BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Politike

25 Prilli/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve apel qytetarëve: Ky veprim e bën fletën e votimit të pavlefshme!

25 Prilli/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve apel qytetarëve: Ky

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar në emisionin “Absolut 4” mënyrën se si zgjedhësit duhet të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tregoi 3 mënyrat e duhura për të votuar, duke shtuar se çdo lloj votimi tjetër e bën fletën e votimit të pavlefshme.

“Zgjedhësi ka vetëm 3 mënyrë për plotësimin e fletës së votimit. Ai mundet të votojë vetëm për partinë politike ose koalicionin, pa zgjedhur asnjë kandidat. Nëse ai vendos të mos zgjedhë asnjë kandidat të këtij subjekti apo koalicioni është i lirë që ta bëjë këtë gjë dhe fleta konsiderohet e vlefshme. Opsioni tjetër është ai ku zgjedhësi ka të drejtë të votojë partinë politike dhe vetëm një kandidat të atij subjekti apo koalicioni.

Vendosim kryqin tek partia dhe nëse zgjedhim një kandidat vendosim kryqin te numri. Nuk mund të votohen 2 kandidatë nga e njëjta forcë. Nuk mund të votojmë për partinë politike dhe për kandidatin e një subjekti tjetër. Opsioni i tretë është kur voton vetëm për një kandidat, por nuk do të zgjedhësh partinë. Kjo fletë votimi është e vlefshme por vota e kandidatit shkon edhe për partinë. Çdo mënyrë tjetër votimi jashtë këtyre opsioneve e bën fletën e pavlefshme”, tha Celibashi.

Më të lexuarat