Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presheva letër Qeverisë Shqiptare, ndërhyni në organizatat ndërkombëtare

Presheva letër qeverisë shqiptare, ndërhyni në organizatat ndërkombëtare

Postuar: 09/01/2014 - 22:04

Menjëherë pas marrjes së informacionit se Qeveria Shqiptare do të udhëtojë drejt Prizrenit për të organizuar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga liderët politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës. Ata i kanë dërguar një letër Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ku i kërkojnë që Qeveria Shqiptare të ndërhyjë në organizatat ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Europës dhe në OKB, për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të cilët kërkojnë të mbrohen edhe të drejtat e tyre.
 
Në letrën dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilën e kanë nënshkruar nëntë liderët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, janë dhënë rekomandime se si të përmirësohet statusi i shqiptarëve në këtë pjesë, përfshi edhe një mbështetje të nevojshme financiare nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, për restaurimin e kësaj zone. Liderët politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre konkrete në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik.
 
“Gjendja në të cilën jetojnë shqiptarët është ende e rëndë, gjë e cila bën që një pjesë e të rinjve të kërkojnë jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, proces ky që mund ta dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme bërthamën e nacionalizmit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet mes të tjerash, në dokumentin në fjalë. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstit

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur