Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

200 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar dhe lidhur me krimin, DSIK zbulon kontaktet me bandat brenda e jashtë vendit

Postuar: 21/07/2018 - 10:15

Procesi i vetingu pritet që të shpartallojë drejtësinë shqiptare nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin. Pak ditë më parë kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj paralajmëroi se janë plot 400 prokurorë e gjyqtarë që kanë probleme me pasurinë dhe pritet të ngelin në veting. Por ditën e djeshme kanë dalë në dritë të tjera detaje rreth njerëzve të drejtësisë. Bëhet fjalë për hetimet e kryera nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në kuadër të procesit të vetingut. Nga verifikimet që ka kryer ky institucion, rezulton se 200 emra janë të dënuar dhe të lidhur me krimin brenda e jashtë vendit. Raporti u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një përplasje ligjore me DSIK për transparencën e të dhënave. KSH kishte kërkuar informacion statistikor, por DSIK e kishte refuzuar dhe çështja shkoi deri në gjykatë, ku kjo e fundit kërkoi që informacioni të bëhet publik. “Pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun. Me shkresë zyrtare, DSIK informon se ka dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total. Kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit. Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës”, thuhet në raportin e KShH. Megjithatë, mbetet për tu parë në ditët ë vijim se çfarë do të prodhojë më konkretisht procesi i vetingut për pjesë tjetër të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

DSIK “fundos” prokurorët dhe gjyqtarët

DSIK bashkë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, konsiderohen institucione ndihmëse të vetingut. Ato bëjnë një vlerësim paraprak të subjekteve të rivlerësimit, të cilin ia vënë në dispozicion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili sidoqoftë bën hetimet e tij dhe vlerëson ose jo informacionin e marrë. Në shumicën dërrmuese të rasteve në proceset e zhvilluara deri tani që kanë rezultuar me shkarkim, raportet e DSIK dhe ILDKPKI ka qenë pozitive dhe shkarkimi ka ardhur vetëm pas hetimeve të vetë komisionit. Megjithatë, deri tani të paktën në 6 raste shkarkimi është vendosur edhe bazuar mbi pastërtinë e figurës. Pavarësisht se vendimi i KPK-së për papërshtatshmëri në rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës u mor duke mos u bazuar në raporti e DSIK, por në informacionin e marrë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu në rastin e gjykatësit Artan Zeneli ishte KPK që i kërkoi DSIK-së të rihetonte dosjen, pasi më herët e kishte cilësuar të përshtatshëm. Ndërkohë papërshtatshmëri nga ana e DSIK u gjet edhe në rastet e gjykatësve Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe prokurorit Adriatik Cama, të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i shkarkoi pak ditë më parë./ Rigels SELIMAN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 21:51

Kryeministri Edi Rama shkruan se ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale nga studentë, të cilët  janë të idesë së dialogut mes tij dhe studentëve.

Postuar: 12/12/2018 - 21:16

Teksa studentët vijojnë qëndresën e tyre para Kryeministrisë në këto temperatura të ulëta, kreu i

Postuar: 12/12/2018 - 21:02

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar gjithashtu lidhur me ngritje

Postuar: 12/12/2018 - 20:54

25 persona raportohet të jenë proceduar nga Policia pas protestës një javore të studentëve para g

Postuar: 12/12/2018 - 20:20

Pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania&rdq

Postuar: 12/12/2018 - 20:13

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas deklaratave të Ministrisë së Jashtme të

Postuar: 12/12/2018 - 20:04

Pas procedimit të publicistit dhe profesorit Edmond Tupe ka reaguar edhe djali i ish-kryeministri