Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

22-vjetori i grevës së sindikatave, Berisha: 23 Qershori dita e gjykimit dhe projekti i madh Evropian

 22-vjetori i grevës së sindikatave, Berisha: 23 Qershori dita e gjykimit dhe projekti i madh Evropian

Postuar: 18/05/2013 - 13:03

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm sot në 22-vjetorin e grevës së sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Në fjalën e tij ai tha se: “Asgjë nuk do më pengonte të vija këtu për tu përulur me nderimin më të madh përpara atyre që bënë historinë dhe shënuan një kthesë të madhe në rrjedhën dhe zhvillimet në Shqipëri. Kur PPSH grabiti me dhunë zgjedhjet e 31 Marsit dhe po bënte gjithçka për të konsoliduar pushtetin e saj të paligjshëm, ndeshi me rezistencën e BSPSH-së, të cilat organizuan grevën e urisë që rrëzoi në mënyrë përfundimtare regjimin diktatorial, regjimin hoxhist të përfaqësuar nga Ramiz Alia”, u shpreh Berisha.

 “Përballja e madhe epike që u bë në Maj të vitit 1991 ndaj regjimit, kishte një objektiv, një qëndrim madhor, që të ecnim drejt Evropës dhe ju këtë përballje nuk e bëtë as për rroga dhe as për strehim edhe pse këto nuk i kishit. Këto 20 vite kemi bërë përpjekje të mëdha dhe e kemi patur të vështirë, por mundi dhe djersa e shqiptarëve ka bërë që ky vend të ndryshojë. Shqipëria që morëm në vitin 1990 me Shqipërinë e sotme, i ndan shekuj nga njëra – tjetra. Shqipëria e sotme u ndërtua mbi bazën e Partisë Demokratike. Forca politike që ju mbështet është forca që ka firmosur çdo dokument të ëndrrës tuaj Evropiane dhe demokratike. Kjo forcë, në pushtet apo në opozitë, kurrë nuk i është shmangur përpjekjes për integrimin Evropian”, tha kryeministri.

Kryeministri Berisha bëri një përshkrim të përpjekjeve që sipas tij bëri Edi Rama me Partinë Socialiste, që vendi të mos fitojë integrimin. “Forca tjetër në krye të cilëve janë bijtë e atyre që përmbysët me grevë urie në '91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër çdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE, Rama urdhëroi deputetet me bori në parlament, për tu thënë evropiane se ky vend nuk ka Parlament. Bëri gjithçka për bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetësh hakmerret për Vaterlonë e humbur botërisht. Kurse ne jemi të bindur dhe ecim të sigurt për fitoren e një Vaterloje tjetër. Për bijtë e etërve që bllokuan integrimin, 23 Qershori është dita e gjykimit dhe projekti i madh Evropian për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

 “23 Qershori po vjen dhe ju jap fjalën se Qeveria do bëjë gjithçka, për rroga dhe kushte më të mira për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Dhe unë besoj se e dëshmuam këtë gjatë viteve dhe do e dëshmojmë sërish. Kam shpallur jo pa qëllim 700 dollarë rrogën e mësuesit dhe dua t’u them zyrtarëve të tjerë se ju jeni shumë të rëndësishëm por misionarë më të rëndësishëm të këtij kombi janë mësuesit”, tha më tej ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.

Postuar: 21/08/2019 - 07:50

Me ngritjen e SPAK, hapi i radhës që do të vijojë është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Postuar: 20/08/2019 - 23:58

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me procesverbalin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Be

Postuar: 20/08/2019 - 23:46

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë është