BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Politike

20 agjentë të DEA “zbarkojnë” në Tiranë për dosjet e drogës, në listë emra politikanësh të lartë shqiptarë të lidhur me narkotrafikantët, priten arrestime “VIP”

20 agjentë të DEA “zbarkojnë” në Tiranë

Drejtësia e re po shkakton terror për pushtetarët e korruptuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të çmontuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Ka shumë emra që po luftojnë nën rrogoz që kjo reformë të dështojë, por amerikanët duken të vendosur për të ndëshkuar të korruptuarit. Falë presionit të tyre, sot janë pas hekurave dy ish-ministra, ndërkohë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg. Por gazeta ka mësuar se do të ketë zhvillime të forta në ditët në vijim. DEA ka zbarkuar në Shqipëri me kohë të plotë. Është përfshirë tërësisht në ndihmën për drejtësinë e re shqiptare në përpjekje për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe për të dërguar në burg “peshqit e mëdhenj” të krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se 20 ekspertë amerikanë të DEA që kanë ardhur në vendin tonë, kanë në “duar” përgjime përvëluese. Mësohet se në bisedat që ata disponojnë, janë kapur duke folur politikanë të lartë shqiptarë me anëtarë të fuqishëm të grupeve kriminale.

Priten zhvillime të forta

Për shkak të kompleksitetit dhe emergjencës që paraqet lufta antidrogës në Shqipëri, DEA amerikane u detyrua që të vijë vetë në Shqipëri. Ajo ka ardhur, por jo me duar bosh. Informacionet dhe përgjimet që ata disponojnë për pushtetarët e lartë shqiptarë të korruptuar po kalojnë tek SPAK. Kujtomë që pak javë më parë gjatë vizitës në SHBA, përfaqësuesit e SPAK kanë zhvilluar takim me përfaqësues të DEA. Në takim u fol për bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike. SPAK është i vendosur që të garantojë ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!

DEA ka ardhur në Shqipëri për politikanët

Informacionet se DEA është instaluar në Shqipëri jo vetëm për grupet kriminale i ka zbuluar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha. “Për fat të keq autoritete tona janë ende shumë larg për tu përballur me organizata të tilla kriminale. Autoritet tona kanë treguar pa aftësi për ti hetuar në territorin e Shqipërisë, e jo më për t’i hetuar dhe ndjekur në tre kontinente. Kjo gjë mund të arrihet me agjencitë e vendeve aleate dhe me shërbimet partnere. Shqipëria rezulton bazë operacionale e krimit të organizuar. DEA u bë si detyrim për të qenë këtu, sepse po ndiqte shumë operacione ndërkombëtare, ku shqiptarët kanë rënë në sy edhe andej. Serbët përshembull lëviznin me 200 kile jo me 2 ton. Kurse ne çonim 2 ton, se duhet të dalim në krye. Fakti që DEA u vendos këtu, i kishte shqetësuar ata atje. Thanë, çfarë duan ata, se ne vetëm familjet kemi?! Doni të mos sjellim as paratë? I çojnë në Dubai, që është parajsë fiskale dhe penale.

DEA nuk ka ardhur për grupet kriminale vetëm, por edhe për lidhjet e tyre me politikën!”, është shprehur Hoxha pak kohë më parë. Nga ana tjetër edhe eksperti i kriminalistikës pak kohë më parë paralajmëroi se prezenca e DEA në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz. Ai theksoi se DEA këtu është për koordinim informacioni, dhe nuk duhet të presim “operacione të armatosura dhe efektivë me antiplumb në mes të Tiranës.” “DEA nuk bën marrëveshje me policinë e shtetit. Nuk do ta shihni kurrë me armë dhe antiplumb në mes të Tiranës. Vetëm për koordinim informacioni. Me BKH dhe SPAK. DEA e ka një zyrë dhe kontakte me këto institucione, ata e kanë një zyrë, një post punë në Shqipëri që koordinojnë këto gjërat. Por përderisa kanë ardhure, dmth që kanë punë këtu.” Sipas ekspertit, DEA po bashkëpunon me autoritetet e vendit tonë për të hetuar lidhjet e krimit të organizuar me autoritetet vendore. “Ka institucione financiare nga mund të pastrohen të ardhurat kriminale, banka të nivelit të dytë. Janë 7 banka me risk. Shohin pushtetin, imuniteti që u është dhënë këtyre organizatave. Nuk duan që Meksika të përsëritet në Ballkanin Perëndimor.” Sipas tij, po hetohen raste konkrete dhe mund të ketë edhe zyrtarë të shtetit apo edhe funksionarë të policisë së shtetit, edhe persona të krimit që po vëzhgohen. “Fakti që ka hetime në Belgjikë, Francë, Spanjë, Mbretëria e Bashkuar. Ka dalë një lajm që do ketë arrestime të policisë së shtetit, janë pjesë e diçkaje që po ecën përpara.”, tha ai.