BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Skënder Gjinushi: PD po tenton të bllokojë hetimin e 21 Janarit dhe Gërdecit, Basha frikë nga rivaliteti me Topallin, mundohet t’i ngjajë Berishës

Skënder Gjinushi: PD po tenton të bllokojë hetimin e 21 Janarit

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi gjatë një interviste për gazetën “SOT” ka deklaruar se protesta e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve të 18 qershorit është absurde.

Sipas ish-kryetarit të Parlamentit arsyeja e vërtetë që Partia Demokratike ka dalë në shesh lidhet me bllokimin e reformës në drejtësi. Gjinushi ka komentuar edhe deklaratën e Lulzim Bashës për destabilitet të vendit duke thënë se një deklaratë e tillë vjen në kushtet kur pozitat e Bashës në PD po lëkunden ndjeshëm nga Jozefina Topalli. Sipas kreut të PSD reforma në drejtësi duhet realizuar një orë e më parë, pasi janë shumë çështje të mëdha si 21 Janari, Gërdeci apo vjedhja me Rrugën Durrës-Kukës, për të cilët shqiptarë kërkojnë që të vihet drejtësi. Po ashtu, Skënder Gjinushi i konsideron mjaft absurde edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me rolin e dy ambasadorëve, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

-Prej më tepër se një javë tashmë Partia Demokratike është duke zhvilluar një protestë. Arsyeja, siç ka deklaruar Lulzim Basha, lidhet me manipulimin e zgjedhjeve. Si e shihni këtë protestë dhe a janë vërtetë të kërcënuara zgjedhjet e 18 qershorit?

Në fakt asnjë nuk e ka të qartë se çfarë proteste është kjo. Do ta quaja një protestë paradhënie. PD ka dalë në protestë dhe thotë se “kundërshtojmë vjedhjen e votës” që mund të bëhet në 18 qershor. E thënë ndryshe këtu kemi të bëjmë me një kërkesë, pra PD duke mos pasur fuqinë për të fituar në zgjedhje, madje kryetari i saj i fiksuar e di mirë se zgjedhjet i humbet, ndaj ndërtoi alibinë se zgjedhjet janë tashmë të manipuluara duke dalë në shesh dhe duke kërkuar zgjedhje të lira edhe të ndershme. Zgjedhjet e lira edhe të ndershme i kërkojnë të gjithë, puna është kush i garanton ato. Me ndryshimet që kanë ndodhur vitet e fundit është e qartë se mekanizmat që një qeveri të ndikojë në zgjedhje janë zvogëluar. Pra, zgjedhjet e ndershme garantohen nga qeveria  e zgjedhjeve që është KQZ. Zgjedhjet e lira edhe të ndershme garantohen gjithashtu nga klima e përgjithshme, pra a janë palët në një mendje, edhe nga media. Pra, nëse kjo e fundit është apo jo e balancuar në fushatë. PS dhe PD janë njësoj përgjegjëse në arritjen e standardeve të zgjedhjeve. Problemi më i madh që kanë pasur vazhdimisht zgjedhjet ka qenë përdorimi i KQZ-së, sidomos në vitet 2009 apo 2011, kur u vodh mandati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet KQZ-së. Para këtij realiteti PD nuk ka se kujt ti kërkojë zgjedhje të lira edhe të ndershme përveç vetes. Që kjo është një alibi e tregon edhe shqetësimi për blerjen e votës. Nëse lexon raportet e ndërkombëtarëve për blerjen e votës nuk është akuzuar drejtpërdrejt PS, madje edhe vetë PD nuk e ka akuzuar PS-në. E dyta, blerja e votës është një element jashtë procedural. Nëse i referohemi historisë, dhunuesja dhe deformuesja e votës në Shqipëri ka qenë PD. Pra, nëse PD është vërtetë  e shqetësuar për zgjedhjet duhet të pranojë rekomandimin e partnerëve për depolitizimin ne komisioneve të administrimit të votës.

-Në vijimësi të qëndrimeve të saj mazhoranca qeverisëse me anë të Edi Ramës dhe jo vetëm, ka deklaruar se arsyeja e vërtetë e protestës së Partisë Demokratike lidhet me bllokimin e vetingut. Në këndvështrimin tuaj a qëndron kjo tezë?

Tani është e qartë që arsyeja reale e protestës është pikërisht bllokimi i reformës në drejtësi. Papritur protesta shoqërohet me bojkot të Kuvendit, në një kohë që të gjitha kërkesat e saj bëhen edhe realizohen pikërisht në Kuvend. Nëse do të ndryshosh diçka tek zgjedhjet duhet të bësh disa ndryshime ligjore, e cila bëhet në Kuvend duke pranuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pastaj dalim në një tjetër qëndrim absurd që tregon pozicionimin kundër reformës. PD thotë më “garanto zgjedhjet e lira dhe të ndershme që të votoj vetingun”. Por zgjedhjet bëhen në 18 qershor, pra ata kërkojnë që edhe vetingu të bëhet pas 18 qershorit. PD vijon me teorinë se gjithçka duhet ta bëjë ajo. Përpjekja për të mos lejuar vetingun lidhet drejtpërdrejt me mospenalizimin e të korruptuarve, pasi dihet se një pjesa dërrmuese e tyre janë në krahun e PD. Njerëzit janë lodhur nga akuzat për korrupsion, por nuk duhet të harrojmë se ka shumë ngjarje korruptive në vend siç janë Gërdeci, 21 Janari apo Rruga Durrës- Kukës, të cilat shqiptarët kërkojnë të vihet drejtësi. Të gjitha këto bëhen duke pastruar gjyqësorin në mënyrë që ky i fundit më pas të ketë mundësi të pastrojë edhe politikën. E vetmja mënyrë për të pastruar gjyqësorin, për të mos pasur kontestime është që të merret një i tretë si garant, në rastin konkret faktori ndërkombëtar. Në këtë pikë PD ka bërë një autogol. Këtu kemi të bëjmë me një paradoks pasi në çdo çështje të madhe PD është mbrojtur duke kërkuar prezencën e ndërkombëtarëve për çështje të mëdha. Të vijnë gjykatës të huaj, të vijnë prokurorë të huaj, ndërsa tani në mënyrë të pakuptueshme ndodh e kundërta.

