BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Taulant Balla: Nuk kam asnjë lidhje me paratë e kapura në Durrës, kallëzim penal për Lulzim Bashën, PD drejtohet nga një gënjeshtar

Taulant Balla: Nuk kam asnjë lidhje me paratë e kapura në

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat e opozitës. Në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo, ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me 3.4 milionë eurot e kapura në Durrës. Balla deklaroi se do të dorëzojë një padi penale për shpifje në gjykatë. Sipas tij, PD drejtohet nga një shpifës dhe këtë do e vërtetojë gjykata.

-Do doja ta nisja këtë intervistë me deklaratën më të fundit që ka bërë lideri i PD, Lulzim Basha, i cili ju akuzoi se jeni garanti i trasaksionit prej disa miliona euro në Portin e Durrësit.

Së pari përshëndes aksionin e radhës të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe jam shumë i sigurt se aksione të tilla po ndodhin sa më shpesh. "Babalja" këtë muhabet ka, ku sa herë ndodh një operacion i policisë ku kapen kanabis, kokainë apo para, Lulzim Basha do mundohet të bëjë pis këdo nga PS. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam asnjë lloj lidhje dhe asnjë lloj dijenie për këtë. Por, kjo është një çështje në hetim e sipër, të hetohet kushdo, edhe ai që bën akuzat. Do ta konsideroj edhe kallëzimin penal për shpifje të rëndë ndaj personit të papërgjegjshëm që për fat të keq është në krye të PD.

-Ende nuk e keni vendosur që do e çoni për hetim për shpifje?

Kjo është një shpifje e ulët dhe do ta vlerësoj nëse ia vlen të merrem me Bashën për një shpifje të rëndë, por sa kohë që kjo është një çështje në hetim, shpifjet e Bashës do verifikohen edhe nga Prokuroria. Të jeni të sigurt se në fund do dalë shumë e qartë se kush është pas kësaj çështje.

-Në seancën e fundit parlamentare zoti Basha ju drejtua juve se në llogarinë tuaj janë 1.5 mln euro në një “Toyota Yaris”...

Unë mendoj se ka qenë aksioni përgatitur i policisë përfshirë prokurorinë dhe institucionet partnere. Ka ende punonjës që rrjedhin informacion tek Lulzimi dhe Lulzimi i përdor si baltë për të bërë lajm. Por ajo që i them kujtdo sot është se paratë janë kapur për fat të mirë. Një pjesë e personave janë arrestuar dhe një pjesë duhet të arrestohen. Sigurisht Lulzimi nuk ka turp për çdo çështje që në fund rezulton shpifje. Unë jam i qetë që këtë hetim ta presim së bashku. Është e turpshme që PD ka një gënjeshtar të këtij niveli që hedh baltë ndaj kujtdo. Me mua ti bëjë llogaritë mirë dhe kjo çështje do të qartësohet. Që unë do ta padis Bashën kjo nuk bëhet fjalë sepse nuk do lejoj që një palaço burrë si Basha të hedhë sado pak dhe një pikë baltë mbi figurën dhe personalitetin tim. Në gjithë jetën time politike nuk kam asnjë damkë, ndërsa Basha është një prej personazheve më të pista të politikës shqiptare.

-Basha tha se paratë i përkasin një grupi kriminal në Elbasan.

Për këto shkoni e pyesni Lulzim Bashën. Ai ka qenë dikur deputet në Elbasan dhe Elbasani e mban mend për lidhjet kriminale në Elbasan. Sigurisht që vitet kanë kaluar dhe koha për të bërë një kallëzim për lidhjet e tij kriminale janë 10 vite, por nëse Basha ka këllqe le të shkojë të bëjë denoncim në prokurori. Nëse ai bën kallëzim prokuroria të hetojë këdo, qoftë mua, qoftë dhe Lulzimin. Është e paimagjinueshme s enjë budalla hedh një gur në lumë dhe të gjithë shkojnë pas gurit.

-Flasim për vitin më 28 qershor. E marrim rekomandimin për negociata?

Në Këshillin e 18 qershorit duhet që të gjitha vendet të shprehin dakordësinë për dokumentin përfundimtar, i cili përpunohet paraprakisht dhe në fund të 27 vendet anëtare, sepse kujtoj se po i afrohemi ditës kur Britania nuk do jetë anëtare, duhet të shprehin dakordësinë. Ajo që dua të them në minutazhin tuaj është bërë një përpjekje idioteske. Në asnjë vend nuk ka ndodhur kjo. Nga ana e PD në mënyrë të veçantë për të dëmtua imazhin e Shqipërisë në seancën e fundit të Parlamentit Basha foli dhe në emër të koalicionit gjerman të përbërë nga 3 parti ku u fol se Gjermani është kundër negociatave. Dua të them se Gjermania është një vend ndër më mbështetësit e vijimit të procesit në stacionin e radhës që është parapërgatitja e negociatave. Por unë janë shpresë plotë që procedura në organigramën vendimmarrëse të BE do respektohet dhe në rastin e Shqipërisë. Është e papranueshme që ndonjë vend anëtarë për hir të politikave elektorale të kundërshtojë rekomandimin e komisionit. Ne dhe Maqedonia kemi marrë një rekomandim pozitiv nga ana e komisionit në bazë të një procesi monitorimi të detajuar për rrallimin e çështjeve në sektorë të ndryshëm dhe ato që quhen prioritete, por ndërkohë Këshilli duhet të ratifikojë këtë rekomandim. Thatë ju se Gjermania e shoqëron hapjen e negociatave me kushte. Ajo që ndodh është se thuhet po ose jo. Mua më intereson si kryetar grupi që të jetë një po. Për mua nuk ka rëndësi se sa paskushte vijnë. Kjo sepse integrimi është një proces i kushtëzuar me përmbushje prioritetesh.

-Janë ato 10 pikat...

Unë nuk kam informacion se janë 10 apo 3 kushte. Ka po ose jo. Nwse është po fillon punw për uljen në tryezë. Nëse thuhet po qoftë dhe me pakushte fillon puna parapërgatitore për uljen e në tryezë të qeverisë dhe Kolegjit. Madje në raste të vendeve të tjera ka pasur jo, por me fillimin e punës parapërgatitore. Ajo që vlerësoj unë dhe duke ditur rëndësinë që ka Shqipëria në një kuadër më të gjerë, duke ditur vlerësimin e KE për çfarë ka arritur Shqipëri në dy vitet e fundit, mendoj se vendimi i Këshillit do jetë një po me rekomandime për tu adresuar gjatë procesit.

-Pa një datë, siç ju dha Malit të Zi apo vendeve të tjera...

Mjafton të jetë po dhe ke kaur këtë fazë të vendimmarrjes dhe Shqipëria e pret e qetë pavarësisht se çfarë konfigurimi mund të kenë institucionet europian në zgjedhjet e ardhshme. Gjithë ky investimi ynë dhe i miqve të Shqipërisë në Bundestag, në PE dhe kudo gjetkë është që ka një shqetësim lidhur me konfigurimin e institucioneve të BE vitin tjetër. Italia, Franca Holanda kanë rritje të partive skeptike ndaj BE dhe kuadër zgjerimit. Në këtë konfigurim përpiqemi të përshtatim axhendën me paritë progresiste. Në Bundestag tre forcat e koalicionit qeverisës janë në shumicë mbështetëse të vijimit të Shqipërisë. Ndërkohë që sigurisht që është proces që vijon. Një gjë duhet të jemi të sinqertë është se në këtë proces si rrallë herë, në asnjë vend tjetër, i vetmi është se betejën mazhoranca e zhvilloi e vetme. Siç e citonte dhe një media austriake që thoshte se opozita është investuar kundër hapjes së negociatave, ky është turp. Nuk i bën nder PD dhe i bën dëm Shqipërisë. Nuk di ku dhe me kë i bëjnë llogaritë drejtuesit e PD, por një pari e themeluar në nder të idealeve të dhjetorit është kundër integrimit.

-Opozita thotë se mbështesim. Por të qëndrojmë te qëndrimi gjerman, por pa datë. Ndërsa Maqedonisë do i japin dhe datë.

Të presim Këshillin sepse unë mendoj se nuk do jetë kjo vendimmarrja. Nëse lexojmë së bashku dhe marrim të ulemi dhe shohim progres raportet e publikuara në këtë pranverë për Shqipërinë e Maqedoninë, jam krenar që jam shqiptar dhe qeveria e vendit tim ka peroformuar në fusha që janë pjesë e dokumentit të negocimit shumë herë më mirë se vendet që janë në një fazë më përpara. Nëse ka një sektor ku negociatat do jetë shumë e vështira, edhe për vendet në fazë negocimi, siç janë çështjet e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit, sigurisht që Shqipëria ka bërë një performancë të pakrahasueshme. Nëse ne jemi në pjesën e zbatimit në drejtësi qoftë Maqedonia apo Serbia e Mali i Zi nuk e kanë draftuar. Pak muaj më parë n një takim me kryeministrin Zaev kemi diskutuar për modelin e reformës në drejtësi në Shqipëri për ta marrë si model Maqedonia. Edhe vende të tjera rajonale i referohen modelit në Shqipëri si model për tu marrë shembull dhe miratuar. Nëse bëjmë vlerësim, sigurisht që Maqedonia ka rëndësi, pasi për faktin se rreth 30 për qind janë Shqiptarë që më në fund po zgjidh çështjen e emrit me Greqinë dhe për pasojë të përmbyllet anëtarësimi në NATO. Duhet të kuptojmë që Shqipëria sot ashtu si Maqedonia, është vlerësuar pozitivisht pa asnjë kusht. Komisioni është që mund ta bëjë këtë brenda BE. Ka vende brenda BE ku frika ndaj rritjes së përbërjes të parlamenteve të tyre për shkak të rritjes së forcave të ekstremit të djathtë ka bërë që disa vende të kenë frikë ndaj zgjerimit. Pra nuk ka asnjë vlerësim objektiv me çfarë ka bërë Shqipëria, por ka frikë nga zgjerimi që kthehet në frikë elektorale sepse kanë zgjedhje të brendshme apo europiane. Këtu do jemi nëse gjërat janë si sot PE do ketë një ngjyrim tjetër. Nëse sot kemi koalicion mes PPE me socialistë dhe demokratët ky koalicion do jetë i po mundur të ketë shumicën në PE.

-Folëm për qëndrimi që do mbajë Gjermania, por në listë është dhe Franca e Holanda. Do kalohet hezitimi i tyre?

Në Francë dhe Holandë frika nga zgjerimi po u zë sytë vlerësimit objektiv të performancës të vendeve si Shqipëria, apo Maqedonia. Të shqetësuar se elektorati nuk do të dëgjojë për zgjerim po diskutojnë këtë mundësi.