Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çuçi: Ministria e Drejtësisë mori shuplakën e radhës nga KLD

Çuçi: Ministria e Drejtësisë mori shuplakën e radhës nga KLD

Postuar: 08/07/2014 - 13:53

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi përmes një deklarate për media bën me dije se dje përpjekja e Ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë e Drejtësisë.
 
Sipas tij, qeveria dhe Kryeministri mbështesin plotësisht Ministrin e Drejtësisë si dhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi. 
 
"Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e Ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
 
Qeveria dhe Kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi.
 
Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të Ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së. Faleminderit!" - tha Çuci. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr