BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ja akuzat ndaj Berishës e familjarëve të tij dhe si u eliminuan dëshmitarët e ngjarjes

11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ja akuzat ndaj Berishës e

Data 15 mars ka sjellë sërish lot, pikëllim dhe zemërim në sytë e banorëve të Gërdecit. 11 vite më parë shumë prej tyre humbën familjarët, ndërsa të tjerë u gjymtuan e mbetën të plagosur. Dje kjo ditë ka kaluar në heshtje në rrethin politik, por për banorët e Gërdecit shpërthimet dhe britmat vijojnë të jenë të freskëta. Por përveçse 26 të vrarëve më 15 mars 2008, një tjetër goditje e fuqishme erdhi nga sistemi i korruptuar i drejtësisë, duke nxjerrë pa faj autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje. Por çfarë ndodhi më 15 mars dhe kush janë ata që duhet të dalin para drejtësisë? Demontimi i armëve në Gërdec, nisi si një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, ndërkohë që u prangosën Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona. Korrupsioni i Gërdecit dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Nga këta persona disa u dënuan me gjobë dhe disa vite minimale burgim. Dënimi më i rëndë, me 14 vite u dha për Ylli Pinarin, 10 vite burg. Ndërsa Mihal Delijorgji u dënua me 7 vite burg. Familjarët e viktimave i cilësuan të ulëta dënimet. Ajo që ra në sy ishte fakti se u dënuan vetëm ushtarakët dhe mbetën të pafajshëm zyrtarët e qeverisë.

Përgjegjësia e Berishës

Qeveria shqiptare, brenda 3 orëve nga tragjedia e Gërdecit doli dhe bëri një deklaratë distancimi nga ky “biznes krim njerëzor”. Vetëm 15 minuta pas deklaratës së qeverisë, doli personalisht ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tepër i tensionuar u distancua prej këtij skandal-krimi shtetëror, madje duke mohuar dhe faktin e pakundërshtueshëm, që në këtë “fabrikë vrasëse” punonte si drejtues demontimi dhe baxhanaku i tij. Por në atë kohë pati akuza se ishte i përfshirë në çështjen e Gërdecit dhe djali i tij. Geri Kokalari, një nga njerëzit më aktivë të diasporës në Amerikë, në një letër drejtuar ish-kryeprokurorit Sollaku dhe pasueses së tij Ina Rama lëshonte akuza të rënda për krerët e ish-qeverisë Berisha, të cilët janë të përshirë në kontrabandë armësh dhe korrupsion. Në këtë letër drejtuar ish-kryeprokurores së Republikës zonjës Rama, z. Kokalari implikonte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe shumë funksionarë të tjerë të qeverisë të cilët janë përfshirë në këtë aferë skandaloze kontrabande armësh.

Kabllogrami i SHBA

Por ajo që i vuri kapak ishte një kabllogram i ambasadës amerikane. Në shkresat që i dërgonte DASH, ish-ambasadori Xhon Uidhers fliste për implikimin e Shkëlzen Berishës në Gërdec si dhe për sulmin e ish- kryeministrit ndaj prokurorëve. Uidhers ka udhëzuar ish-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Stuart Jones, para takimit me ish-kryeministrin Berisha. Në kabllogramin e tij, Uidhers theksonte se hetimi i Gërdecit ishte një presion në rritje për ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tyre, intensivisht në mënyrë të çrregullt muajt e fundit kishte sulmuar ish- Prokuroren e Përgjithshme dhe sistemin e drejtësisë, duke tentuar limitimin e dëmit politik dhe potencialisht kriminal për veten, familjen dhe aleatët. “Takimi kryesor i juaji do të jetë me kryeministrin Berisha, për të cilin ne kemi çdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t'i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me konsenguenca kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin”, thuhej në kabllogram.

Vrasja e Kosta Trebickës

Zhdukja enigmatike e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç për Gërdecin, vijon edhe sot e

kësaj dite të mjegullojë dhe errësojë me dyshime dhe pikëpyetje ngjarjen më të rëndë të pluralizmit shqiptar. Kosta Trebickës ishte i pari që denoncoi Sali Berishën dhe familjarët e tij në gazetën “New York Times”, ndërsa soli edhe gazetarin e “New York Times” në Gërdec. Artikulli për trafikun e armëve drejt vendeve në konflikt dhe Afganistanit u botua dy ditë pas shpërthimit. Ndërkaq, Kosta Trebicka ishte njeriu që denoncoi edhe të birin e Sali Berishës, si njeriu që drejtonte në prapaskenë biznesin në Gërdec. “Trebicka ka marrë një kthesë të fortë në anën e majtë. Këtë e dëshmon edhe makina e cila është batuar në anën e djathtë. Makina ka rënë mbi trupin e Trebickës duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që për shkak të pjerrësisë së rrugës makina ka lëvizur mbrapsht për afro 40 metra. Kjo shpjegon dhe faktin pse trupi i pajetë gjendej larg nga automjeti i dëmtuar”, thuhej në ekspertizën që u bë pas vrasjes.

Kliti Topalli

 

Më të lexuarat