Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një tjetër shuplakë Saimir Tahirit, biznesmeni Neranxi: Kanabisi i parave dhe kanabisi i showt policor, dora e padukshme e Smithit!

Postuar: 29/08/2016 - 22:40

Nga Nikollaq Neranxi  Kam shkruar jo pak per precedentin e rrezikshem te mbjelljes se Shqiperise me kanabis. Ne rradhe te pare kam shprehur shqetesimin si qytetar, se si po kultivohet nje bime qe ndalohet me ligj dhe se si parate e saj po krijojne nje oligarki te rrezikshme, e cila aq e pasur sa c’eshte, mund te bleje cdo gje, edhe lirine tone.
 
Dhe e dyta, si sipermarres ma ka shqetesuar nje biznes, i cili kultivon nje bime te ndaluar, e cila ka fitim 300% dhe nuk paguan asnje takse, duke nxjerre jashte loje te gjithe bizneset e ketij vendi, te cilet respektojne ligjet dhe paguajne taksa. Trajtimi ne media i problemit te kanabisit, shpesh si nje scoop pa u thelluar, nuk e ka ndihmuar aspak situaten. Por sot qe lexova kete shkrim brilant te gazetarit Lutfi Dervishi, dhe u gezova qe me ne fund dikush i beri nje analize realiste, se pari ekonomike dhe zbertheu komplet skemen se si funksionon kjo pune. Me pak fjale mbjellja e kanabisit, nuk ka qene nje dalje e situates jashte kontrolli (edhe gazetari i “The economist” qe ishte sot me Tahirin e ka te qarte kete fakt), por nje plan i miremenduar.
 
Ja si shkruan Dervishi: “Sigurisht që duke mbjellur në përmasa të tilla, mbushet tregu vendas, por për të mos rënë çmimi në tregun e jashtëm, duhet shkulur pjesa më e madhe e kanabisiit. Në një ekonomi tregu, çmimi është në varësi të raportit ofertë-kërkese, por për interesa madhore, ashtu si Banka Qendrore ndërhyn për të ruajtur lekun, edhe qeveria, përmes policisë bën ndonjë goditje për të garantuar stabilitet në çmime. Me këtë rast i dërgohet mesazh serioziteti gjithë investitorëve.
 
Domethënë, policia këtu bën rolin e dorës së padukshme e Adam Smithit që rregullon cmimin. Por në kuadër të transparancës, dora e padukshme bëhet e dukshme në formën e kronikave të gatshme që televizionet i përtypin me po atë kënaqësi që vogëlushët shijojnë akulloret në ditët e nxehta. Këtu është dhe gjenialiteti qeveritar edhe çmimi lartë garantohet edhe hapen qindra mijëra vende pune për ta shkulur. Sikundër e ka thënë qartë edhe kryeministri: punë ka, por mungojnë profesionistë.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:59

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, ka reaguar duke i kthyer përgjigje për të gjitha kritikat dhe ankesat e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Postuar: 21/11/2017 - 12:37

Në  kuadër të aksionin kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhen 9000 grumbullime plehrash, teksa premtoi se për 6 muajt

Postuar: 21/11/2017 - 12:22

Ndërsa kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati në fillim të dhjetorit, dhe do të duhet të lërë detyrën OPDAT dhe EURALIUS japin rekomandime të qarta për mënyrën se si do

Postuar: 21/11/2017 - 11:35

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Maqedoni, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare.

Postuar: 21/11/2017 - 11:33

Në nisje të prezantimit të aksionit të madh 6 mujor për pastrimin e vendit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Ministri Klosi tha se ky aksion do të vijoj

Postuar: 21/11/2017 - 11:23

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë në kuadër të projekt buxhetin të vitit 2018, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se rruga e re Tiranë-El