
“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

2 javë nga betimi, zbardhen emrat e stafit të presidentit Begaj, ja kush do jenë Drejtori i Kabinetit, Sekretari i Përgjithshëm dhe këshilltarë

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Gusht 2022

Dje janë mbushur plot 2 javë nga momenti kur Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u betua në Kuvend e Shqipërisë dhe më pas hyri zyrtarisht në zyrën e Kreut të Shtetit, duke zëvendësuar kështu në këtë post Ilir Metën. Por siç duket Presidenti Begaj e ka marrë me qetësi plotësimin e stafit të tij, me njerëz të besuar më të cilët do të drejtojë Presidencën në 5 vitet e ardhshme. Megjithatë disa emra kyç Begaj duket se tashmë i ka vendosur. Gazeta “SOT”, ka mësuar se tashmë Presidenca ka një Sekretar të Përgjithshëm të ri, një Drejtor Kabineti të ri si dhe disa këshilltarë të rinj. Kështu mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali. Ai e ka mbajtur këtë post më herët në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare. Ndërkohë, kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos. Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992. Ndërsa Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti. Po ashtu, Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE. Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta. Nga ana tjetër, gazeta “SOT”, ka mësuar se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij. Kujtojmë se Bajram Begaj u ul në karrigen e Kreut të Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi Parlamenti e votoi atë në qershor me 78 vota pro. Emri i tij për të qenë presidenti i tetë me radhë i shtetit erdhi me bekimin e kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisiut, që ai e cilësoi një sukses. Bajram Begaj (55), ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Edhe karriera e tij në ushtri lidhet në pjesën më të madhe me profesionin e mjekut. Para se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në vitin 2020, për një periudhë trevjeçare ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Më të lexuarat


Skandali “McGonigal”/ “Foltorja” dhe PD zyrtare, “betejë” dhe në Kuvend, 11 deputetë të Berishës kërkojnë mocion me debat pa kufizim kohe me Ramën

“Lufta” e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi njeh Lulzim Bashën si kryetar të selisë blu, “Foltorja” del jashtë loje dhe var shpresat te Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike, i shtohen stacionit të ri të ish-Kinostudios në njësinë 4

Protesta e 11 shkurtit, Sula refuzon Berishën: Nuk do jem pjesë e tubimit, kjo është një shoqëri që ka vuajtur nga dhuna

Shqipëria me Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe, 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë, kryetarja e KLGJ zbulon se 1868 çështje që kanë filluar gjykimin në qytete do shqyrtohen atje

Nga krijimi i Agjencisë së Rikuperimit të Aseteve, te lëvizja e lirë e shtetasve në Ballkanin Perëndimor vetëm me kartë identiteti, zbardhen disa nga vendimet e qeverisë, ja çfarë përfiton biznesi

Rama nis konsultimet për portin e Porto Romanos: Po paragjykohemi mbi përpjekjet tona për të zgjeruar ekonominë

Zvarritet sërish "Dosja 184", mungesa e avokatëve shtyn leximin e konkluzioneve, të pandehurit i justifikojnë

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, kreu i Dhomës së Avokatisë Vlorë: Drejtësia vonohet dhe bëhet më e shtrenjtë, rritet rreziku që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi

Deklarata e fortë e Kreshnik Spahiut: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti, janë ende të papërgatitur të...
