BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-opinion-editorial

Katastrofa e arsimit quhet Lindita Nikolla

Katastrofa e arsimit quhet Lindita Nikolla

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes arsimimit, shoqëritë dhe kombet synojnë t’u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria. Po sistemi shqiptar, a po përpiqet të arrijë të njëjtat objektiva si gjithë bota e zhvilluar dhe qytetëruar?

Për pak ditë, shkollat dhe universitetet në të gjithë vendin hapin dyert për të çelur vitin e ri shkollor dhe atë akademik 2016-2017. Por fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që simbolizojnë dhe të ardhmen e vendit tonë, prej disa ditësh janë përfshirë në një kaos, nga i cili ende nuk dihet se si do të mund të dalin. Ndërsa pritej që këto ditë të bëheshin përgatitjet e fundit si nga institucionet arsimore ashtu dhe nga vetë protagonistët, gjithçka në fakt i ngjan një rrëmuje të madhe, që askush nuk di të thotë se kur dhe se si do të mund të përfundojë, në mënyrë që të kemi një proces të rregullt mësimor. E përgjegjësia apo më saktë faji, në këtë rast ka një emër. Drejtueses së Ministrisë së Arsimit, mësueses së matematikës, Lindita Nikolla, mesa duket i ka humbur orientimi. E ka humbur qëllimisht apo thjeshtë i ka humbur, këtë nuk mund ta themi. Por nisur nga situata e krijuar prej ditësh, një gjë duket e sigurt; Ajo nuk di ose nuk pranon as të skuqet dhe as të nxihet kur largon paturpësisht nga vetja çdo përgjegjësi, si të kishte të bënte me sëmundjen e murtajës, gënjen publikisht, akuzon me një mijë e një mënyra kë të mundet, qoftë ky edhe një fëmijë 7 vjeç, i cili kërkon thjeshtë të mbushë çantën e tij me libra në ditën e parë të shkollës.

Turpit dhe drojës duket se nuk u ka rënë rruga ndonjëherë para fytyrës së ministres-mësuese Lindita Nikolla. Në fillimet e saj para 3 vitesh, ajo u akuzua publikisht nga mësues të shumtë për të ashtuquajturën reformë në sistemin mësimdhënës. Me pretekstin se mësuesit nuk plotësonin kriteret, Nikolla futi në një test të përgjithshëm mësuesit e sistemit parauniversitar. Të gjithë e kujtojmë se si dolën në shesh abuzimet me testin dhe fituesit. Pra, u konstatua se kishim të bënim me një test fiktiv, thjeshtë për të punësuar disa militantë.

Më vonë, ministrja do të bëhej objekt përplasjesh deri në Presidencë, për ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Studentë e pedagogë e kundërshtuan fort këtë ligj për më shumë se 1 vit, me çdo mjet demokratik, nga braktisja e orëve të mësimit e deri tek protestat disaditore. Por zëri i tyre dhe akuzat për një ligj klientelist u shuan shpejt në shurdhërinë e një pushteti monstruoz, kthetrat e të cilit po përpijnë çdo të drejtë themelore qytetare, qoftë dhe ajo për arsimimin publik.

Këtë vit, me protagoniste sërish ministren Nikolla, kemi dy probleme të hapura në prag të nisjes së procesit mësimor. Problemi i parë ka të bëjë me mungesën e teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, çka rrezikon seriozisht vitin shkollor për fëmijët. Ankimimi dhe për pasojë bllokimi në KPP i tenderit të pullave fiskale pasi ministria ia dha një firme që ofroi çmim më të lartë se të tjerat, solli vonesa për botuesit dhe shpërndarjen. Kjo shkaktoi radhë të gjata nëpër librari si dhe mungesë tekstesh. Në shpjegimet e saj për mediat, ministria u mundua të propagandonte se në treg nuk kishte as radhë dhe as mungesë tekstesh, por se në çdo rast përgjegjësia sipas saj ishte e botuesve dhe e shpërndarjes.

Problemi i dytë aktual ka të bëjë me maturantët, të cilët këto ditë kanë parë me sytë e tyre se si nga papërgjegjshmëria por ndoshta dhe qëllimisht, një ministre si Lindita Nikolla, me një të rënë të lapsit mund të të shkatërrojë ëndrrat e thurura në katër vite. Formula e propozuar prej saj për pranimet në universitet ka shokuar maturantët anë e mbanë vendit, një pjesë e mirë e të cilëve rezultojnë të mos kenë fituar asnjë degë, edhe pse zotërojnë një mesatare mbi 9, e disa prej tyre janë nderuar edhe me medalje ari. Ajo që do të mund të përfitojnë, do të jetë thjeshtë një vend në universitetet private. Fatin që prisnin maturantët këtë vit, gazeta “SOT” e denoncoi pak kohë më parë, si një manierë e paramenduar nga dikasteri i Arsimit, me qëllim që të përfitonin universitetet private. E detyruar nga presioni i protestave të maturantëve, ministrja Nikolla e cila me 3 vite në këtë detyrë posedon një vilë në periferi të kryeqytetit, doli dje para mediave me pretekstin e një sqarimi, por që në fakt ishte thjeshtë një shfajësim si dhe kalim i përgjegjësisë tek vetë maturantët, të cilët sipas saj kishin gabuar me zgjedhjet e tyre.

Ashtu si dhe herët e tjera, turpit nuk i kishte rënë sërish rruga para fytyrës së Lindita Nikollës...

Anila DODAJ

Më të lexuarat