Çfarë do të thotë Ilir Meta sonte në Zonë e Lirë?

Postuar: 19/05/2017 - 18:14
Presidenti i zgjedhur i vendit Ilir Meta do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” të moderatorit Arian Çani.
Deklaratat e Metës sonte në emision priten të jenë mjaft interesante, pasi është hera e parë e tij në një emision televiziv pas marrëveshjes Rama-Basha.
Meta pritet të flasë gjatë mbi këtë marrëveshje, dhe ndikimin që do të ketë kjo marrëveshje tek partitë e tjera kryesisht tek partia që Meta e ka themeluar vetë LSI.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/