Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

11 gra kandidate për bashki të rëndësishme më 21 qershor, rritet përfaqësimi në qeverisjen vendore

11 gra kandidate për bashki të rëndësishme më 21 qershor, rritet përfaqësimi në qeverisjen vendore

Postuar: 16/04/2015 - 08:04

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit, rrisin përfaqësimin e femrave në qeverisjen vendore. Janë 11 gra kandidate për bashki të rëndësishme të vendit në këto zgjedhje vendore. Nga Partia Socialiste deri më tani kanë dalë 7 emra ndërsa nga LSI e cila do të këtë vetëm 15 bashki, në tre prej tyre ka zgjedhur të kandidojë gra. Por të djathtët mesa duket kanë vendosur që emrat e grave t’i nxjerrin në fund pasi deri më tani nga 27 kandidatë të zyrtarizuar, ka dalë në pah emri i vetëm një gruaje, ai i Grida Dumës, e prezantuar zyrtarisht nga Basha për Bashkinë e Durrësit. Një pjesë e këtyre grave që janë në listë e kanë për herët të parë garimin në zgjedhjet lokale, disa kanë qenë deputete, ndërsa të tjera garojnë për herë të dytë për njësi vendore.
 
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet vendore u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, ditën që dy aleatët nënshkruan marrëveshjen për të shkuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit. Për të rritur numrin e grave pati dhe një përpjekje nga gratë deputete këtë vit, të cilat kërkuan që të përcaktohej në Kod Zgjedhor se 20 për qind e kandidateve për kryetar bashkie të ishin gra, por nuk u pranua nga Komisioni parlamentar i Ligjve. Ndërsa me konsensusin e palëve, u ra dakord që për këshillat bashkiakë të ishte 50 për qind burra dhe 50 për qind gra.
 
Kështu, për Bashkinë e Shkodrës nën siglën e PS do të kandidojë Keti Bazhdari, për Bashkinë e Gjirokastrës nën siglën e LSI do kandidojë Zamira Rami, për Bashkinë Pogradec nën siglën e LSI do kandidojë Diana Mile, për Bashkinë Roskovec nën siglën e PS do kandidojë Majlinda Bufi, për Bashkinë Sarandë do kandidojë Floriana Koka, për Bashkinë Libohovë nën siglën e PS do kandidojë Liza Mandi, për Bashkinë Patos nën siglën e PS do kandidojë Rajmonda Balili, për Bashkinë Klos nën siglën e PS do kandidojë Valbona Kola, për Bashkinë Mat nën siglën e PS do kandidojë Adelina Farici, për Bashkinë Përrenjas nën e LSI do kandidojë Miranda Rira, për Bashkinë Durrës nën siglën e PD do kandidojë Grida Duma. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l