BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Vasilika Hysi: Pushteti merret me votë dhe jo me dhunë, opozita po rrezikon integrimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi

Vasilika Hysi: Pushteti merret me votë dhe jo me dhunë, opozita po

 Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, duke e ndalur theksin tek protesta e 16 shkurtit e opozitës, sjelljen e kësaj të fundit si dhe ecurinë e reformës në drejtësi dhe organeve të reja të ngritura prej saj. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zonja Hysi i ka dërguar një mesazh në distancë opozitës përpara tubimit të nesërm, duke i kujtuar se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë sikundër kërkojnë dhe artikulojnë liderët e minorancës. Madje, numri dy i Kuvendit theksoi se me sjelljen e saj duke shkaktuar regres në vend, opozita sipas saj, po rrezikon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Dhe për të vërtetuar arsyetimin e saj racional, deputetja e Komisionit të Ligjeve zbuloi edhe atë se çfarë fshihet pas sulmeve të opozitës ndaj reformës në drejtësi. Sipas zonjës Hysi, opozita është e tmerruar nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë, sikundër është Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

 

-Zonja Hysi, opozita më 16 shkurt do të dalë të protestojë kundër qeverisë. Keni një koment për këtë protestë? Pse sipas jush protestojnë PD dhe LSI?

Protesta është mjet demokratik në një shoqëri demokratike për opozitën dhe çdo grup që kërkon të protestojë për të një drejtë ose kundër një padrejtësie. Opozita e sotme ka të drejtë të protestojë, por nuk është e qartë as vet përse do të protestojë. Çdo vit bën thirrje për rrëzimin e qeverisë së dalë nga zgjedhje të njohura dhe të mirëpranuara edhe nga vet opozita, por harron se opozita mund të vijë në pushtet vetëm mes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Momenti që ka zgjedhë opozita të protestojë është moment shumë i rëndësishëm për fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi tashmë po funksionojnë organet e reja të drejtësisë; shumë shpejt në Kuvend do të përcillen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e tyre kërkon detyrimisht votat e opozitës. Gjithashtu, brenda pak javësh ngrihet SPAK. Kjo protestë, koha e zgjedhur dhe taktikat e përdorura nga opozita me kujtojnë protestat dhe çadrën e ngritur në 2017 dhe favoret që kërkoi opozita para zgjedhjeve të vitit 2017. Periudha e tanishme është vendimtare jo vetëm për të pasur “frute” më të shumta të reformës në drejtësi dhe në fusha të tjera, por edhe për të vazhduar dhe përmbushur përgjegjësitë për të hapur negociatat në muajin qershor 2019. PD dhe LSI e trajtojnë reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave jo si një fitore e shqiptarëve dhe kontribut të të gjithëve forcave politike, por e shohin me syze partiake dhe po punojnë t’i pengojnë që të dy këto objektiva madhorë.

-Opozita kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Sa është e gatshme PS të lëshojë në këtë pjesë?

Pushteti fitohet me votë dhe nuk mund të lëshohet sa herë që opozita kërkon t’i plotësohen kërkesat jologjike të saj. Të njëjtën sjellje opozita pati edhe para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. U ndryshuan shumë ministra dhe u caktuan ministra teknikë. Ky model që ishte produkt i marrëveshjes së 18 majit tregoi se përsëri opozita nuk fitoi zgjedhjet dhe nuk bëri asnjë ankesë për standardet e tyre. Ajo vë në diskutim zgjedhjet sa herë që i humbet.

-Duke qenë se ju jeni ndër deputetet që keni dhënë një kontribut mjaft të madh në reformën në drejtësi, si i shihni sulmet që opozita lëshon ndaj saj?

Reforma është në rrugë të mbarë. Ajo ka kohë që ka dhënë dhe vazhdon të japë rezultate konkrete; disa institucione, ngritja e të cilave u pengua për një kohë të gjatë janë krijuar dhe po funksionojnë. Disa të tjera janë në proces ngritjeje. Opozita votoi Kushtetutën dhe mesa duket është penduar. Fakti që shumë ligje që burojnë nga Kushtetuta, goditen nga opozita, madje edhe ligjet që një pjesë e opozitës së sotme i ka votuar, dëshmon qartë se opozita përpiqet të bëjë pis, të deligjitimojë dhe ç’ vlerësojë rezultatet e reformës në drejtësi. Drejtësia është shkëputur nga politika dhe mesa shihet ka individë të përfshirë në politikë që janë penduar për votën që dhanë që politika të mos këtë kontroll mbi drejtësinë dhe zgjedhjet e organeve të reja të drejtësisë.

-Si zëvendëskryetare e Kuvendit, sa e dëmton punën e Parlamentit mungesa e opozitës, e cila ka zhvilluar disa bojkote?

