BREAKING NEWS

Gjykata pushon dosjen e CEZ, Taulant Balla bën lëvizjen e menjëhershme dhe del me deklaratën ‘bombë’: I akuzuari kryesor është Sali Berisha. Ja çfarë fshihet pas vendimit

Gjykata pushon dosjen e CEZ, Taulant Balla bën lëvizjen e
x

Politike

“13 tetori, ditë vrapi në park”, Braçe ironizon keq Ilir Metën: Ja çfarë ndodh të dielën

“13 tetori, ditë vrapi në park”, Braçe ironizon keq

Zëvendëkryeministri Erion Braçe është i sigurt në rregullsinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, aq sa i bashkohet thirrjes së Bindjes Demokratike për të rihapur kutitë.

“Pyesni KQZ pse nuk i hapën. Për mua t’i hapin, nuk do të gjejnë asnjë votë që nuk do të përputhet. Në 121 qendra votimi që unë kam mbuluar”, u shpreh Braçe.
 
Zëvendëskryeministri thotë në një intervistë për A2 CNN se Qeveria është legjitime, dhe se kërkesave të opozitës për largimin e Ramës, mund t’i përgjigjen vetëm me dialog kushtetues:
 
“Në gjykimin tim dhe në referencë të kërkesës së përsëritur të zotit Basha, nuk ka zgjedhje të parakohshme.
 
Do të vazhdojmë të këmbëngulim për dialog, por duhet të kuptoni që qasja jonë duhet të jetë thelbësisht kushtetuese”, tha Braçe. 
E ndërsa numri dy i Qeverise flet për 30 qershorin që kaloi, presidenti Ilir Meta flet për 13 tetorin e ardhshëm.
Ironinë nuk e kursen aspak kur pyetet çfarë është 13 tetori për të.
 
“Ditë vrapi në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani”, thotë Zëvendëskryeministri.