BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Berishës, Yuri Kim kërkon të nisë hetimi penal ndaj ish-kreut të PD, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimin e Blinken

SHBA i tregon prangat Berishës, Yuri Kim kërkon të nisë
x
BREAKING NEWS

Pas zërave për pazare Rama-Meta për të bllokuar shkarkimin e presidentit, SHBA vë në resht anëtarët e Kushtetueses, kërkon integritet në gjykim

Pas zërave për pazare Rama-Meta për të bllokuar shkarkimin e
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Tiranë/ Qëllohen 2 të rinj, përfundojnë me urgjencë në spital (DETAJE)

Kërcet arma në Tiranë/ Qëllohen 2 të rinj,
x

politike-intervista

Spartak Braho: Ja korrupsioni i Elvis Çefës me pronat, si i manipuloi dokumentet dhe kompensoi familjarët e tij, KLD rrezik për sigurinë kombëtare

Spartak Braho: Ja korrupsioni i Elvis Çefës me pronat, si i
Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, deklaroi dje se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, ka bërë kërdinë në AKKP. Në një intervistë për gazetën “Sot”, Braho theksoi se ish-kryetari i AKKP, Çefa, ka firmosur një sërë vendimesh të paligjshme dhe antiligjore, si dhe ka manipuluar dhe kompensuar prona në favor të familjarëve dhe vetes së tij. Kreu i Komisionit të Sigurisë, deklaroi se kjo çështje është në hetim. Duke u ndalur te kallëzimet penale për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Financave në Prokurori, Braho pohoi se ka pamjaftueshmëri të denoncimeve nga ana e ekzekutivit. Sipas tij, ka denoncime të paveshura me prova dhe për këtë ka theksuar Braho, nuk duhet të vihet Prokuroria përpara përgjegjësisë, ashtu sikurse ka deklaruar se Prokuroria po ndërmerr hapa shumë të ngadaltë duke lënë në fjetje prej mëse një viti shumicën e dosjeve. Deputeti i LSI ka vënë theksin te hetimi i skemave mashtruese në tatim taksa. Sipas tij,  në qeverisjen e Partisë Demokratike, ka ekzistuar një skemë e llahtarshme mashtrimi dhe evazioni, prej afro 200 miliard lekësh.
 
-Z. Braho, çfarë dini ju për abuzimet e Elvis Çefës me pronat?
 
Kjo është një çështje që është në hetim. Po investigohet. Nga struktura aktuale e AKKP më rezulton që një pjesë e mirë e vendimeve janë të paligjshme, janë vendime antiligjore të kësaj agjencie. Kanë marrë dhe janë firmosur nga vetë ish-kryetari i kësaj agjencie. Por ka dhe indicie që ky ka bërë manipulime apo kompensime të pronave në favor të personave të paligjshme, qoftë dhe vetes së tij apo familjes së tij. 
 
-Mazhoranca ka dërguar 300 dosje korrupsioni në Prokurori, por asnjë zyrtar nuk ka shkuar në gjykatë. Komenti juaj...
 
Nuk e di se sa dosje janë në total. Di që kanë shkuar dosje në Prokurori nga të gjitha dikasteret. Në krye të listës janë denoncimet e bëra për veprimtarinë e jashtëligjshme në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Financave. Ajo që duhet theksuar është pamjaftueshmëria e denoncimit nga ana e ekzekutivit. Ka mefshtësi, ka denoncime të paveshura ekzaktësisht me prova. Nuk duhet të vihet prokuroria para faktit se po dërgojmë denoncime, por të paargumentuara. Ashtu sikurse mund të them se ka veprime shumë të ngadalshme nga ana e Prokurorisë. Ka çështje të cilat kanë mbi një vit e ca që flenë, që zvarriten. Unë do thosha, me prioritet duhet parë hetimi i skemave mashtruese në tatim taksa. E thashë edhe dje që, evazioni fiskal dhe përdorimi i skemave mashtruese nën drejtimin e ish-drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të tatim taksave, ka çuar në evazion fiskal mbi 200 miliardë lekë të vjetra. Megjithatë, unë nuk mund të zgjatem pasi kjo çështje është në hetim. Për hollësi të tjera, i di prokuroria. Por, gjykoj se hetimi duhet të avancohet dhe shpejtohet. 
 
