BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

25-vjetori i pranimit të Shqipërisë si anëtare e KiE, Ruçi letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare: Jemi vend periferik i Europës, por me...

25-vjetori i pranimit të Shqipërisë si anëtare e KiE,

Kryetari i Kuvendit, zGramoz Ruçi i ka dërguar letër Presidentit të AP te KE, z. Rik Daems, me rastin e 25-vjetorit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Rik Daems, me rastin e 25-vjetorit të pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës.

“Sot vendi im, Shqipëria, mbush 25 vjet si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës. Gjatë këtyre viteve, me mbështetjen e fuqishme të Këshillit të Europës dhe partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, Shqipëria ka bërë përparime shumë të mëdha drejt parimeve e standarteve të demokracisë, konsolidimit  të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe  sundimit të shtetit të së drejtës.

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Këshillin e Europës përfshin aktualisht mjaft fusha me rëndësi jetike për progresin e vendit, si forcimi i demokracisë nëpërmjet ligjit, reformimi dhe forcimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër terrorizmit dhe financuesve të tij, lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja dhe konsolidimi i të drejtave të pakicave etj.

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues dhe çeljen e negociatave.

Europa është sot vendi më i bukur në botë. Programet e zhvillimit të 70 vjetëve të fundit, të mbështetura nga Këshilli i Europës, Bashkimi Europian dhe vendet e tyre anëtare, e kanë bërë kontinentin më pak konfliktual dhe më shumë solidar dhe kanë zbutur mjaft prej asimetrive të kontinentit, të trashëguara nga historia. Kufijtë kulturorë dhe politikë të Europës po bëhen më pak të përfillshëm dhe po afrohen gradualisht me kufijtë gjeografikë të saj. Goditja prej pandemisë na rikujtoi, gjithashtu, për rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta.

Shqipëria është një vend i vogël dhe periferik i Europës, por me identitet, histori e rrënjë në kulturën dhe qytetërimin europian. Vendi im, ashtu si Ballkani Perëndimor, po shndërrohet gradualisht në një vlerë të shtuar për familjen europiane.

Me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, gjej rastin të përsëris angazhimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të kontribuar në përmbushjen me sukses të standarteve të kësaj organizate të madhe europiane, përkushtuar të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të shtetit të së drejtës dhe t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Më të lexuarat