BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Politike

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, refuzojnë hapjen e dosjeve, 71 zyrtarë që aplikuan për SPAK rezultuan “spiunë

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit,

Plot 71 spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit tentuan të bëheshin pjesë e drejtësisë së re, policisë e ministrive, por që në përfundim duket se kanë depërtuar vetëm në Kuvend, për shkak se deputetë përjashtuan veten nga verifikimi. Gazeta “SOT” ka mësuar se nga 140 deputetë, kanë shfaqur interes vetëm 10 ligjvënës, të cilët mësohet se kanë aplikuar për t’u njohur me dosjen e pastërtisë së figurës pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, i njohur ndryshme si Komisioni i Dosjeve. Mësohet se deputetët në fjalë janë paraqitur pranë zyrave të AIDSSH, ndërkohë që kanë tërhequr dosjet personale, duke u njohur me të shkuarën e tyre dhe për rrjedhojë për të mësuar nëse kanë qenë pjese ë Ish-Sigurimit të Shtetit. Bëjmë me dije se sa i takon Kuvendit, deputetët e kanë përjashtuar veten me ligj nga verifikimit. Për deputetët verifikimi është me vullnet të lirë. Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 vetëm 161 kandidatë nga katër parti politike  kanë paraqitur kërkesën për verifikim. Nga verifikimi, 5 kandidatë kanë rezultuar me lidhje me ish Sigurimin e Shtetit. Komisioni i Dosjeve nuk jep informacion nëse këto 5 kandidatë janë zgjedhur apo jo deputetë, por fakti që vetëm 161 kandidatë kanë kërkuar të verifikohen, nga 1841 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2021, gjasat janë që në Kuvendit aktual të ketë spiunë dhe anëtarë të ish Sigurimit të Shtetit.

71 zyrtarë ish-sigurimsa të shtetit aplikuan për një vend në SPAK

Megjithatë teksa dyshimet shtohen se shumë ish-sigurimsa tashmë janë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, plot 71 kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, kandidatë për funksione të rëndësishme në SPAK, Polici apo pjesë e drejtësisë dhe zyrtarë që kanë aplikuar për rritje në detyrë, kanë rezultuar me dosje si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, punonjës të ish Sigurimit dhe anëtarë të strukturave gjykuese në proceset politike të regjimit komunist. Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, i njohur ndryshme si Komisioni i Dosjeve, ka verifikuar 2.189 kandidatë përpara zgjedhjes, emërimit dhe ngritjes në detyrë, nga të cilët 2.118 kanë rezultuar të pastër dhe 71 të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit. Ky detaj interesant u zbulua ditën e djeshme nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut gjatë një seancë dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  gjatë vitit 2021. Gjatë fjalës së saj, mes të tjerash Sula shtoi se nga 2017 deri në fund të vitit 2021, pranë Autoritetit janë paraqitur gjithsej 2185 kërkesa individuale, 459 kërkesa studimore mediatike dhe 876 kërkesa për qëllim dëmshpërblimi apo për vërtetim internim-dëbimi. “24 marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar me partnerë brenda vendit dhe jashtë tij. Në pesë vjet janë verifikuar gjithsej 2.189 kandidatë përpara emërimit / ngritjes në detyrë, si edhe kandidatë për t’u zgjedhur deputetë e kryetarë bashkish, ku 2.118 rezultojnë pa dokumente, ndërsa 71 kandidatë me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”, deklaroi Sula. Ndërkohë gazeta “SOT”, ka mësuar se nga 71 personat e identifikuar si të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit, 13 tentuan të bëheshin pjesë e kupolës së drejtësisë, konkretisht në SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, Prokurori etj. Ndërkaq, 6 persona me dosje në ish Sigurimin e Shtetit kanë aplikuar dhe garuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Më të lexuarat