Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Drejtësia”, drafti diskutohet në Komisionin e Posaçëm, merr pjesë edhe opozita

 “Drejtësia”, drafti diskutohet në Komisionin e Posaçëm, merr pjesë edhe opozita

Postuar: 15/01/2016 - 11:35

Komisioni i posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar dhe miratuar draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, i hartuar nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë. Pas miratimit, ky draft do t’i përcillet për ekspertizë Komisionit të Venecias.
 
Ky draft mendohet të jetë i vetmi dokument që do të kalojë në komision, ndonëse në media u bë publik dhe një tjetër draft i Ministrisë së Drejtësisë, për të cilin ekspertët e lartë thanë se e kanë përfshirë në projektin e tyre final.
 
Paketa e ndryshimeve kushtetuese, e rishikuar mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, nuk u pranua nga opozita, për shkak të qëndrimeve të kundërta lidhur me shumicën në votimin e drejtuesve të institucioneve të larta të drejtësisë.
 
Drafti i ekspertëve parashikon votimin me shumicë të cilësuar (3/5), ndërsa ekspertët e PD-së i qëndrojnë variantit për shumicë kushtetuese 2/3-a. Sipas tyre vota me 3/5 ‘çimenton kapjen e sistemit të drejtësisë’.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstit

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur