BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Thoma Konduri: Rritja e pagave në ushtri e nevojshme, qeveria të ndërhyjë dhe për çështjen e pensioneve, gjykatat po poshtërojnë ushtarakët

Thoma Konduri: Rritja e pagave në ushtri e nevojshme, qeveria të

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë Thoma Konduri e ka cilësuar pozitive nismën e qeverisë për rritjen e pagave për ushtarakët. Por sipas tij duhet të bëhet akoma dhe më shumë për ushtrinë. Konduri tha në një intervistë për gazetën “SOT” se duhet të rritet buxheti akoma dhe më shumë, pasi jemi anëtarë të NATO. Ai u ndal dhe te shqetësimi kryesor i ushtarakëve, që është ai i pensioneve. Gjykata e Lartë i ka detyruar ata të kthejnë mbrapsht paratë që kanë marrë ndër vite, por për Kondurin kjo është goditje e fortë ndaj tyre. Për këtë arsye ai ka kërkuar që qeveria të hartojë një ligj të ri me qëllim zgjidhjen e situatës.

-Zoti Konduri, Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën buxhetin e ri, ku parashikohet rritje pagash dhe për ushtarakët. Buxheti do të miratohet në seancë plenare ditën e hënë. Por ju si përfaqësues i shoqatës së ushtarakëve, si e shihni rritjen e pagave nga ana e qeverisë?

Vendimi i qeverisë për të rritur buxhetin e ushtrisë dhe shtuar rrogat gjatë vitit 2019 është një vendim dhe sinjal tejet pozitiv. Nga ana tjetër, mendoj se ky vendim vjen edhe në kushtet e detyrimit sepse situatat po vijnë të atilla kur nuk duhet të mbahet një qëndrim indiferent ndaj ushtrisë. Kështu që buxheti i ushtrisë duhet të ngrihet se s’bën, sepse është në nivele të ulëta në krahasim me vendet e tjera. Ç’ka për mendimin tim rritja duhet të jetë edhe më shumë nga çfarë është vendosur, në mënyrë që të shkojë në standardet që kërkohet nga aleanca, pasi jemi në nivelin më të ulët të buxhetit të ushtrisë. Megjithatë, si përfundim ky është një hap pozitiv, pasi qeveria po reflekton duke vlerësuar këtë kategori që është ajka dhe krenaria e kombit. Ushtria është pasqyra e vërtetë e një kombi dhe kësisoj meriton vëmendje maksimale nga qeveria, kushdo qofshin këto. Si përfundim, e vlerësoj këtë nisëm të qeverisë “Rama 2” duke rritur buxhetin dhe rrogat e ushtarakëve.

-Ju gjithmonë keni ngritur si shqetësim çështjen e pensioneve. Ka një vendim gjykate që ju detyron të ktheni mbrapsht shumë të mëdha parash. Mendoni se mund të gjendet një zgjidhje për këtë situatë?

Përsa i përket pensioneve të ushtarakëve, mendoj se nuk është bërë aq shumë, pasi ne kemi kaq vjet që luftojmë për këtë punë, sepse është gati një ndërmarrje apo përpjekje e humbur e jona përballë refleksionit negativ që ka çdo qeveri. Ne kemi bërë gjyqe pa fund, kemi fituar gjyqe, kemi parë gjykata dhe gjykatës që dalin kundër, siç ndodhi ajo me vendimin unifikues që ka bërë Gjykata e Lartë, që drejtohet nga Xhezair Zaganjori, duke marrë një vendim poshtërues karshi ish-ushtarakëve. Vendimi në fjalë i Gjykatës së Lartë ua pret të gjitha shpresat ushtarakëve që kërkojnë të drejtat e tyre. Madje, ne nuk besojmë se kjo situatë do të ndryshojë, vetëm se besojmë se në lojë duhet të hyjë qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Sepse janë ca vendime të gjykatave që nuk mund t’i kthejmë dot, një vendim i marrë në disa gjykata. Pra është marrë një vendim dhe vendimi i asaj gjykata duhet të bëhet vetëm nga vetë gjykata. Megjithatë, këto vendime abuzive në kurriz të ushtarakëve mund të ndryshojnë me implementimin e reformës në drejtësi, e cila po flak nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

-Sipas jush si duhet të veprojë qeveria në këtë rast, pasi kemi të bëjmë me një vendim gjyqësor, për më tepër që është dhënë nga Gjykata e Lartë?

Ka edhe një zgjidhje tjetër, siç është miratimi i një ligji tjetër për pensionet e ushtarakëve që të rregullohet situatat. Ose, ose në qoftë se do të dojë qeveria të ndalojë ankesat, apo të tërheqë kërkesat që ka bërë ndaj vendimeve të gjykatave të shkallëve të dyta në lidhje me Sigurimet Shoqërore. Pra gjithë këto ankesa që janë në gjykata qofshin në Gjykatën e Lartë t’i tërheqë dhe vetëm kështu mund të zgjidhet. Ose nga ana tjetër gjithë ata të prekurit që cenohen nga këto vendime abuzimeve të ndjekin çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.

-A keni menduar ju t’i drejtoheni Gjykatës së Strasburgut dhe sa e lehtë do të jetë të ndërmerret një nismë e tillë, pasi dihet që nuk është shumë e thjeshtë?

Sigurisht që është e vështirë, si për anën psikologjike që kanë njerëzit, sepse janë të mërzitur dhe se nuk mund të vazhdojnë më tutje, pasi po bëjnë me vitet të tëra që bredhin nëpër gjykata dhe gjyqe. Ndërsa çështje tjetër që e vështirëson çuarjen në Strasburg është vonesa se sa mund të zgjasë një proces gjyqësor, që me gjasa është shumë gjatë. Megjithatë e vetmja është vullneti i qeverisë, që të amnistojë ish-ushtarakët duke u kërkuar që të mos kthejnë mbrapsht lekët, ashtu siç e bëri para dy vjetësh me debitin për ish-ushtarakët duke falur ato që bëri qeveria “Berisha”. Vetëm me këtë mënyrë mund t’i jepet zgjidhje këtij problemi, ndryshe nuk mund të korrigjohet më ajo që u bë. Thënë më troç të tërheqë të gjitha apelimet e sigurimeve shoqërore në Gjykatë të Lartë. Duhet të ketë edhe një gjë tjetër parasysh sa i takon vendimeve të Gjykatave Administrative për të rikthyer paratë. Cila është shkelja? Në ligjin 7703 në nenin 62 të tij thuhet për ato debitet që kanë qytetarët, pra pensionistët ushtarakë u mbahet nga shteti në masën 20% për çdo muaj duke u mbajtur tek pensionet. Por këtë çfarë bënë, më saktë Sigurimet Shoqërore me konceptin dhe idenë e shprehu nga shumë ekspertët se ish-ushtarakët do të vdesin sipas tyre, dhe në këto kushte ua mbajnë debitin në masën 100% tek pensioni suplementar. E kuptoni çdo të thotë kjo?! Që u mban jo 20% por u mban 100%, sepse do tju ikë koha dhe do të mbetet pa vjelë këtë debit që ish-ushtarakët kanë ndaj Sigurimeve Shoqërore.

-Përtej fushës së ushtrisë, duke qenë se ju jeni Gjeneral, si e shihni debati për 28 dhe 29 Nëntorin? PD vijon të këmbëngulë se më 28 është si Dita e Pavarësisë edhe ajo e Çlirimit.

Debatet për festat e Nëntorit nga ana e opozitës sidomos Partisë Demokratike janë artificiale dhe qesharake. PD me lëvizjen e saj dhe traditën që ka zgjedhur duke i festuar si ditën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit në një ditë është tendencioze dhe kërkon të ndryshojë historinë. Historinë e ka vendosur Lufta e Dytë Botërore, e kanë vendosur ata që bën luftën dhe luftuan për çlirimin e vendit nga okupatorët. Dhe me këtë rast demokratët jovetëm që duan të ndryshojnë historinë por edhe të mohojnë atë luftë të bërë nga LANÇ-i. Pra duan të mohojnë dhe shuajnë luftën që është bërë. Demokratët janë pinjollët e atyre që nuk njohin luftën, duke u bërë kolaboracionist dhe se kërkojnë të ndryshojnë historinë. Por PD ta harrojë që kolaboracionistët e atëhershëm t’i bëjnë heronj sot.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat