BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidnetin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

21 janari/ Bamir Topi ‘shokon’ me deklaratën: Isha në ‘arrest shtëpiak’, më ndiqnin edhe kur i jepja makinës!

21 janari/ Bamir Topi ‘shokon’ me deklaratën: Isha në

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në emisionin “Java” për ‘21 Janarin, ku ka rrëfyer më shumzë detaje nga ajo ngjarje ku mbetën të vrarë 4 vetë në bulevard.

I pyetur nëse duhet të rihapet si çështje, ish-presidenti u shpreh se kjo është një çështje që prek shumë plane dhe se duhet të hetohet.

Ju thoni që ju kanë ndjekur kur ishit ju në timon, në rrugët e Tiranës. Janë denoncuar këto nga ju?

Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjerat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni që vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë  ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak.

A mendoni se do rihapet çështja e 21 Janarit? Familjet ende kërkojnë, njëra familje e ka çuar çështjen në Strasburg, një tjetër shpreson te SPAK?

21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar. Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por a meriton të hapet? Sigurisht që meriton të hapet, është një çështje që prek në shumë plane. Mendimi im është duhet të hapet.