BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

25 qershori vendos fatin e Bashës, humbja mund t’i kushtojë largimin pavarësisht paktit me PS, kreu i PD në betejë me rezultatin e Berishës në 2013

25 qershori vendos fatin e Bashës, humbja mund t’i kushtojë

Humbja e zgjedhjeve më 25 qershor mund t’i kushtojë shtrenjtë liderit të PD, Lulzim Basha. Pavarësisht arritjes së marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama, pozita e Bashës është ende në rrezik, për të mos thënë se shanset janë shtuar. Humbja e zgjedhjeve vendore në vitin 2015 u justifikua me argumentin se u vodhën dhe Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por nëse PD humbet më 25 qershor, atëherë nuk do të ketë kontestime të rezultatit, pasi qeveria ia mundësoi futjen e ministrave teknikë që do monitorojnë procesin. Kjo marrëveshje nuk ka kënaqur shumë eksponentë të PD, mes të cilëve dhe Sali Berishën dhe nëse PD humbet sërish, atëherë përgjegjësia do jetë e gjitha e Lulzim Bashës, pasi marrëveshjen e arriti vetëm ai, pa pjesëmarrjen e askujt tjetër. Por ajo që e vështirëson më shumë pozitën e Bashës është fakti se më 23 korrik ai nuk është më kryetar i PD zyrtarisht, sepse i mbaron mandati katër vjeçar. Më 23 korrik 2013, PD mbajti zgjedhjet pas dorëheqjes së Sali Berishës dhe Basha u zgjodh kryetar. Për këtë arsye, sipas burimeve, Basha ka kërkuar që PD të marrë në zgjedhje një rezultat më të mirë se ai i vitit 2013. Berisha katër vite më parë pësoi një humbje shumë të thellë, ndërsa karta që shihet nga Basha si mundësi shpëtimi, është të marrë një rezultat më të mirë se paraardhësi i tij. PD në vitin 2013 mori 528 mijë vota dhe synimi i Bashës këtë vit është të tejkalojë këtë shifër. Mësohet se dhe vetë demokratët janë të ndërgjegjshëm, se PD nuk mund të marrë dot 71 deputetë për të mbajtur e vetme qeverinë dhe Basha ka dy zgjedhje: Ose të bëjë koalicion me LSI nëse kjo e fundit është sërish në pozicionin që vendos fatin e qeverisë, ose të marrë më shumë vota se Berisha për të justifikuar qëndrimin në çadër, por dhe për të treguar se ka rritur mbështetjen në parti. Por duke qenë se PD ka 1 muaj kohë për t’u përgatitur për zgjedhje, rezultati që pritet të marrë mund të jetë fatal. Nëse Basha merr nën 528 mijë vota, atëherë kjo me shumë gjasë do i kushtojë largimin. Rivaliteti mes tij dhe gardës së vjetër është i lartë dhe ata pritet të kërkojnë llogari. Por marrëveshja me Ramën e vë Bashën në një pozitë të tillë që nuk mund të justifikohet nëse del me rezultat të dobët.

Riorganizimi i PD

Partia Demokratike menjëherë pas zgjedhjeve do të nisë një proces riorganizimi. Sipas burimeve të sigurta, përveç mbarimit të mandati të Bashës në korrik, PD pritet që të rifreskojë anëtarësinë dhe të zgjedhë krerët e organeve drejtuese. Në shtator ose në dhjetor, PD pritet që të mbledhë Kuvendin Kombëtar, si organin më të lartë. Nëse PD humbet zgjedhjet, atëherë pritet që të ketë një riorganizim të fortë të saj, që nga anëtarësia, krerët e degëve dhe deri te forumet brenda selisë qendrore. Mbledhja më e fundit ishte ajo e shtatorit 2014, ku Kuvendi u mblodh dhe analizoi humbjen e zgjedhjeve të 2013. Burime të sigurta thanë për gazetën se e njëjta gjë do ndodhë dhe tani. Nëse PD merr qeverinë, gjithçka mund të shtyhet për vitin tjetër. Por nëse nuk ia del, pritet të nisë një proces riorganizimi dhe bashkë me to do mbahen zgjedhjet për kreun, ku Basha mund të rrezikojë largimin nëse nuk e justifikon dot humbjen.

Kliti Topalli

 

 

 

Më të lexuarat