Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

105 vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Reformat e marra që prej 2013 kanë dhënë rezultat

Postuar: 13/01/2018 - 12:49

Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në qytetin e Lezhës një ceremoni në nderim të uniformave të policies.

Kreu i qeverisë është ndalur tek sfidat me të cilat përballen sot uniformat blu.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se sot Policia e Shteti është rilindur, pas reformave të ndërmarra që prej vitit 2013.

“Sfida e policisë është përpjekja për t’u përballur me të keqen. Përzgjedhja në vazhdimësi e njerëzve të duhur është edhe sfida që garanton përballjen e policisë me të keqen jashtë saj, dhe përballjen e policisë me kërcënimin e së keqes brenda saj.; ne jemi krenarë për atë që është bërë në këtë periudhë rilindje të Policisë së Shtetit, pas një situata kaosi dhe braktisje të Policisë së Shtetit para vitit 2013. Gjuha e thatë e rezultateve thotë se në 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. Në 2017 Shqipëria mbylli një plagë të vjetër, të thellë e cila pati të gjitha ato infeksione që ne njohim. Sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat, dhe as “lazaratër” të shpërndarë në trupin e territorit të saj”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama gjithashtu ka falënderuar gjithë ata në uniformë, qëluftojnë përditë me te keqen e atyre që shkelin ligjinm dhe te keqen brenda vetes.

“Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj.  Policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 mln euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milionë euro. Në 2017 garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas ’90, ndodhën vetëm 50 vrasje, nuk është shifër shumë e ulët, por minimumi historik dhe më shumë se gjysma e 107 vrasje në 2013 dhe 126 në 2012, dhe një shifër më e ulët se shifra e një vendi të BE ku flitet shumë për krimin shqiptar”- tha Rama.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 16:30

Kryetari i grupit të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci që të mos pranojë nesër në seancë plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kom

Postuar: 19/09/2018 - 16:30

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një konferencë për shtyp ka bërë publik kallëzi

Postuar: 19/09/2018 - 16:28

Të enjten, opozita do të marrë mungesën e katërt në seance plenare.

Postuar: 19/09/2018 - 16:20

Ish-deputeti i PD-së, Gazmend Oketa është larguar nga skena politike.

Postuar: 19/09/2018 - 16:18

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, deputet i PD për

Postuar: 19/09/2018 - 16:09

Në vizitën e tij në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, takoi edhe liderin e opo

Postuar: 19/09/2018 - 15:47

Mbledhja e këshillit të legjislacionit ku do të diskutohet nisma kushtetuese e PD për vetingun në