
Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

“11 procedura prokurimi dhe 14 milion euro me tendera fiktivë”/ Indrit Hoxha 'shpërthen' ashpër me akuza ndaj Bashkisë Vorë: SPAK të hetojë gropën e zezë ku humbin paratë e qytetarëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit opozitar, ka denoncuar ditën e sotme Bashkinë e Vortës, lidhur me procedurat e tenderave në katër vitet e fundit, duke thënë se janë bërë 11 procedura prokurimi me vlerë 14 milion euro.
Ai i ka bërë thirrje SPAK dhe institucioneve të tjera që të hetojnë tenderat që sipas tij janë korruptiv.
Deklarata e plotë e Indrit Hoxhës:
Në cilësinë time si kandidat i Partisë Demokratike dhe i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit.
Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës.
Në të kundërt, mos-përgjigjia dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera.
Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.
Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë.
Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.
Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qytetarëve të Vorës.
Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.
Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjës, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.
Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.
Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhe një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës.
Të gjithë personat që kanë abuzuar me paratë e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojnë!
Së bashku fitojmë!
Më të lexuarat


“Turp, turp”/ Kryeministri Rama futet në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës shpërthejnë shashka dhe ndezin tymuese

“Shoqja Linditaaa”/ Kuvendi kthehet përmbys me tensione e konfrontime, Zhupa: Na kanë mbyllur me çelës dyert e sallës, sillni dhe ushtrinë

“Ore lepurush ta heq gurmazin, e ke bërë nja dy herë trimin”/ Nuk përmbahen deputetët e ‘Rithemelimit’, kërcënojnë punonjësit e gardës

“A jeni në terezi”/ Sërish kaos në Parlament, garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja

“Të q* nënën”/ Degradon sherri në Kuvend, deputetët e Berishës shpërthejnë në sharje e ofendime ndaj gardës (Video)

“Kujdesuni nga Elisa se ka futur shashka”, deputetët e opozitës thumbojnë personelin teksa u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në hyrje të sallës së seancave

Fillon kaosi në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen ashpër me punonjësit e gardës për karriget

“Më dhimbset Shqipëria është se kanë rënë në qasjen e një propagande të pastër’’/ Situata politike në vend, ish-ministrja: Shpesh e quaj Ramën diktator, sot...

U përjashtua me kërkesë të PS-së, Gazment Bardhi nxjerr pamjet nga Kuvendi: Asnjë deputet në sallë, mbushet me 43 gardistë

Gara për tre vende vakante në SPAK/ Ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm
