BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

politike-rajoni

"Pa kontroll nga BE, sjell vetëm dëme", vjen ultimatumi për Albin Kurtin për Mini Shengenin Ballkanik

"Pa kontroll nga BE, sjell vetëm dëme", vjen ultimatumi

Kosova është kundër Mini Shengenit Ballkanik. Idenë e nisur në Serbi nga Presidenti Aleksandar Vucic, Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Prishtina e konsideron të dëmshëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skënder Krasniqi, i kërkon Qeverisë së ardhshme të Kosovës që të rishikojë marrëveshjet e CEFTA-s dhe MSA-së, pasi sipas tij kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendas. “Kosova nuk ka përfituar asgjë nga këto marrëveshje, përkundrazi ka pësuar dëme të jashtëzakonshme”, thotë Krasniqi.
 
Lëvizja Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, i kërkon Shqipërisë që ta shikojë Serbinë me sytë e Kosovës, dhe dakordësinë për Mini Shengenin Ballkanin e konsideron të gabuar.
 
Gjatë takimit të Novi Sadit, Vuçiç, Rama dhe Zaev u dakordësuan që brenda vitit 2021 të eliminojnë kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit.