Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ngjela: Shqipëria ndodhet në prag të një ndryshimi të madh. Zgjedhjet e fundit nuk kanë lidhje me ndryshimin

Postuar: 16/07/2017 - 17:59

Spartak Ngjela, aleati i kryeministrit, Edi Rama në një status të publikuar në “Facebook” ka argumentuar se Shqipëria sipas tij ndodhet në prag të një ndryshimi të madh dhe që sipas tij nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh. Zgjedhjet e fundit nuk kanë lidhje me ndryshimin. Prandaj ato nuk janë jetëgjata në funksion të ndryshimit.

Por cili do të jetë ndryshimi?

l.

Ndryshimi do të vijë me goditjen penale dhe luftën kundër korrupsionit.

Është hetuar gjithçka. Korrupsionit aktuale shqiptar i janë gjetur me emra konkrete shuma të mëdha parash, të cilat shumë shpejt pas pastrimit të gjykatës dhe prokurorisë do të bëhen publikë.

Mendoj se nesër fillon hapi i parë: do të mblidhen komisionet e vetingut.

Por është për të qeshur thirrja që i bëjnë Saliut që të kthehet në krye të Partisë Demokratike. Sali ziu nuk di ku ka kokën, këta duan ta ngatërrojnë dhe më keq. (!)

2. Selami iku, por kriza vijoi, derisa në vitin 1997 erdhi kryeministër Nano. Nanoja ishte gjithashtu kundër bombardimeve të ish Jugosllavisë. U takua edhe me Millosheviçin vetëm për vetëm në Kretë.

Por edhe qeveria Nano u mbërthyes nga një krizë permbysëse.

3. Me një krizë të re u rrëzua dhe Nanoja; por politika amerikane e gjeti më në fund një mbështetës të palëkundur: Pandeli Majkon kryeministër. Menjëherë Bill Klintoni urdhëroi bombardimet e ish Jugosllavisë.

lll.

Tani jemi sërish në udhëkryq; se jemi në krizën e katërt: duhet të funksionojë domosdoshmërisht shpejt aleanca shqiptaro-amerikane. Por kjo u pengua në lidhje me Reformën që zvarriti Berisha dhe Basha, derisa u kërcënuan ashpër nga politika amerikane. Por tani nuk ka më kohë.

Prandaj, ardhja e Eduard Selamit në krye të të djathtës dhe të Partisë Demokratike, e zgjidh përfundimisht krizën e Reformës dhe e kthen politikën e progresit perëndimor atje ku u përmbys Selami: në vitin 1995.

lV.

Kjo është gjendja e sotme. Por a do të dalë dot Selami në krye të Partisë Demokratike? Sigurisht që po, sepse përgjigjia e kësaj pyetjejr është: vërtet mendoni ju se i verbëri nuk i do sytë?

Për mendimin tim gjithçka është zgjidhur, as Berisha e aq më pak Basha nuk e ndalojnë dot më Selamin që të drejtojë frymën e liberalizmit amerikan në konceptin e zhvillimit modern shqiptar. Sigurisht që kjo pritet për t’u parë këto ditë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/07/2017 - 17:09

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj.

Postuar: 28/07/2017 - 16:50

Presidenti Ilir Meta mori sot një mesazh urimi të përbashkët nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Postuar: 28/07/2017 - 16:07

Deputeti socialist Xhemal Qefalia paditi sot këshilltaren e LSI Elona Guri për shpifje, pasi kjo e fundit së bashku me këshilltarët e tjerë të LSI-së e kanë akuzuar pak dite me

Postuar: 28/07/2017 - 15:51

 Që prej marrjes së detyrës së re, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë mesazhe urimi nga figura të njohura të politikës ndërkombëtare.

Postuar: 28/07/2017 - 14:42

Këshilltarja e LSI-së, Genta Mezini e cila votoi rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u përjashtua nga kjo forcë politike.

Postuar: 28/07/2017 - 14:35

Presidenti Ilir Meta ka marrë ditën e sotme një mesazh urimi nga kryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis.

Postuar: 28/07/2017 - 14:20

Deputeti socialist Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI-së Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje.