Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Lobimi”, Spiropali akuza Bashës: Nuk i shpëton drejtësisë, përgjigju për krimin financiar!

Postuar: 13/03/2018 - 15:22

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka akuzuar përsëri kreun e opzitës  Lulzim  Bashën se ai s’mund ti shmanget më drejtësisë për skandalin lidhur me financimin rus, duke e përdorur mandatin e deputetit, siç përdori dikur një raport mjekësor.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të kësaj force, që po bëhet gjithmonë e më i madh. “Lulzim Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të Partisë Demokratike, që po bëhet gjithmonë e më i madh.

Lulzim Basha deklaron se mes atij vetë personalisht, apo Partisë Demokratike dhe kompanisë së lobimit Muzin ka vetëm një kontratë dhe vlera e paguar nga PD është vetëm 25 mijë dollarë.

Por kompania e lobimit Muzin, kompania që ka punuar për llogari të Lulzim Bashës, deklaron se përveç 25 mijë dollarëve të Bashës, ajo ka marrë edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga Partia Demokratike.

Për ta bërë zullumin edhe më të zi, kompania në fjalë deklaron se përveç Partisë Demokratike, ajo është paguar edhe nga një firme ruse në vlerën 150 mijë dollarë për lobimin që ka bërë në Shtetet e Bashkuara për Lulzim Bashën.Për këtë arsye uluritëse, Lulzim Basha duhet të përgjigjet përpara ligjit qoftë për gjysmë milionë dollarët ekstra që Partia Demokratike i ka paguar kompanisë së lobimit, qoftë për dhuratën ruse prej 150 mijë dollarësh që kompania e lobimit Muzin ka marrë nga firma Biniatta në këmbim të punës që Muzin ka kryer për Bashën.

Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë “kamioni është i imi, por s’e di kush ma mbushi me banane” dhe as mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë”, deklaroi Spiropali

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 16:56

Ambasadori amerikan Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në korrik 2018. Emërimi i tij i radhës është në Kirgistan.

Postuar: 18/09/2018 - 16:54

Kryetari i Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi, ka komentuar për mediat vendimin e mazhorancës p

Postuar: 18/09/2018 - 16:39

Pas protestave të banorëve në Jalë kundër prishjes së ndërtesave të tyre , si dhe arrestimi i një

Postuar: 18/09/2018 - 16:33

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka thënë se miratimi i “variantit të korrigjuar” të

Postuar: 18/09/2018 - 16:25

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Komisionit për dekretin e Teatrit

Postuar: 18/09/2018 - 16:25

Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i PD, paralajmëroi se nëse mazhoranca nuk do të votojë pro

Postuar: 18/09/2018 - 15:51

Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë pri