BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Politike

“E bëj Ramën që të mos ketë vrimë ku të futet!”, Meta nuk përmbahet në emision

“E bëj Ramën që të mos ketë vrimë ku të

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërthyer sot në studion e “Zonë e Lirë”, ndaj kryeminsitrit Rama.

Pasi i tha “këlysh blloku” dhe “qen bir qeni”, Meta tha se ka aq forcë sa ta bëjë Ramën që të mos ketë vend ku të futet.

Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit në Kuvend i cili tha: Çfarë do Meta tani, të bëhet mbret apo dëshmor?, Meta tha se e ka për krenari të bjeri dëshmor, por kurrsesi të përfundojë si Rama.

Debati i plotë:

Meta: Unë kam atë fuqi që e bëj sot atë që të mos ketë vrimë në Shqipëri ku të futet. Ai paguan oligarkët. Njerëzit vdesin në spitale. 63% e azilkërkuesve në BE janë nga Shqipëria.  

Rakipllari: Ju si president jeni në rolin tuaj?

Meta: Patjetër. Roli im është t’i dal për zot kushtetuetës.

Rakipllari: Roli juaj është të ekuilibroni pushtetet jo t’i thoni qen bir qeni.

Meta: Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që terrorizon përfaqësuesit e instituicioneve shtetërore. I thotë gjeneralëe të ushtrisë mos shkoni në takim me presidentin. Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. S’dua që të nxjerr emrat e atyre analistëve që paguhen nga ai. Kemi ardh në një moment final. Votimi i djeshëm ka qenë skandaloz. Një pal do të jetë dhe lojtar dhe arbitër.

Meta: Unë e kam për nder të bie dëshmor i kombit ore. Është krenari e madhe. Po të përfundosh si ai, që t’i marrin gratë të tjerët...

Çani: Kjo që thatë është e rëndë...

Më të lexuarat