Sikurse e theksova më lart, Kuvendi ka një sërë përgjegjësi që duhet të përmbushë. Së pari, detyrime në lidhje me ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi si votimi i anëtarëve të disa organeve të sistemit të drejtësisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen duke miratuar ndryshimet në ligjet përkatëse. Së dyti, agjenda e integrimit është një aspekt tjetër e përgjegjësive të parlamentit që kërkon pjesëmarrjen dhe kontributin e opozitës. Pjesë e rëndësishme e saj është finalizimi i reformës zgjedhore, jeta parlamentare e bazuar në rregulloren dhe standardet demokratike të parlamentarizmit. Disa projektligje kërkojnë edhe votën e opozitës, por edhe për projektligje të tjera që mund të miratohen me votat e mazhorancës është mirë të diskutohen dhe të debatohen me pjesëmarrjen e opozitës.

-Një debat i kohëve të fundit është ai i kthimit nga presidenti të propozimit të Kryeministrit për ministrin e Jashtëm. Në aspektin juridik, a ka të drejtë presidenti të kthejë pas propozimet e kryeministrit?

Kjo çështje është diskutuar shpesh në media. Presidenti shprehet vetëm me dekret për emërimin ose shkarkimin e një ministri. Është e drejtë e kryeministrit të propozojë anëtarët e kabinetit të tij.

-Kur pritet që PS t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe për çfarë do të jenë kërkesat, pasi kryeministri ka thënë se do jenë disa ankimime?

Para së gjithash, unë inkurajoj institucionet përgjegjëse të përshpejtojnë procesin e vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese. Lidhur me kërkesat që mund t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, mund të shprehen subjektet që Kushtetuta i njeh të drejtën për të vënë në lëvizje këtë gjykatë. Personalisht, nuk kam informacion lidhur me ankimimet.

-Ju jeni dhe anëtare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Çfarë po ndodh me këtë proces dhe a rrezikohet që ky proces të dështojë?

Komisioni i reformës zgjedhore është i bllokuar për shumë muaj për shkak të opozitës. Ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë kanë depozituar shtesat dhe ndryshimet e përgatitura të cilat duhet të shqyrtohen nga komisioni. Kuvendi shtyhu me një muaj afatin e veprimtarisë së komisionit të reformës zgjedhore. Nuk ka ende asnjë sinjal nga opozita. Me kalimin e kohës, miratimi i propozimeve të hartuara që reflektojnë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR në të gjitha raportet e viteve të fundit, rrezikojnë të mos miratohen. Miratimi i tyre kërkon edhe votat e opozitës.

-Edhe pse ju paraprakisht jeni dakordësuar me opozitën për draftin e ri, kohët e fundit opozita është më e tërhequr nga reforma zgjedhore. Pse po ndodh kjo?

Duket qartë që opozita nuk është e interesuar të bashkëpunojnë dhe të përmbushin së bashku të gjitha detyrimet që kemi në kuadër të integrimit evropian të vendit dhe të nevojave të qytetarëve. Nga një anë, opozita çdo ditë pretendon se duhen zgjedhje me standarde dhe sa më pak ndikim të politikës dhe ndërkohë nuk miraton paketën, përgatitja e së cilës është bërë edhe më kontributin e ekspertëve të opozitës. Opozita nuk do që shqiptarët të marrin një përgjigje pozitive në qershor lidhur me hapjen e negociatave.

-Lidhur me reformën në drejtësi, a mendoni se organet antikorrupsion do ngrihen në afat?

Lidhur me organet e posaçme të hetimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, duhet të them se ka vonesa për ngritjen e tyre, nëse i referohemi afateve të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligje. Por, me ngritjen dhe fillimin e funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), këto organe kanë filluar procedurat për ngritjen e institucioneve që njihen ndryshe SPAK. Në këto momente ka rëndësi, inkurajimi i personave me integritet të aplikojnë. Për hapat e mëtejshëm, ligji i ka mirëpërcaktuar afatet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushen. Unë besoj se këto organe do të ngrihen në kohë dhe nuk mund të pengohen nga politika pasi janë kompetencë e KLGJ-së dhe KLP-së.

-Çfarë roli do të kenë FBI dhe agjenci të tjera ndërkombëtare në organet e luftës ndaj korrupsionit?

Reforma në drejtësi është kryer me asistencën dhe mbështetjen e madhe të ekspertëve dhe agjensive ndërkombëtare dhe kombëtare. Edhe në zbatimin e saj, nuk do të mungojnë asistenca teknike, logjistike dhe përvoja e agjensive ndërkombëtare të specializuara në luftën kundër krimit.

-A do e pengojnë punën e KLGJ dhe KLP mungesa ndryshimit të neneve në ligjin për organet e drejtësisë, që rrëzoi Gjykata Kushtetuese?

Kompetencat e KLGJ dhe KLP janë të mirëpërcaktuara në Kushtetutë. Megjithatë, Kuvendi ka detyre të reflektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pengimi që i bën opozita punës së Këshillit të Legjislacionit është haptazi tentativa e radhës për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat