BREAKING NEWS

Lëkundjet e forta të tokës në Tiranë dhe Durrës, shënohet viktima e parë nga tërmeti (Emri)

Lëkundjet e forta të tokës në Tiranë dhe Durrës,
x

Politike

Çfarë mendon Brukseli për Kryeministrin tonë? Politico: Rama, lideri më i parëndësishëm i Europës, renditet i fundit

Çfarë mendon Brukseli për Kryeministrin tonë? Politico:
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është renditur si lideri më i dobët dhe i parëndësishëm i Europës nga revista prestizogje Politico, e cila konsiderohet si organi mediatik më afër zërit të Bashkimit Europian. Në një artikull të titulluar “Matrica e pushtetit: të rendisësh liderat dhe ambasadorët e Europës”, revista e cilëson Ramën dhe ambasadoren shqiptare në BE, Suela Janina si dy zyrtarët më të parëndësishëm në Europë.
 
Kryeministrit të Shqipërisë i pëlqen të zërë faqet e para të gazetave botërore duke i dhënë këshilla deri dhe superfuqive botërore për sfidat dhe politikën ndërkombëtare. Nga deklaratat për Trump tek letra drejtuar ministrit britanik të drejtësisë Michael Gove, kreu i qeverisë shqiptare është përpjekur të gjejë hapësirë në mediat ndërkombëtare. Por europianët duket se e kanë tashmë një vlerësim për Ramën dhe këshillat e tij. Renditja është një suplakë e fortë për ambicien e vetëshpallur ndërkombëtare të Ramës.
Sipas Politico, renditja paraqet se cilat lidera kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyre në Bashkimin Europian për të siguruar pushtet dhe influencë brenda BE. Sipas kësaj renditje Edi Rama rezulton i fundit, madje më poshtë edhe se Gruevski, lideri autoritar i Maqedonisë i urryer në Europë.
 
 
Sipas revistës në vendin e parë, si udhëheqësja më e rëndësishme në Europë renditet Angela Merkel. Pas kancelares së fuqishme gjermane, në vendin e dytë vjen kryeministri britanik david Cameron dhe në vendin e tretë Francois Hollande.
 
edi rama
 
Çfarë vlerësohet
 
Revista ka shpjeguar edhe metodologjinë sipas të cilës janë vlerësuar udhëheqësit e vendeve europiane. Sipas saj, renditja vlerëson një sërë aspektesh. Më konkretisht sipas Politico, për kryeministrat dhe presidentët matrica e saj u përgjigjet disa pyetjeve si:
 
A kanë një qeveri stabël? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë axhendën e tij politike?
 
Po kështu ajo përpiqet  ti përgjigjet pyetjeve nëse këta udhëheqës kanë një strategji koherente dhe nëse kanë pozita të forta negociuese në Europë.