-Pak ditë më parë gjatë një emisioni televiziv, ish-kryeministri Sali Berisha deklaronte se dy ambasadorët më të rëndësishëm në vend, Donald Lu dhe Romana Vlahutin po sillen si guvernatorë. Ju si i shihni këto deklarata dhe a mendoni se ka diçka të vërtetë në këtë mes? 

Ç’është e vërteta, disave mund t’u duket e tepruar ndërhyrja e ambasadorëve, por ti ke pranuar dhe ke kërkuar që reforma në drejtësi, për të garantuar paanësinë të mbikëqyret nga ndërkombëtarët. Po Venecian guvernatore duhet ta quajmë? I kërkove Venecias që të të japë ndihmë, i kërkove OPDAT e OSBE ndihmë dhe të gjithë këtë për të garantuar paanshmërinë. Kushtetuta u servir si një konsensus, por që u shkelmua tej. Pra nuk kemi të bëjmë me guvernatorë të kësaj reforme, por me monitorues të paanshëm të realizimit të saj. Ata e kanë vënë në Kushtetutë ndërtimin e ONM, e kanë votuar, ndërsa kur ngrihet bordi thonë çfarë është ky bord. Tani bordi do të përbëhet nga njerëz, mision pa njerëz nuk mund të ketë. Pra, kjo tregon se sa shumë të trembur janë nga reforma. E para tremben nga procesi i vetingut dhe sepse kanë kuptuar tashmë që ndërkombëtarët e kanë marrë seriozisht këtë proces. Kjo kuptohet shumë lehtë në çdo lëvizje apo qëndrim të opozitës.

-Lulzim Basha pak ditë më parë u bëri publikisht qytetarëve të reagonin për të drejtat e tyre qoftë kjo edhe me dhunë. Si ju duken deklaratat e Bashës dhe a po tenton PD të destabilizojë vendin me këto thirrje?

Në radhë të parë kjo ishte një thirrje dëshpëruese, të kujton thirrjet e frikacakut, që për të larguar frikën fillon edhe këndon. Krejtësisht e papërgjegjshme që tregon një lider se sa mban. Në radhë të parë ai e bën këtë nga frika, në radhë të dytë nga gara me Jozefinën. Po duke i thënë se Basha nuk është lider i fortë dhe lidere më e fortë është një grua siç është Jozefina Topalli, Basha në një farë mënyre kërkon të gjejë shpëtim duke bërë deklarata të tilla. Pavarësisht se në deklarata Basha ka filluar t’i ngjajë Berishës, përsëri nuk e konkurron dot Jozefinën. Pavarësisht përmbajtjes së deklaratave është e qartë se ato nuk mund të merren seriozisht dhe qartazi tregojnë një njeri të dëshpëruar, i cili e di mirë se nuk mund të bëhet kurrë lider. Ai përpiqet të kopjojë, të sillet si Saliu, por është shumë larg tij në çdo aspekt. Ky del në shesh me frikën se do ti villen zgjedhjet, por çfarë mund të thonë qytetarët e Tiranës të cilëve iu tjetërsua vullneti në 2011. Sipas PD qeveria legjitime ka të drejtë të vrasë, edhe kur e kalon edhe kur se kalon gardhin. Larg qoftë të ishte Luli tani në pushtet, pra PD kur është vetë në pushtet i jep çdo të drejtë qeverisë, kur është në opozitë i jep çdo të drejtë përsëri vetes, pra kemi të bëjmë me një kontrast të pastër qëndrimesh.

-Një nga debatet që është artikuluar në skenën politike ka qenë edhe ai i krijimit të një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. A mendoni se duhet bërë diçka e tillë?

Nuk mendoj se është momenti dhe se ka arsye të flitet në këto momente për qeveri teknike. Qeveria e zgjedhjeve është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë sigurisht edhe mediat. Këtu dalim në një tjetër deklaratë të çuditshme të zotit Basha, i cili përdor fjalën përmbysje. Në demokraci nuk ekziston ky term. Në demokraci ka rotacion, qeveritë i lënë vendin njëra-tjetrës. Gjithsesi, e përsëris se nëse vërtetë Partia Demokratike është e shqetësuar për zgjedhjet atëherë duhet të vijojë dialogun në Parlament për të përmbushur rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Dua ta përsëris edhe një herë kur një parti politike thërret militantët e vet për një kërkesë të saj për të ardhur në pushtet, atëherë kjo nuk është protestë, por është kërkesë. Kërkesat nuk bëhen në rrugë. Luli ka vendosur ta bëjë në çadër, pra ai kërkon të paraprijë humbjen që e pret në 18 qershor.

 

 Intervistoi:Bujar Muçaku

Më të lexuarat