BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“2 miliardë lekë nga kompanitë e oligarkëve, kompania e kunatit të Lulit”

“2 miliardë lekë nga kompanitë e oligarkëve, kompania

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit deklaroi se nuk mund ta besojë njeri në Shqipëri që luftën kundër oligarkëve mund ta bëjë gjobaxhiu i tyre Lulzim Basha.

Sipas Ballës të gjitha kompanitë e mëdha në vend kanë kontraktuar për konsulencë kompaninë e kunatit dhe të bashkëshortes së Lulzim Bashës, Erion Isufi.

“Media ka bërë publike se si të gjitha kompanitë e mëdha në vend  kanë kontraktuar  për konsulencë kompaninë e kunatit dhe të bashkëshortes së Lulzim Bashës. Një kompani LANDMARK quhej njëra prej tyre, e cila faturonte rreth 2 miliardë para nga këto kompanitë e oligarkëve. A është kjo Lulzim Basha gjobë që ti u vendos kompanive për të mos u përmëendur emrin në Parlament. Unë mendoj që po. Por Lulzimi përpara se të marë guximin të drejtojë gishtin tek vëllezërit dhe kunetërit e secilit prej nesh duhet të sqarojë i pari aimarrëdhënien e kunatit të tij me të gjitha kompanitë e oligarkëve. Pastaj hajde në Kuvend Lulzim e të bëjmë çdo lloj ligji, por nuk mund të bësh ligj ti Lulzim nëpër hotelet, sallat e të cilëve nuk dihet kush ti paguan. Një tur turistik gjithë shatatorin pa e ditur ende se kush paguan”, deklaroi Balla

Ndërsa për sa i përket dhënies me qera të tokës bujqësore, Balla tha se duhet një ligj i ri për të riparë të gjitha kontratat e dhënies me qera të tokave”, u shpreh kreu i grupit Parlamentar të PS.

Fjala e plotë  e Taulant Ballës:

Përsa i përket dhënies me qera të tokës bujqësore, ky është një vijim i angazhimitt tonë për ta rikthyer investimin në agroturizëm si një prej prioriteteve tona të zhvillimit ekonomik të qendrueshëm në zonat rurale.

Falenderoj ministrin e Bujqësisë që e sollën këtë propozim për të lehtësuar të gjitha mundësitë ëpr të investuar në njësi agroturizmi në gjjithë territorin.

Nuk mund të hesht pa risjellë në vëmëndje të gjitha problematikat që lidhen me abuzimet 27 vjeçare të dhënies së tokave me qera në Shqipëri, për të cilat z. ministër unë mendoj se duhet të risjellim një ligj të ri për ti riparë të gjitha kontratat e dhënies me qera të tokave.

Jo të gjitha tokat e dhëna me qera sot janë në shfrytëzim. Përkundrazi kemi dhe raste, të cilat unë gjej rastin të përshëndes angazhimin tuaj personal në një kontratë të firmosur nga paraardhësi juaj z. Panariti me familjen Balili që ende nuk ka marë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë, por  mendoj që ligji duhet të jetë i fortë edhe në këtë rast. Nuk mund nga njëra anë balilajve tu sekuestrohet hoteli dhe nga krahu  tjetër 90 hektarë tokë të mara me  qera po nga shteti të mos kemi mundësi tja sekuestrojmë. Edmond Panariti ish-ministri i Bujqësisë i LSI-sëka firmosur atë kontratë. Por kjo nuk mund të jetë sot e vlesfshme nëse ne nuk gjejmë hapsirat ligjore që atë kontratë ta bëjmë të pa vlefshme, sepse nuk është në emër të kërkuarit, është në emër të vllait. Kjo e bën  qesharake tërë këtë opozitën turistike e cila edhe sot nuk gjeti mundësi që të ishte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar për një çështje reale sikurse janë problemet në fhsta, tokave  bujqësore, por vijoi turin e radhës në hotelin turistik të radhës.

Për shkak se Ministria e Bujqësisë është qeverisur  4 vitet e shkuara nga ish-aleati ynë LSI, por edhe për shkak se në 8 vitet para 2013 është bërë një abuzim jo vetëm me tokat buqësore, por edhe me liqenet. Në Belsh liqenet  janë fhënë me qera për gjoja kultivim peshku. Këto kontrata duhen prishur, sepse e para dëmtojnë  zhvillimin e turizmit në zonën e Bleshit, por nuk mund të vazhdohet më  me kontrata të këtij lloji. Auditet, prokuroria duhen nxitur për ti parë të gjitha këto kontrata.

Sot shqiptarët do të dëgjojnë historinë tjetër qeshake të pseudo opozitës tonë me gjoja propozime antimafia, luftë kundëer oligarkëve. A mund ta besojë kush në Shqipëri që mund të bëjë luftë kundër oligarkëve, gjobaxhiu i oligarkëve Lulzim Basha. Media ka bërë publike se si të gjitha kompanitë e mëdha në vend  kanë kontraktuar  për konsulencë kompaninë e kunatit dhe të bashkëshortes së Lulzim Bashës. Konsulencë në fushën e reklamës, mediatike...

Një kompani LANDMARK quhej njëra prej tyre, e cila faturonte rreth 2 miliardë para nga këto kompanitë e oligarkëve. A është kjo Lulzim Basha gjobë që ti u vendos kompanive për të mos u përmendur emrin në Parlament. Unë mendoj që po. Por Lulzimi përpara se të marë guximin të drejtojë gishtin tek vëllezërit dhe kunetërit e secilit prej nesh duhet të sqarojë i pari marrëdhënien e kunatit të tij me të gjitha kompanitë e oligarkëve. Pastaj hajde në Kuvend Lulzim e të bëjmë çdo lloj ligji, por nuk mun d të bësh ligj ti Lulzim nëpër hotelet, sallat e të cilëve nuk dihet kush ti paguan. Një tur turistik gjithë shatatorin pa e ditur ende se kush paguan. Sa për luftën kundër oligarkëve e përfshirjes së kriminalitetit, nuk ka asnjë përgjigje më të mirë sesa Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale Antikorrupsion. Janë dy instrumente që  reforma në drejtësi i ka planifikuar si instrumentet më të forta për të vednosur ligjin dhe  bërë transparente të gjitha llojet e kontratave të gjitha tenderat e abuzimet në gjithë këto vite.

Më të lexuarat