BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

14 pikat e propozuara nga Meta, reagon avokati Spartak Ngjela: I kam parë, nuk kanë asnjë...

14 pikat e propozuara nga Meta, reagon avokati Spartak Ngjela: I kam parë,

Avokati i njohur Spartak Ngjela theksoi në Euronews Albania se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, pavarësisht kontestimeve që janë bërë ndaj këtij  proces.

I pyetur për 14 pikat e propozuara nga kreu i shtetit për agjendën e integrimit të Shqipërisë në BE, avokat Ngjela tha se propozime të tilla bien ndesh me reformën në drejtësi.

Ai theksoi se nuk ka asnjë shans që reforma në drejtësi të bëjë hapa pas, pasi siç thotë Ngjela, është në dorën e ekspertëve ndërkombëtarë.

“I kam parë, nuk ka vlerë. Është kundër reformës në drejtësi. Nuk kthehesh dot te reforma në drejtësi, sepse kanë dalë ligjet. Vettingu 60 për qind të gjyqtarëve i nxori të korruptuar. Ne i pamë botërisht. Duhet t’i vëmë pikat mbi i. Nuk ka mundësi që reforma në drejtësi të rrëzohet, sepse zbatimin e saj nuk e kanë bërë shqiptarët, por e ka bërë ONM-ja. Në ONM nuk ka shqiptarë. Lëndën e parë ia çon ONM-ja. Ata janë perëndimorë dhe nuk vendosin firmën kot. Ata duan të kapin korrupsionin dhe deri tani i kanë nxjerrë të korruptuar”, tha ai.

Më të lexuarat