Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Letra dëshpëruese e maturantes Ariola, që përfundoi gjimnazin me mesatare 9.88”

Postuar: 09/09/2016 - 11:20

Ish-Kryeminstri Berisha ka publikuar sot, atë që ai e quan “letra dëshpëruese e maturantes Ariola, që përfundoi gjimnazin me mesatare 9.88”.

Këtë letë, Berisha e publikon për të sensibilizuar edhe njëherë qeverinë dhe opinionin për krizën e universiteteve publike, në vazhdën e fjalimit që mbajti dje në Kuvend në mbrojtje të maturantëve të shkqëlqyer që humbën të drejtën e studimit. 

Letra e plotë:

“I nderuar Zoti Berisha!

Me gjithe respektin qe kam per Ju mora guximin tju shkruaj. Une jam nje maturante, viktime e reformes se deshtuar ne arsim nga qeveria aktuale.

Kam perfunduar gjimnazin me mesatare 9.88 dhe mesatarja e provimeve eshte 9.5. Endrra ime ka qene gjithmone mjekesia.

E gjithe endrra ime u dogj vetem sepse nuk bera zgjedhjet e duhura per provimet e matures. Kjo sepse kane preferuar te mos i bejne te ditur kriteret ne fakulteve ne menyre qe nga kjo skeme te perfundojme ne shkolla private.

Por i Nderuar, prinderit e mi kane hequr buken nga goja e tyre qe te arsimohem une.

Une jam apolitike:nuk kam mbeshtetur kurre nje ngjyre politike por gjithmone ju kam pare si nje intelektual dhe dashamires i dije. Jam ne dijeni qe mundesite tuaja jane te kufizuara dhe nuk mund te beni asgje per te gjithe ne; fatkeqesisht jemi ne duart e dikujt qe mesa duket e urren arsimimin. Por si ka mundesi qe 12 vite pune te palodhur, 12 vite etje per dije te therrmohen brenda nje dite?!

A nuk supozohet qe ai qe punon fort duhet te shperblehet?!

Ku eshte drejtesia ketu?

Kesaj pyetje retorike e di qe smund ti pergjigjet askujt, por kisha nevoje qe ta shprehja edhe une mendimin tim tek dikush qe na mbeshtet neve, te nje intelektual i vertete, jo te dikush qe nuk di as se si te flase para nje audience pa u treguar arrogant e pa i ofenduar!

Kam filluar te ndjej urrejtje per kete vend pasi nuk kam me asnje fije shprese se drejtesia do te na miresevije me. Me kete ritem rinia do te preferoje te punoje pune te rendomta ne dhè te huaj se sa te qendroje ketu.

Me respekt

Ariola S”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë.

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At