Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

11 kuksianët në burg, Manjani: Të arrestohen prokurorët dhe policët

Postuar: 16/04/2018 - 10:25

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka nisur ditën e sotme me akuza të ashpra ndaj prokurorisë për arrestimin e kuksianëve pasi protestuan kundër vendosjes së tarifës për rrugën e Kombit. Pas arrestimit, gjykata e Kukësit, e cila u zhvendos në Tiranë për efekte sigurie, la në burg 11 prej 23 kuksianëve, duke i gjykuar si të ligjshëm arrestimet e tyre, pasi ishin bërë pas orës 8 të mëngjesit.   Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Manjani thotë se në vend të 11 kuksianëve, të cilët janë ndaluar në shkelje të Kushtetutës, duhet të jenë policët dhe prokurorët. Në fund në reagimit, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e quan krim shtetëror arrestimin dhe mbajtjen në burg të kuksianëve, ndërsa ka kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

“Kjo nuk është më turp, por krim! Policët, prokurorët dhe eprorët e tyre, që shoqëruan në mes të natës dhe i ndaluan në mes të ditës, duke fallsifikuar letrat, duhet të ishin në burg! Transmetimet vizive në media, provojnë se arrestimet janë bërë natën! Ndërkohë me letra ato janë arrestuar ditën! Çfarë shteti!!! Av Altin Goxhaj ka bërë një punë të shkëlqyer denoncuese me prova të qarta!

Fallsifikimi i Dokumentave, rrëmbimi i personit, arrestimi i paligjshëm heqja e paligjshme e lirisë, janë vepra penale. Të gjitha këto vepra janë kryer në bashkëpunim dhe në shkelje të rëndë të detyrës publike! Gjykatësja e Kukësit që gjykoi në Tiranë, jashtë rregullave, nuk mund të jetë më gjykatëse! Ka humbur çdo test të Vetting-ut! Ka legalizuar shkeljen e lirisë së personit dhe ka dhunuar vetë lirinë kushtetuese të qytetarëve! Ligjërisht ata që mbahen në mënyrë haptazi Anti-Kushtetuese duhet të ishin të lirë. Në vendin e tyre duhet të ishin dhunuesit publikë! Ky është krim shtetëror! I pastër fare!  Rilindja nuk njeh më ligj! Mbase ka zot...”, -thotë Manjani.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 15:31

Në vijim të takimeve në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim në Estoni me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë László Kövér dhe me Marek Tadeusz Kuchciński Kryetar i Sejmit të Polonisë.

Postuar: 25/04/2018 - 15:16

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prej disa ditësh ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA.

Postuar: 25/04/2018 - 14:43

Drejori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë “Nuk e mbajta dot dorën” teksa komenton përmes ironisë therëse “Dasmën e Skëndërbeut”,

Postuar: 25/04/2018 - 14:29

Qeveria ka çelur fazën e parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin

Postuar: 25/04/2018 - 14:25

Kreu i FRPD-së në Shkodër, Arvit Bushati, i cili u shoqërua sot në polici bashkë me dy aktivistë të tjerë, nuk ka pranuar që të flasë për blutë.

Postuar: 25/04/2018 - 14:20

Për Lirinë e Shtypit në vitin 2018 Shqipëria renditet e 75 në botë, me një përmirësim të ndjeshëm me një shkallë nga viti i shkuar .