Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Prokurori të zgjidhet me vetting jo nga politikanët e korruptuar”, Rama replika me komentuesit

Postuar: 07/12/2017 - 10:10

Pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për kreun e PD-së Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm pas Adriatik Llallës, të cilit i ka përfunduar mandati, vijnë shumë reagime nga ndjekësit e tij në Facebook.

Një komentues i ka shkruar kryeministrit se Prokurori duhet të zgjidhet me vettingun jo nga politikanët, pasi sipas tij janë të gjithë të korruptuar. Nga ana tjetër kryeministri i rekomandon të lexojë sepse e ‘ka mendjen të lehtë si pupla’.

REPLIKAT
Komentues: Me duket se kërkon të shpëtosh pisllëqet e Ilirit edhe Berishës!! Leji këto traplliqe. Prokurori të zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni të gjithë të korruptuar. Kush më pak edhe kush më shumë. Edhe ti po bën ca lëvizje që s’po na pëlqejnë shumë! Ki kujdes se po humb besimin!! Si prsh Ilir Floririn President, Vishon që kushedi se agjent i kujt ishte!! Me duket po riciklon pisllëqet!!

Edi Rama: Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skënderbeut dhe pozat me kostum e me kravatë, se mendjen e paske të lehtë si pupla e gjelit i dashur Olti! Por unë nuk dyshoj që ti je patriot dhe si patriot të sugjeroj të shkosh në shkollë e nëse ke shkuar të lexosh sa më shumë që ta rëndosh peshën e mendimit dhe mos flasësh në hava duke harruar deri edhe edukatën që me siguri e ke.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 10:20

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se vala e arrestimeve maqedonase do të mbërrijë së shpejti edhe në Shqipëri.

Postuar: 15/11/2018 - 10:10

Vendet partnere kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dënoi bandën e

Postuar: 15/11/2018 - 10:00

Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj presidentit Ilir Meta sa i takon debatit për emërimin e

Postuar: 15/11/2018 - 09:22

 Ish-deputeti demokrat i ftuar tek “Rudina” foli për karrierën e tij politike, p

Postuar: 15/11/2018 - 09:09

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar sërish pas protestës mbrëmjen

Postuar: 15/11/2018 - 08:47

Ditën e djeshme u përmbush amaneti i fundit i shkrimtarit, publicistit, politikanit të shquar Mid

Postuar: 15/11/2018 - 08:46

Dihet se politikanët lëvizin me automjete të shtrenjta dhe se Kuvendi i Shqipërisë do të shpenzoj