-Nga ana tjetër, KLD ka refuzuar 13 kërkesa të Ministrit të Brendshëm për procedim disiplinor të gjyqtarëve. Si e shikoni funksionimin e KLD?
 
KLD është kthyer në një rrezik për sigurinë kombëtare, kështu siç po funksionon, sepse të lërë të gjitha strukturat e drejtësisë në moçalin aktual, do të thotë jo vetëm të minojë kërkesat e ligjshme të qytetarëve për një gjykatë objektive, por vazhdon me kokëfortësi që një pjesë e mirë e sistemit gjyqësor kështu siç është thënë të jetë, një korporatë e cila më shumë mendon për zarfa se sa për drejtësinë.
 
-Si i shikoni akuzat e Berishës ndaj ILDKP, i cili ka deklaruar se Shkëlqim Ganaj ka një listë që t’u hetojë pasuritë?
 
Ta çojë në Prokurori. Berisha flet natë e ditë. Mban kampion për të artikuluar akuza qesharake të pabaza. Është e drejta e tij të akuzojë, por është fatkeqësi e tij që 99 për qind e akuzave janë të paargumentuara deri dhe për qëllime politike për të devijuar hetimet e sakta dhe të vërteta, atje ku i intereson, dhe çfarë është më e rrezikshme për të dëmtuar interesat e vendit me klimën aspak normale që krijon për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. 
 
-A ka në plan mazhoranca të reformojë SHISH?
 
SHISH duhet ristrukturuar në çdo pikëpamje, edhe në pikëpamje ligjore. SHISH është strukturë ekzekutive, agjenci ekzekutive e qeverisë. Nuk është strukturë që mund ta përdorin partitë, qoftë Partia Demokratike, qoftë Partia Socialiste. Prandaj nuk e kuptoj, madje është shumë kompromentuese për vetë opozitën por edhe për vetë SHISH-in, kur shikojmë që opozita e sotme e përfaqësuar nga PD synon ta marrë nën sqetull SHISH-in. Pse, cili është meraku? Ndërkohë që kjo është një strukturë që drejtohet nga Kryeministri, madje ky i fundit mban përgjegjësi ligjore, kushtetuese para Parlamentit për funksionimin normal të SHISH-it. Kryeministri e emëron, Kryeministri i jep vijën e sjelljes, pra qeveria, orientimet bazë 1-vjeçare. E theksova dhe një herë që Kryeministri përgjigjet ligjërisht për të gjithë atë problematikë që krijohet edhe në rastet kur kjo strukturë funksionon normalisht, edhe në rastet kur nuk funksionon normalisht. Presidenti i Republikës është vetëm një noter. I është lënë check-up, por do të thosha që normalisht edhe Presidenti duhet të jetë i involvuar pozitivisht për funksionimin normal të kësaj strukture, sepse nuk ka arsye tjetër. Aq më keq që ndonjë rast për mosnjohje të ligjit për organizimin dhe funksionimin e SHISH-it janë bërë deklarata të nxituara dhe të pastudiuara nga ana e Presidencës. 
 
-Si qëndron e vërteta e dekonspirimit të shkresës së SHISH për trafikun e drogës në ushtri?
 
Edhe kjo çështje është në hetim në prokurori. Por, për të sqaruar apo për të vënë në dukje banalitetin e të gjitha këtyre akuzave, unë mund të them vetëm kaq, janë thjesht halucinacione të një kapteri-roje diku në një repart ushtarak. Kur them halucinacione, ekzaktësisht halucinacione që rrjedhin për shkak të gjendjes jonormale mendore, në formën e një sëmundjeje, me të cilat janë marrë dhe i kanë përpunuar deputetë apo struktura të caktuara të PD-së dhe që i kanë ngritur në art. 
 
-Z. Braho, sipas mendimit tuaj, cilat janë të metat e kësaj mazhorance?
 
Unë do të them vetëm një. Gjykoj në mënyrë të përmbledhur që kjo “një” është një defekt që lidhet me të qenurit më produktive dhe konkrete në nismat që merr dhe të jetë më e vendosur dhe të mos zvarritet dhe mbrohet pas destabilitetit që prodhon opozita.Intervistoi: Joana Tafa
 
 

Më të lexuarat