Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë fshihet pas aleancës Meta-Berisha për bllokimin e negociatave?

 Çfarë  fshihet pas aleancës Meta-Berisha për bllokimin e negociatave?

Postuar: 17/06/2018 - 22:51

Tashmë është evidente aleanca Meta-Berisha. Presidenti dhe ish presidenti kanë kohë që gjenden në zemër të ciklonit antinegociatë dhe antiveting.  Pakti i ujërave me Greqinë është një nga pikat kyçe të zgjidhjes së problemeve me fqinjët tanë, por dhe një çelës i artë për hapjen e negociatave me BE. Presidenti i Republikës ka mbajtur një qëndrim bllokues ditët e fundit për dhënien e plotfuqishmërisë, në një moment ku 28 qershori është një nga pikat kyçe të hapjes së negociatave. Maqedonia e kreu me sukses ndryshimin e emrit duke realizuar një nga marrëveshjet më brilante në histori, të cilat i hapin rrugën e negociatave më 28 qershor dhe atë të anëtarësimit në NATO më 12 korrik. E kundërta ndodh në Shqipëri. Dyshja Meta-Berisha në sinkron të plotë janë duke bllokuar mundësinë e një marrëveshje me grekët, e cila mund të krijojë ngërç për datën 28 qershor. Ka qenë data 7 qershor kur Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për marrëveshjen me grekët për detin. 
“Akti i tradhtisë së madhe kombëtare që po bëhet me faljen e detit nga Rama e Ditzi Bushati.  Pala greke në mënyrën më arrogante dhe prepotente i ka dorëzuar marrëveshjen palës shqiptare dhe nuk ka koment. Kjo është marrëveshja për të cilën kemi rënë dakord dhe nuk komentoni. Në këtë marrëveshje, grekët i kanë bërë të qartë palës shqiptare, ekipi dhe koncesione. Ekipi është rrëzuar në mënyrë kategorie nga qeveria greke”, ka deklaruar  ish kryeministri Berisha ndërkohë që i drejtëpërdrejtë ka qenë dhe Ilir Meta i cili ka bllokuar autorizimin për vazhdimin e marrëveshjes. 
Pavarsisht takimit kokë më kokë me kreun e ekzekutivit, në datën 13 qershor, Ilir Meta një ditë më pas ka deklaruar hapur se nuk ka informacionet e duhura për dhënien e autorizimit duke akuzar hapur ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin. “Thjesht kemi bërë vlerësim të situatës së deritanishme dhe të perspektivës për të ecur drejt mundësisë së finalizimit të një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, gjithmonë në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Çështja e komunikimit deri tani ka qenë përsa i përket informacioneve të MEPJ pasi ajo ka qenë përgjegjëse”, deklaroi të nesërmen e takimit me kryeministrin, Presidenti Meta, duke bërë të qartë se do të jetë ai pengesa kryesore për një marrëveshje Shqipëri-Greqi, të paktën deri më 28 qershor
Pavarsisht aparencës konstruktive me moton “me qetësi dhe dashuri” të presidentit të Republikës, qartazi dallohet se ndodhemi përballë një aleance mistike midis tij dhe Sali Berishës. 
Janë dy figurat më të goditura nga reformat amerikane të sistemit të drejtësisë. Janë dy figurat që po ju ikën njëherë e përgjithmonë pushteti kult mbi drejtësinë shqiptare, ku që nga organizata fitimprurëse e gjyqtarëve, i prokurorëve dhe gjithë armata e punonjësve të sistemit të drejtësisë kanë qenë nën pushtetin absolut të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Tani gjithçka ka rënë. Adriatik Llalla ushtari më besnik i Ilir Metës dhe kurbani i tij në raport me amerikanët ndodhet në Gjermani i pakontrolluar nga dyshja në fjalë. Në mënyrëv të mistershme Llallës ju bë një amnisti nga Vetingu, i cili kontrollohet kryekëput nga amerikanët, gjë që ka ndezur panikun në kampin antiveting. 
Gjykata Kushtetuese tashmë është shkrirë. Përveç Bashkim Dedes, nuk rezistoi asnjë. Këto ditë bie edhe guri i fundit i shahut i kësaj gjykate. Gjykata e Lartë, sipas burime të sigurta, rezulton e gjitha me probleme. 
Ndërkohë siç  edhe kemi parë deri tani nga kandidaturat e rrëzuara  sistemi i drejtësisë do të shkallmohet në masën 80 përqind. Mëse normale dhe e justifikuar është lëvizja Meta-Berisha. Të pasuruar marrëzisht me vila dhe pallate, me prona të lujtshme dhe të paluajtshme janë në të drejtën e tyre të bëjnë të pamundurën të kërkojnë bllokimin e negociatave, të cilat afrojnë llogaridhënien e tyre para drejtësisë. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 10:44

"Një mirëmëngjes për piktorin dështak dhe shpirtin e tij katran!

Postuar: 21/07/2018 - 10:20

Ndërkombëtarët duket se janë të vendosur që të mos lejojnë asnjë gjyqtar dhe prokuror të korruptu

Postuar: 21/07/2018 - 10:15

Procesi i vetingu pritet që të shpartallojë drejtësinë shqiptare nga të korruptuarit dhe të lidhu

Postuar: 21/07/2018 - 10:10

Opozita shqiptare kërkon rrëzimin e reformës në drejtësi.