BREAKING NEWS

U plagosën në Gramsh, pasagjerët sirianë dërgohen me urgjencë tek Spitali i Traumës

U plagosën në Gramsh, pasagjerët sirianë dërgohen me
x

politike-shëndeti

Para apo pas palestrës? Flasin ekspertët: Kjo është koha më e mirë kur duhet ta konsumoni kafenë

Para apo pas palestrës? Flasin ekspertët: Kjo është koha

Kafeja është shoqëruesja më e mirë e ditës të shumicës prej nesh.Nutricionistët flasin edhe për kohën se kur duhet konsumuar. Sipas Brittany Michels, nutricioniste, pirja e kafesë para se të nisni rutinën e stërvitjes, është pozitive dhe ofron mjaft përfitime në lidhje me të, shkruan living.

Michels thotë se konsumimi i kafesë përpara se të nisni stërvitjen ka një sërë të mirash. Ajo do të largojë përgjumjen, përmirëson metabolizmin dhe performancën atletike.
 
Po ashtu disa hulumtime tregojnë se kafeina para stërvitjes mund të nxisë djegien e kalorive deri në disa orë pas stërvitjes. Në përgjithësi, momenti më i mirë për konsumin e kafeinës llogaritet rreth 20 minuta para stërvitjes.
 
Por nutricionistja thekson se disa njerëz duhet të kenë kujdes!
 
Kushdo që ka një ndjeshmëri ndaj kafeinës ose probleme me stomakun, duhet ta nisë me një dozë të vogël të kafesë dhe gradualisht ta rrisë atë.
 
Po nëse e konsumojmë pas stërvitjes?
 
 “Është gjithmonë e rëndësishme të theksohet se konsumi i  kafeinës para gjumit mund të prishë ciklin tona natyral të gjumit. Nëse keni nevojë për energji ekstra para se të nisni stërvitjen tuaj në darkë, provoni të pini lëng panxhari”, rekomandon Michels.