemi i drejtësisë sot ka arritur në këtë pikë është edhe për shkak të Magjistraturës, të cilët nuk sollën asgjë, nuk sollën progres në sistemin e drejtësisë, por regres. Të mbaroje Shkollën e Magjistraturës quhej sikur ishte diçka shumë pozitive, por ne si profesionistë e pamë që vetë Shkolla e Magjistraturës ishte një regres sepse në 25 vjet që dilte një jurist ose gjyqtar a prokuror nga Shkolla e Magjistraturës, të gjithë sollën pasoja në sistemin e drejtësisë.

-Me vendimin për hapjen e negociatave në vitin 2019, Bashkimi Evropian kërkoi ndër të tjera edhe ngritjen e SPAK deri në muajin qershor të vitit të kaluar. Sipas jush, sa mund të arrihet një gjë e tillë?

Për mua është e mundur sepse unë e kam thënë që fillimisht reforma në drejtësi pa dakordësi politike nuk mund të realizohet. Ashtu siç të gjithë deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese me 140 vota, kjo dakordësi duhet të vazhdojë edhe me ngritjen e institucioneve ose me miratimin e 7 ligjeve që presin të miratohen në Parlament. Reforma në drejtësi nuk do të thotë ndërrim emrash, do të thotë ndryshim mentaliteti, ndryshim koncepti, ndryshim vlerësimi, që sundimi i ligjit në vend të jetë i besueshëm si për forcat e majta, ashtu edhe për forcat e djathta. Nuk mundemi të vazhdojmë me një mentalitet ku një forcë politike bën shantazh ndaj gjyqësorit ndërkohë që duhet të ketë dakordësi dhe garanci nga të gjitha forcat politike në mbarëvajtjen e asaj që ne ëndërrojmë, por nuk e di sa do realizohet, të sundimit të ligjit në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare.

-Që nga nisja e procesit të vetingut është vënë re sesi të dy kampet politike janë hedhur në sulm me akuza dhe kundërakuza. A e do në të vërtetë politika reformën në drejtësi?

E para një herë, reforma ose vetingu duhet të fillojë nga politika. Nëse politika do të ishte në veting, atëherë do të besonte tek gjyqësori. Por për aq kohë që ne kemi në radhët e deputetëve politikanë që janë të dënuar, ose mbështesin, siç ndodhi para pak ditësh, grupe të caktuara apo të strukturuara kriminale, atëherë imagjinoni tani se çfarë besimi mund të ketë populli tek drejtësia. Gjithsesi, mendoj se jemi në një rrugë të përbashkët dhe shoh se diçka ka filluar të lëvizë. Ka filluar të lëvizë sepse KPK, kantieri jashtë funksionit të drejtësisë, 25 gjyqtarë dhe prokurorë i ka bërë një ogur të mirë për Shqipërinë, të cilët jo vetëm nuk do të jenë më pjesë e gjyqësorit ose e prokurorisë, por këta nuk do të jenë më pjesë edhe si pedagog të universiteteve qoftë publik, ose edhe privat. Po ashtu nuk do të ushtrojnë më profesionin e avokatit. Sepse sipas meje, nuk mundet që një gjyqtar që preket nga vetingu të jetë avokat ose të jetë pjesë e pedagogjisë për të mësuar nesër studentët e jurisprudencës. Për mua procesi i vetingut duhet të shtrihet edhe në politikë, por jo vetëm. Le të shtrihet në çdo sferë nëse është e rëndësishme që sot ne të kemi atë që ëndërrojmë: sundimin e ligjit. Ligji duhet të jetë i barabartë për politikanin, për gjyqtarin, për doktorin, për arkitektin, për tregtarin, për çdo person që ka të bëjë me të ardhura materiale. Nuk mundet të themi ne dhe të pranojmë që një gjyqtar është dënuar për vjedhje apo një politikan është dënuar për krim të organizuar. Nuk mund të themi neve që një person i cili nuk punon, ka të ardhura nga një aktivitet kriminal dhe ka resorte, pallate në ndërtim. Atë që ne të gjithë kemi ëndërruar dhe kemi dashur ta prekim më dorë në këto vite demokraci është që ky sundim i ligjit të përfshijë të gjitha sferat. Nuk ka lidhje fare me gjyqësorin, me ekzekutivin apo me politikën. Janë të gjitha fushat që prekin sistemin e një shteti. Madje edhe media sepse edhe mediat po luajnë një rol negativ sot.

-Po kërkesën e Partisë Demokratike për të rishikuar 6 ligjet e reformës në drejtësi që u miratuan pa konsensus, si e komentoni?

Për mua duhet patjetër një dakordësi që jo rishikimi i këtyre, por edhe rishikimi i KLGJ dhe KLP që doli nga Parlamenti është i jashtëligjshëm. Sepse nuk mundemi ne të zgjedhim me gogla anëtarë KLGJ dhe KLP që kanë gratë gjyqtare. Pra zgjidhet një anëtar i KLGJ, i cili ka gruan në gjykatë apo edhe rasti i KLP. Kjo është papajtueshmëri. Nëse ne luftuam për këtë reformë, tek e cila kemi besim, nuk mund të ëndërrojmë ne tani tek zëvendësimi i emrave. Zëvendësimi i emrave është shumë normal. Puna është që sundojë ligji dhe sundimi i ligjit është në atë që ne themi që të ndryshojë një mentalitet që drejtësia të mos ketë më frikë nga politika, por të jetë e pavarur.

-Për të prekur pak edhe një çështje tjetër me mjaft interes. Izet Haxhia vazhdimisht ka hedhur akuza dhe ka kërkuar që të merret në pyetje. Por sipas ligjit, a mund të nisë një hetim kryesisht mbi bazën e deklaratave të tij? Pra përveç çështjes momentale, të hapet edhe një hetim i ri?

Jo, nuk ka mundësi sepse kjo është një gjë e gjykuar. Nuk mundet as Izet Haxhia as kurrkush me deklarata që të hapë një hetim. Në qoftë se Gjykata e Apelit mundet ta rikthejë për rigjykim në Shkallën e Parë, atëherë prokuroria mund të tërheqë aktet në prokurori, pra në Shkallën e Parë dhe atëherë mund të fillojë një hetim i ri. Nuk mundet prokuroria në këto momente, kur është një gjë e gjykuar të hapë çështjen apo të hapë hetim. Madje edhe ta pyesë nuk mundet. Ka vetëm një gjë: Gjykata e Apelit o të lë vendimin në fuqi ose ta kthejë çështjen për rigjykim. Vetëm në këtë rast prokurori i çështjes mund ta marrë çështjen në prokurori për të nisur hetimet dhe për të filluar nga e para. Por besoj se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë sepse asnjë nga palët nuk ka interes dhe dëshirë që çështja të rihapet. 

Intervistoi: Mimoza Ibra

Më të lexuarat