BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Sokol Hazizaj: Fati i Izet Haxhisë në dorë të Ministrisë së Drejtësisë, kërkesa e PD për shkarkimin e Markut e pavlerë, ja problemet që sjell zvarritja e reformës

Sokol Hazizaj: Fati i Izet Haxhisë në dorë të

Avokati Sokol Hazizaj gjatë një interviste për gazetën ditën e djeshme komentoi disa nga zhvillimet e fundit të aktualitetit shqiptar. I pyetur për rastin e ekstradimit të Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit, Hazizaj deklaroi se e gjithë çështja është në dorë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa shtoi se pas ekstradimit në Tiranë, Haxhia ka të drejtën e rishikimit të çështjes. Ndërsa sa i takon mungesës së konsensusit politik për votimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ, avokati u shpreh se kjo tregon qartë që politika shqiptare po e zvarrit qëllimisht reformën në drejtësi. Duke u ndalur edhe tek rezultatet e para që pritet të jap vetingu, Sokol Hazizaj theksoi se ky proces duhet të ketë një shtrirje më të gjerë edhe në institucionet shtetërore.

-Gjykata e Lartë turke ka vendosur ekstradimin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit. Nga ana ligjore, a mund të kemi një rihapje të çështjes në Tiranë?

Bëhet fjalë për një vendim gjyqësor të një gjykate të një vendi të huaj, bëhet fjalë për ekstradimin ose transferimin e personit për procedim penal. Kodi i Procedurës Penale ka parashikuar rastet kur Ministria e Drejtësisë i hap rrugë ekstradimit të personave me procedim penal dhe transferimit të vuajtjes së dënimit penal, të cilat nuk ndodhin kur ekstradimi ose transferimi i vuajtjes së dënimit penal bëhet për shkaqe, ose në kundërshtim me Konventën Evropiane për shkaqe pikëpamjesh politike, besimi apo race, nuk i hapet rrugë. Në raste të tjera, Ministritë e Drejtësisë në vendet reciproke, për shkak të asaj të parashikuar në Konventë, i hapin rrugë vetëm për arsye për ekstradimin e personave me procedim ose transferimin e personave për të vuajtur dënimin. Pra është në kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë për t’u dhënë garanci personave që janë duke vuajtur dënimin ose që janë në procedim penal të kthehen në vendin e origjinës. Kodi i Procedurës Penale parashikon që brenda 30 ditësh nga ekstradimi ose transferimi të kërkojë rigjykimin sa i përket pozicionit të tyre në raport me veprën penale. Një nga arsyet e vendit pritës është edhe garancia që të jep vendi pritës, që është vendi i origjinës, Shqipëria, për rigjykimin e çështjes. Rigjykimin e çështjes për arsyet e tij individuale, gjithmonë për këtë. Ai kërkon rigjykimin e tij individual, pozicionin e tij në veprën penale.

-Izet Haxhia përmes medieve dhe rrjeteve sociale pretendon se është dëshmitar për shumë ngjarje. A mund të jenë të vlefshme dëshmitë e tij apo duhen prova konkrete?

Gjithmonë është në tagër të gjykatës vlerësimi i provave të reja ose jo.

-Dje u zgjodhën 10 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por nuk pati konsensus politik. A tregon kjo se politika nuk e do reformën në drejtësi?

Ka dy vjet politika shqiptare, përpos votimit që bëri të trysnuar në vitin 2016 për ndryshimet kushtetuese dhe ligjit organik që e vonon në mënyrë të qëllimshme gjithë procesin e reformës në drejtësi. Normalisht vonesa, e cila do të çojë në polemikë tjetër jo vetëm të karakterit politik, por edhe të karakterit teknik edhe formal, do të bëjë të pamundur të paktën për një 5-vjeçar ezaurimin e të gjithë elementëve të reformës në drejtësi që parashikohen në Kushtetutë, edhe në ligjet organik gjithashtu. Megjithatë, në opinionin tim, ne nuk kemi të bëjmë me ndryshim të sistemit apo me reformim të sistemit të drejtësisë. Po ta shikosh me vëmendje reformën në drejtësi, ne kemi të bëjmë me reformim të vlerësimit mbi të drejtën, jo mbi të drejtën. Kështu që, përpos faktit që brenda Kushtetutës dhe ligjeve organik ka konflikte formale juridik, edhe politika e çon këtë reformë në pafundësi konfliktuale.

-Pas kësaj faze, a mendoni se mund të ketë sërish zvarritje të reformës në drejtësi sepse duhet të bëhet implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese?

Sa i përket ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot varet nga trupa gjyqësore dhe nga trupa e prokurorisë. D.m.th për secilin organ mungojnë gjashtë anëtar të KLGJ nga trupa gjyqësore dhe gjashtë për KLP nga prokuroria. Nuk mendoj se kjo përbën shkak për vonesën e hyrjes në fuqi të KLGJ dhe KLP. Ajo që duhet të shpejtohet është shkurtimi në kohë i vendosjes së Prokurorit të Përgjithshëm sepse jemi me prokuror të përkohshëm dhe futjen në finalin ligjor të gjithë organet e hetimit dhe gjykimit.

-Partia Demokratike ka nisur një betejë të fortë për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim largimin e kryeprokurores së përkohshme sepse e cilësojnë si të paligjshëm zgjedhjen e saj. Si e shihni këtë nismë dhe sa korrekte është?

Partia Demokratike ia fut kot. Kaq e thjeshtë është. Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri ja fusin kot, e kanë politikë këtë punë. Është kot, s’kemi pse ta trajtojmë më gjatë.

-Kryeprokurorja Arta Marku dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pak ditë më parë nënshkruan një memorandum, por ka pasur akuza dhe e kanë cilësuar si të paligjshëm. A janë kushtetuese të tilla marrëveshje?

Nuk ka gjë antikushtetuese në rastin konkret. Por, ka dy dimensione sa i takon kësaj çështje. Unë mendoj që organi procedural i hetimit mund të bëjë marrëveshje vetëm me ligjin procedural penal. Ndërsa organet ligjzbatuese mund të bëjnë marrëveshje vetëm me një organ ligjzbatues të një vendi tjetër, por jo me prokurorinë, sepse detyrat janë të parashikuara në Kushtetutë në ligjin procedural penal, në ligjin për organizimin dhe funksionimin e drejtësisë gjyqësore dhe në ligjet e tjera mbi të cilat funksionojnë vetë ligji për Policinë e Shtetit. D.m.th, kjo nuk është antikushtetuese, por nuk mendoj se funksionon në një vend ku ligjet nuk mungojnë për të bërë një marrëveshje ekstra-ligjore. Sipas mendimit tim, ne nuk kemi vuajtur nga mungesa e ligjeve, por vuajmë nga mungesa e ligjzbatimit.

-Pritet që brenda këtij muaji vetingu të jap edhe rezultatet e para. A prisni të ketë emra që duhet të largohen nga drejtësia?

Ligji i vetingut për verifikimin e aftësisë së integritetit moral, aftësisë profesionale dhe vlerësimit  pasuror është ngritur mbi bazën e të dhënave të informacioneve që marrin nga institucione të cilat janë ngritur me kohë me ligj. Dhe nëse për shkak të këtyre institucioneve zbulohen gjëra të reja, do të thotë se këto institucione nuk kanë funksionuar më parë. Kështu që vetingu është i pamjaftueshëm nëse do të shtrihet vetëm në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të ligjit. Për mua duhet të ketë një shtrirje të gjithanshme dhe duhet të shtrihet edhe mbi organet të cilat nuk kanë zbatuar ligjin deri tani. Që do të thotë, ILDKP, institucioni për deklarimin e pasurive, ajo që është për pastrimin e parave, institucione të specializuara që funksionojnë në bazën ligjore nuk kanë funksionuar deri tanimë, duhet të mbajnë përgjegjësi për mungesën e frymës ligjore në zbatimin e tyre. Sepse në rast se këto institucione do ta kishin zbatuar ligjin, atëherë rrjedhimisht nuk do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Kjo është fare e thjeshtë. Në mungesë të zbatimit të ligjit, më duket sikur procesi i vetingut, i cili është një proces me të vërtetë pozitiv, po përdoret vetëm politikisht mbi institucionet e drejtësisë.

Intervistoi Mimoza Ibra