Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Devijimi i lumit Radika, Saraçini: Projekti fund negativ, qeveria vendim që të mos realizohet

Devijimi i lumit Radika, Saraçini: Projekti fund negativ, qeveria vendim që të mos realizohet

Postuar: 21/01/2014 - 19:17

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë, Valon Saraçini, gjatë një interviste me "Zërin e Amerikës", lidhur me devijimin e ujërave të lumit Radika, tha se nuk ekziston një projekt fizibiliteti për hidrocentralin në Fushën e Lukovës dhe se qeveria e Maqedonisë, nuk ka në duar një projekt të tillë, por se bëhet fjalë për një projekt parazgjedhor të qeverisë, që do studiuar mirë. Kompania energjetike ELEM ka bërë një projekt të saj, por ai nuk do të miratohet pa kaluar të gjitha fazat e studimit, thotë ministri, duke shtuar se do të respektohen të gjitha konventat ndërkombëtare për ujërat, lidhur me këtë projekt. Ministri Valon Saraçini, thotë se askush nuk duhet të ketë shqetësime lidhur me projektin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës, se projekti është në fazë fillestare dhe po zhvillohen të gjitha procedurat mbi bazë të standarteve ndërkombëtare për çështjen e ujërave dhe të ambientit jetësor.
 
“Projekt final për Fushën e Lukovës ende nuk ka dhe nuk ka as studim mbi ndikimin ndaj ambientit jetësor, që janë dy elemente kyçe për një projekt për të pasur bazën që të fillojë. Çështje tjetër, ky projekt ende nuk ka siguruar burime financiare; Banka Botërore nuk e ka kredituar këtë projekt, duke pasur parasysh, sipas rregullave të këtij institucioni, po qe se ka efekte negative sidomos ndaj ambientit jetësor, atëherë nuk besoj, se do të kreditonte një projekt të tillë. Pastaj, duke nisur nga Konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për ujërat, të gjitha rrugët çojnë kah ajo që ky projekt do të ketë një fund negativ, pas çka, qeveria, në bazë të argumenteve do të marrë vendim që projekti të mos realizohet”, thotë ministri.
 
Ministri Saraçini perifrazon fjalët e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, gjatë një seance të dhjetorit, se në çastet kur studimi do të tregojë se ky projekt do të kishte efekte negative për ambientin, atëherë nuk do të miratohet një projekt i tillë. Lidhur me prononcimin e para pak ditëve më parë të zëdhënësit qeveritar për projektin, Ministri i Ekonomisë thotë se komentet e zëdhënësit janë bërë në aspekt të ekzistencës të projektit në programin e qeverisë në bazë të premtimeve parazgjedhore, por kjo nuk do të thotë se ai do të realizohet. “Ne jemi ende në një fazë të realizimit të studimeve; projekti nuk është mirartuar nga qeveria dhe nuk do të miratohet deri sa të përfundojnë të gjitha studimet”, thotë ministri i Ekonomisë.
 
Ministri Saraçini thotë se ka komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, respektivisht me Ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri dhe se do të respektohen normat ndërkombëtare në lidhje me projektin Fusha e Lukovës. “Në një seancë të qeverisë kemi rënë dakord për formimin e një grupi ekspertësh që do të negociojë me palën shqiptare në lidhje me këtë projekt. Grupi punues do të fillojë debatin atëherë kur projekti të jetë i gatshëm apo final. Atëherë do të kemi një arsye të ulemi dhe bisedojmë për të parë se çfarë përfundimesh do të dalin nga ky debat", thotë ministri Saraçini.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 32

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.