BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Sokol Hazizaj: Ja rruga që duhet ndjekur për të dalë nga kriza në drejtësi, vetingu është tërësisht i vonuar, organet e reja do duan kohë

Sokol Hazizaj: Ja rruga që duhet ndjekur për të dalë nga

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj komentoi ditën e djeshme ecurinë e procesit të vetingut dhe të reformës në drejtësi deri tani. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ai e cilësoi procesin e rivlerësimit si të vonuar. Sipas tij, kjo vonesë më pas ka ndikuar edhe tek krijimi i ngërçeve tek sistemi i drejtësisë. Mirëpo për avokatin, ka edhe një rrugë sesi mund t’i jepet një zgjidhje situatës së krijuar. Hazizaj theksoi se është detyrë e Parlamentit dhe e deputetëve që të ndërhyjnë sa më shpejt duke amenduar dispozitat tranzitore kushtetuese dhe ligjore si pasojë. Sokol Hazizaj tha ndër të tjera se procesi i ngritjes së organeve të reja të drejtësisë kërkon kohë dhe durim.

-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti të mbyllë procesin e vetingut për pjesën më të madhe të emrave prioritarë. Si i shihni rezultatet e vetingut deri tani? A mendoni se me ritmin e punës që shfaqi KPK gjatë muajit korrik, procesi i rivlerësimit është në rrugën e duhur për tu mbyllur sa më shpejt?

Duke mos harruar qëllimin e ligjit 84/2016, i cili nga njëra anë ka për mision rivlerësimin e subjekteve që punojnë në organet e drejtësisë dhe nga ana tjetër mbart garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, më krijon bindjen se procesi është tërësisht i vonuar, jo vetëm në raport me kohën e miratimit të ligjit të sipërcituar dhe ndryshimeve kushtetuese, por dhe sa i përket  misionit themelor të tij që lidhet me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Ndaj konstatoj se nxitimi i muajit korrik, ndonëse arriti të vlerësojë pjesën më të madhe të kandidatëve për KLGJ dhe KLP, nuk ka arritur të zgjidhë problemin e qeverisjes së sistemit. Vështirësia e krijimit të këtij momenti është cituar dhe nga konsulentë vendas dhe të huaj, veçanërisht Komisioni Venecias, ndaj stepem të përgjigjem pozitivisht në kohë rezultatit të shpejtë dhe efikas procesit të vlerësimit nga KPK. Natyrisht kur sheh faktin që politika ndryshe nga procesi i hartimit të ligjit, qetësisë dhe konfirmimit pa lexuar atë, është bërë shumë aktive, pse jo duke e kthyer dhe KPK në rudiment politik. Vështirësia e fundit e kthen dhe rrezikon gjithë procesin fund e krye të paragjykuar dhe të vonuar gjithashtu.

-Nga vetingu u larguan shumë gjyqtarë e prokurorë, duke krijuar ngërçe në disa nga institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë. Sipas jush, si mund të dilet nga kjo situatë?

Duke pranuar se procesi kushtetues i rivlerësimit filloi me shumë vonesë, pa lënë mënjanë dhe shkarkimin e një pjese të konsiderueshme gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët kishin shpallur interesin për të qenë anëtar të KLGJ-s dhe KLP-s, në mënyrë të padiskutueshme do të sillte pasojën e parashikuar të mungesës së qeverisjes së organeve të drejtësisë, e cila

si pasojë e ka çuar vendin dhe sistemin në rrezikun e padrejtësisë. Situata është më tepër se e dhimbshme, pra emergjente. Kolauduesit politikë dhe ata ekspertë janë paguar për të zgjidhur qëllimin dhe jo për ta deformuar gjithë sistemin. Megjithatë, duke qenë se situata është afër kapsllëkut total të së drejtës, është detyra e ligjbërësit të ndërhyjë shpejt duke amenduar dispozitat tranzitore kushtetuese dhe ligjore si pasojë. Reforma dhe parashikimet kushtetuese dhe ligjore duhen riparë në kohë dhe hapësirë, duke thjeshtuar disa momente institucionale dhe përmbajtësore, të cilat më duken se e kanë humbur qëllimin e tyre, ose po vazhduan kështu duke shërbyer si pengesa artificiale, sistemi i tërë do jetë në kolaps. Kushtetuta ka probleme, të cilat duhen riparuar sa i përket organizimit të prokurorisë, ka probleme të rregullimit dhe vijueshmërisë së plotësimit të organeve të drejtësisë, si në kohë dhe hapësirë. Legjislacioni i organizimit të qeverisjes së pushtetit gjyqësor dhe atij të hetimit, shiheni me vëmendje, ka tepricë organesh, kompetencat e tyre janë ose ngatërrohen aq shumë sa do të sjellin konflikte të pariparushme në të nesërmen e funksionimit të tyre. Këto dhe të tjera momente përbëjnë një gamë të gjerë ndryshimesh të cilat duke u shoqëruar me reduktime të tjera në aspektin procedural penal dhe atë civil, do ta zgjidhnin problemin në kohë. Ndaj Kuvendi i Shqipërisë, ndoshta jashtë kapaciteteve dhe mundësive të tij intelektuale, duhej domosdoshmërish, jo të rireformojë legjislacionin në drejtësi, por në interes të së drejtës të lehtësojë këtë të fundit duke thjeshtuar procesin tmerrësisht të ngarkuar dhe jo profesional. Dëmi dhe pakujdesia ose nxitimi duhet pranuar sa nuk është vonë, për ta shëruar, kjo nuk përbën antiveting!

-A mendoni se projektligji i magjistraturës është një zgjidhje për të eliminuar ngërçin?

Kam shprehur se Kuvendi duhet të kishte kaluar ato tre dispozita përpara sezonit të pushimeve. Madje ndonëse ky amendim nuk e zgjidhte tërësisht problemin, duhej pranuar dhe votuar gjithashtu. Por sa ndiej, shumë shpejt ky moment do të shërbejë si element kompromisi politik, i cili do të rrëzojë Prokuroren e përkohshme të Përgjithshme, duke sjellë më pas, duke shpresuar, miratimin e një kuadri ligjor të përmirësuar të reformës.

 -Si e shikoni faktin që ngritja e KLGJ dhe KLP u shty sërish sepse mungojnë kandidatët nga Apeli? Në këto kushte, a mundet Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme të hedhin shortin për emrat kandidatë që kanë kaluar vetingun? Jua lejon ligji një gjë të tillë?

Ligji nr. 115/2016 “Organet e qeverisjes se sistemit të drejtësisë” kanë përcaktuar mënyrën se si formohet dhe funksionon KLGJ dhe KLP. Ky parashikim nuk është trajtuar. Në këtë kuptim, kjo ide mund të përbënte “risi” në mënyrën e organizimit të organeve të sipërcituara, por në asnjë mënyrë ky fakt imagjinar nuk do të shfaqej si akt racional dhe në përputhje me frymën e Kushtetutës.

-Sipas parashikimeve tuaja, kur mund të ngrihen KLGJ dhe KLP dhe pse deri tani nuk ka shprehur më asnjë interes për tu bërë pjesë e organeve të reja, pavarësisht se Gjykata e Lartë ka bërë dy herë thirrje?

 

Për nga mënyra sesi janë organizuar në ligjin 115/2016, procesi i ngritjes tyre kërkon kohë dhe durim, fakt, i cili vjen në kundërshtim me frymën e të drejtës dhe drejtësisë. E drejta dhe drejtësia kërkojnë shpejtësi dhe vendimmarrje, gjë e cila mungon në ligjin e sipërcituar, ndaj dhe Kuvendi Shqipërisë duhet të ndërhyjë si në rastet e emergjencave civile me karakter kombëtar. Kam theksuar disa herë që kuadri ligjor i reformuar ka një pengesë të madhe në vështrimin e vijueshmërisë dhe propocionalitetit të ngritjes së organeve të drejtësisë, ndaj duhen riparuar dhe thjeshtëzuar ngarkesat e tepërta, për t’i siguruar të drejtës dhe drejtësisë zhdërvjelltësi dhe vendimmarrje jo të vonuar. Nuk mendoj që në këtë klimë mosbesimi, themeli i së cilës përbën vetë drejtësinë, të marrë kurajën ndokush të kandidojë, kur rezultatin e ka me vete, dhe nëse KPK e nxjerr të virgjër, prapë del i pudrosur.

-Nga të dy kampet politike ka akuza të forta dhe reagime për reformën në drejtësi. A e do në të vërtetë reformën politika?

Unë nuk di ndonjë rast që politika shqiptare të ketë besuar të e drejta dhe drejtësia, përveçse kur trillojnë ndaj njëra-tjetrës, gjejnë prehje te fjala drejtësi. Në këtë kuptim politika shqiptare ka marrë fizionominë e Kazanovës kur pohonte se “veten nuk e gënjen dot kurrë, vetëm kur shkruan vetëm për veten”. Ndaj në një konstatim të thjeshtë duket qartë që beteja nuk është për të drejtën, por kush jep drejtësinë.

-Duke parë që gjyqtarët dhe prokurorët janë shkarkuar më së shumti për probleme me pasurinë, a mendoni se një proces vetingu duhet të shtrihet edhe në politikë pasi ka shumë deputetë me pasuri marramendëse?

Ndonëse procesi vetingimit është në presion politik, duke e kthyer pse jo rrallë herë KPK-n në formacion një dimensional, jo tre siç e ka ligji, ndërprerja e këtij procesi pa u përfshirë politika do të ishte ose do të konsiderohej i pandriçuar dhe larg të vërtetës dhe të drejtës ndodhur rëndom në vendin tonë. Por vetingimi i politikës te ne nuk është kaq i thjeshtë, sepse kërkon vullnet, gjë që nuk ekziston, kërkon bashkëpunim, që nuk ekziston, kërkon profesionalizëm, fakt i cili është në rënie. Pastaj duhet pranuar se te ne politika është si puna e hardhucës së shpellave që i tremben dritës, që kërcejnë me të dëgjuar zhurmë hapash. Lypsen hapa pa zhurmë për t’i kapur, ndërsa e kundërta ndodh në vendin tonë.

-Si e shihni kërkesën e PD për të rishikuar 6 ligjet e reformës në drejtësi që u miratuan pa konsensus?

Drejtësia, siç pohova më sipër kërkon vullnet, durim dhe bashkëpunim. Parlamenti këtë mision ka, dhe nuk ka pse i largohet çdo opsioni, për të zbuluar qëllimin dhe shkaqet e propozimeve. Nuk ka arsye për të paragjykuar dhe neglizhuar asnjë amendament ligjor. I qëndroj fort idesë së bashkëpunimit, sepse nga natyra dhe bindja profesionale që kam, ritheksoj se dëmi nuk vjen nga drita, por nga errësira, pra pasojat negative nuk vijnë nga e drejta, por nga sistemi i drejtësisë. Sa kohë sistemi për shkak të nxitimit, ose mungesës së vullnetit ka nevojë të riparohet, pse jo domosdoshmërish duhen konsideruar opsionet ligjore, por me një kusht, ai i vijimësisë së performancës së drejtësisë.

-Po rikonfirmimin në detyrë të Bashkim Dedjes dhe Xhezair Zaganjorit si e komentoni?

Normal, sa kohë KPK është kjo që është.

-BE ka kërkuar ngritjen e SPAK deri në qershor të 2019. A është e mundur një gjë e tillë?

Shpeshherë vendosja e afateve kohore, më duket se e vonon procesin me shumë sesa është i parashikuar në ligj. Prokuroria e Posaçme duhet të ishte krijuar, fakt i cili nuk ka ndodhur. Më frikëson ose nuk më jep siguri vendosja e një date, kur ende nuk di çfarë mendojnë ekspertët e ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese për vonesat e deritanishme. /Intervistoi: Mimoza Ibra