Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do ja heqë Edi Rama “gurin” Ilir Metës përpara se ta hedhë në lumë?

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Reforma në Drejtësi përpos çlirimit të drejtësisë nga turlilloj injorantësh, hajdutësh, sharlatanësh dhe dallkaukësh prokurorë e gjyqtarë, po çliron sistemin politik nga fara  e keqe që mund ti ketë rënë për hise këtij kombi në 2 shekujt e fundit.

Rithemelimi i Gjykatës  Kushtetuese është një nga pikat nevralgjike të reformës në Drejtësi që shfaqi lakuriq para shqiptarëve dekadencën e një sistemi politik, me politikanë  të mjerë dhe të trembur nga humbja e imunitetit  30 vjeçar.

Rënien e këtij sistemi politik e paralajmëroi këto ditë presidenti i Republikës, i cili në marrëzi të plotë ka hedhur dorashkën e duelit ndaj  gjithë faktorit pro reformë, duke evidentuar katërcipërisht nivelin mjeran të kulturës politike.

 Si përfaqësues i denjë i dekadencës politike, si etalon i ruralopolitikanit injorant dhe të palëçitur, Ilir Meta ka marrë në dorë skeptrin e sabotuesit të stadit të ri politiko-juridik që ka hyrë Shqipëria. Zhvillimet e fundit me Gjykatën Kushtetuese ishin pika kulminante e   degradimit të politikës arkaike që po asfiksohet çdo ditë, e diktuar  nga zhvillimet që po ndodhin në systemin e drejtësisë.

Për mos hyrë në emra të përveçëm, Vorpsi apo Xhaferllari, të cilat janë reshtuar si dy luftëtare për të njëjtin post në kultin e drejtësisë shqiptare, të mbështetura nga detashmentet politike, kuptohet qartë qëllimi i Ilir Metës për të futur në ngërç gjykatën, e cila do ta shkarkojë në ditën e plotësimit të kuorumit saj.

Ilir Meta është totalisht në konflikt interesi. Akrobacitë e tij ligjore apo joligjore nuk formësojnë asnjë mburojë politike për veprimet atikushtetuese të ndërmarra deri më sot. Presidenti i Republikës me veprat e tij po vepron si një sëmurë mendor,  si i tilllë duhet marrë me sa më shumë rezervë në të gjitha lëvizjet që ndërmerr.

Fatkeqësia qëndron në faktin se, marrëzinë e tij po e përdorin të gjitha forcat politike për të bllokuar sa më shumë vënien në efiçencë të drejtësisë së re. Pa përjashtim majtas dhe djathtas po bëjnë të pamundurën për sabotimin e SPAK, BKH dhe institucioneve të reja të ‘inkuizicionit’ ndaj të korruptuarve.

Koha ka qenë më se e mjaftueshme për të sjellë një Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe institucionet e tjera, por mosdëshira e politikës ka sjellë këtë antikap kushtetues, duke krijuar një situatë komike dhe aspak pozitive për të ardhmen e politikës shqiptare.

Me veprimet e mazhorancës së sotme është vënë në rrezik e ardhmja e vendit për  arsye se precedentët e krijuar mund të jenë një bazë idhnake për të futur këtë vend në kolaps në të ardhmen.

Kjo mazhorancë në vend të izolonte Ilir Metën dhe ta shkarkonte nëpërmjet Komisionit Hetimor, parlamentit dhe ta linte vendimin si pako postale në derën Gjykatës Kushtetuese, i jep çdo ditë këtij të fundit mundësinë që të krijojë precedent të rrezikshëm për demokracinë në vend.

Mjafton një dekret Ilir Metës  për shpërndarjen e parlamentit në kulm të paqëndrueshmërisë së tij mendore dhe do përballemi me situata të pakëndshme në ditët në vijim. Mazhoranca duhet ta shkarkojë në mënyrë urgjente këtë person të rrezikshëm, duke i deligjitimuar çdo veprim të frikshëm që rrjedh nga lojërat e mendjes së sëmurë.

 Pas shkarkimit të tij, Ilir Meta ngelet pa fuqi reale për të bërë dëme të tjera ndaj shtetit shqiptar dhe lihet si një kukull në pritje të krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim tjetër implikon Edi Ramën së bashku me mazhorancën si partnerë të Ilir Metës kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër interesave amerikane dhe europiane në këtë vend. Të shpresojmë që proverbit të famshëm popullor, “hedh një budalla një gur në lumë dhe nuk e nxjerrin dot 100 të menccur”, mazhoranca aktuale ti përgjigjet dukei hequr gurin Ilir Metës dhe ta lërë  të luajë me shkopa cinglash në presidencën e tij deri ditën që do i përcaktojë fatin Gjykata e re Kushtetuese.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 19:38

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin, ish-deputetin e PD-së i akuzuar si organizator se bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehur

Postuar: 08/12/2019 - 19:27

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se prishja e godinës nr.

Postuar: 08/12/2019 - 19:03

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, shprehet se kërkesa e kryeministrit Rama ës

Postuar: 08/12/2019 - 18:48

Avokat Spartak Ngjela deklaroi se tre persona janë përgjegjës për pasojat e tërmetit shkatërrues

Postuar: 08/12/2019 - 18:37

Kryeministri Edi Rama ka fshirë postimin në Twitter vetëm një orë pasi i bëri thirrje Lulzim Bash

Postuar: 08/12/2019 - 18:13

Lideri i Partisë Popullore Europiane Donald Tusk ka paralajmëruar se procesi i zgjerimit nuk guxo

Postuar: 08/12/2019 - 18:03

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ftesën e kryeministrit Edi Rama për kryedemokratin Lulzim