Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alievi, Moska dhe sulmi i Likes kundër imperialistëve amerikanë

Postuar: 20/03/2019 - 16:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër ture pa asnjë vlerë politike për vendin. Sa në Arbëri, Maqedoni, Azerbajxhan apo dhe në Kosovë me të përndriturin Haradinaj, varavingot e presidentit shqiptar janë kthyer në një rutinë turistike më shumë se vizita presidenciale në dobi të shtetit që përfaqëson dhe e paguan. .

Kreu i shtetit rend të pasqyrojë imazhin e një njeriu që nuk ndërhyn në krizën politike që mbart opozita shqiptare, si ai fëmija që thyen xhamat e shkollës dhe akuzon drejtorin e shkollës si njeri të papërgjegjshëm.  Në çdo protestë   kreu i shtetit vrapon të takojë priftërinj, hoxhallarë, kryetarë komunash në jug të Italisë, apo dhe në seminare ku harxhohen lekët e shqiptarëve për orgazmimet turistike presidenciale.

 

"Rikthimi me urgjencë" nga Azerbajzhani u trumbetua nga mediat pranë tij si lëvizjen e përgjegjshme të statistit që i digjte zemra për vendin. Titujt mbushën faqet e siteve pornografike, erotike dhe pak politike pas kthimit të tij, duke e paraqitur si personin që po shpëtonte kombin.

 

Në fakt, Like presidenti u kthye urgjent se nuk i doli skenari. Turistët revolucionarë të bashkive Kamëz, Vorë, Shkodër, Lezhë, Prrenjas, Pogradec etj,  së bashku me protestuesit 500 lekësh e braktisën rrethimin 48 orësh të kryeministrisë, i cili u shndërrua në gitë turistike në lulishtet e Tiranës.

Presidentit nuk i doli skenari i hartuar në bashkëpunim me Saliun dhe dylqinjën e tij Monikë. 

 

Ashtu si çdo nismë që ka marrë pjesë Likja dështoi edhe ky revolucion. Kthimi presidentit nga lindja përveç mesazhit që presidenti u kthye  me urgjencë mbartte brenda vetes dhe një sinjal që e bëri të qartë ditën e djeshme.

 

"Rusët nuk janë armiqtë e Shqipërisë, ktheni sytë nga imperialistët amerikanë", ishte sinjali i qartë i Likes. "Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë," deklaroi ditën e sotme Ilir Meta.

 

Të bësh engjell Rusinë e cila ka qenë historikisht armikja kryesore e shqiptarisë në harkun e 100 e kusur viteve histori, nuk është miopi politike, as deficencë intelektuale. Moska e ka shumë xhan Like presidentin dhe këto deklarata të lëshuara nga një president paguhen me lingota floriri. Në fakt në rastin e Likes, Moska ka kohë që investohet dhe me ç‘duket presidenti ynë do të ketë fat shumë të keq në mbyllje apo jo mbyllje të mandatit për rolin e theksuar antishqiptar dhe prorus që ka ndërmarrë. Moska është djalli për shqiptarët dhe me ç‘ duket SHBA është djalli për Like presidentin. Deklaratat e tij,  të frymëzuara pas takimeve me Alievin, aleatin më të madh të Rusisë,  nuk janë gjë tjetër vec sulmet e një vasali pas urdhërave politikë të Moskës, të cilat mesa duket janë dhënë nga Alievi.

Në situatën që po kalon Like presidenti së bashku me partinë e tij dhe aleatët strategjikë që ka qenë bashkëpuntor në zullumet e pushtetit, mesa duket është normale që të kalojë kriz ë të fortë identiteti duke bërë deklarata që nuk i shërbejnë as vetes së tij, jo më interesave të shqiptarëve. 

Reforma është gogoli, për të ngrënë kokat e babëzisë pushtetare që e masakruan me gjithë rrecka këtë vend, dhe pas reformës janë padyshim imperialistët amerikanë të Like presidentit.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 21:54

Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protesta në mbarë vendin të cilat do të zgjatin vetëm 1 orë. Protestat do të nisin në orën 18:00 të ditës së nesërme dhe do të bllokohen 5 akse kryesore, në 5 qarqe të vendit.

Postuar: 24/04/2019 - 21:50

 I ftuar në emisionin Repolitx, kryetari i PAA, Agron Duka deklaroi se kjo situtatë politike

Postuar: 24/04/2019 - 21:39

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ishte tejet i ashpër ndaj deklaratës së kreut të OSBE-së Be

Postuar: 24/04/2019 - 21:39

Ish-deputeti i LSI ka thënë se me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë zgjedhje dhe deklaroi s

Postuar: 24/04/2019 - 21:33

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shu

Postuar: 24/04/2019 - 21:30

Bujar Nishani, ish-Presidenti i Republikës, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në e

Postuar: 24/04/2019 - 21:26

Një tjetër dosje e shit- blerjes së votës pritet të bëhet publike nga Paria Demokratike.