BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Politike

100 ditë kohë për të rikthyer normalitetin, Rrumbullaku një sërë porosish policëve: Zbardhni ngjarjet e kaluara, dilni në terren

100 ditë kohë për të rikthyer normalitetin, Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kërkoi impenjim maksimal nga krerët e strukturave policore në përballje me të gjitha aktivitetet kriminale. Ditën e djeshme, Rrumbullaku zhvilloi takime në drejtoritë vendore të policisë në Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Lezhë dhe Shkodër. Në fjalën e tij, ai u kërkoi vartësve të ndryshojnë metodologjinë e punës së tyre duke dalë në terren për të mbikëqyrur operacionet dhe kontrollet policore në kuadër të fushatës së përmirësimit të rendit dhe sigurisë në vend brenda 100 ditëve. “Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, realizimi i detyrave, prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara më parë dhe atyre të vendosura në kuadër të 100 ditëve, do të jenë të vetmit faktorë që do të përcaktojnë vijimësinë tuaj në detyrë. Ndryshoni menjëherë metodologjinë e punës, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit, mos komandoni nga zyrat por dilni në terren, kontrolloni, mbështesni, ndihmoni dhe orientoni shërbimet që keni në varësi, për të përmbushur sa më mirë detyrën në shërbim te qytetarëve”, tha fillimisht Rrumbullaku. Ai e vuri theksin te goditja e kultivimit të lëndëve narkotike, arrestimin e personave në kërkim, hetimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe kontrollin rrugor me mjete inteligjente. Rrumbullaku e vuri theksin dhe te zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë. “Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë. Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve nakotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura. Grumbulloni informacion për lokalizimin dhe mundësoni kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri ose me lëndë narkotike. Krimi ekonomik të zhvillojë hetime proaktive kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Policia Rrugore të vërë në përdorim teknologjinë dhe të shmangë kontaktet me përdoruesit e rrugës. Monitoroni akset rrugore nacionale, rurale dhe qendrat e banuara, me mjetet inteligjente dhe ndëshkoni maksimalisht shkeljet që janë burim potencial për ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin”, u shpreh drejtori i  Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.